Këshilli ankimues pranë Gjykatës supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e refuzoi si të pabazë ankesën e ish kryetarit – gjykatësit Jovo Vangelovski, të parashtruar kundër vendimit të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Siç njofton Gjykata supreme, në seancën e djeshme, u refuzua ankesa e Vangelovskit nga 23 shtatori i vitit 2019 për largimin e tij të përkohshëm nga kryerja e funksionit gjykatës dhe funksionit kryetar i Gjykatës.
Vangelovski u shkarkua për shkak të kryerjes së pandërgjegjshme të funksionit.
Për u.d. kryetar i Gjykatës supreme është zgjedhur gjykatësi Faik Arslani, pasi Këshilli gjyqësor e shkarkoi Jovo Vangelovskin. .



