Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i anuloi të gjitha aktivitetet ditëve të ardhshme, ndërsa janë anuluar të gjitha ngjarjet e agjendës partiake me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit. “Edhe pse sot janë caktuar takime të kryetarit Zoran Zaev me disa oda ekonomike, ndërsa nesër dhe pasnesër janë paraparë ngjarje partiake me më shumë qytetarë, udhëheqësia politike e LSDM-së vendosi të anulohen ngjarjet, pasi nuk ka vlerë më të madhe se shëndeti publik”, tha sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovksi në konferencën e sotme për shtyp duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve. Nikollovski në konferencë shtypi i sqaroi…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut tregohen të qetë dhe të kujdesshëm për sa i përket gjendjes aktuale të vendit me rritjen e numrit të personave të prekur me epideminë e njohur si CORONA VIRUS ( COVID 19). Ata theksojnë se kujdesi gjatë kësaj peрiudhe duhet të jetë i lartë për sa i përket higjienës personale dhe ushqimeve të cilat i konsumojnë. Nëse i përmbahemi rregullave dhe këshillave të përcaktuara mjekësore, nuk do ketë vend për panikë, deklarojnë qytetarët. QYTETAR “Unë nuk frikësohem, jam edhe vetë mjek i pensionuar, megjithatë qytetarët duhet të jenë të ndërgjegjshëm, t’i respektojnë rekomandimet e minsitrisë…

Lexo më Shumë

Për shkak të seriozitetit me koronavirus në Itali, Ministria e Punëve të Jashtme rekomandon që qytetarët e Maqedonisë të mos udhëtojnë në territorin e këtij shteti. Për qytetarët që tashmë janë në Itali, rekomandohen masa të shtuara kujdesi në çdo kohë dhe të ndiqen mediat lokale dhe rekomandimet e autoriteteve lokale. MPJ bën me dije se Konsullata jonë e Përgjithshme në Veneci, duke e ndjekur praktikën e përfaqësive të tjera konsullore evropiane, në rajonin e njëjtë, si dhe për shkak të parandalimit të përhapjes së Covid 19, periudhën në vijim nuk do të punojë me palë, përveç situatave urgjente.

Lexo më Shumë

Edicioni i 12-të i Karnavaleve ilire të Bozovcës edhe këtë vit vjen me një risi. Organizatorët kanë vendosur që manifestimi tradicional përveç se të mbahet për dy ditë rresht nga datat 12-15 mars, ditën e dytë parada e maskave të zhvendoset në qytetin e Tetovës. Për t’i dhënë një karakter më masiv dhe mundësinë që ritualet e karnavaleve që zhvillohen vetëm në thellësitë e Sharrit, në fshatin Bozovcë, të ndiqen nga një numër më i madh qytetarësh. Përgatitjet janë drejt fundit, dhe një prej organizatorëve, Neshat Mehmedi, pohon se përfshirja sa më e madhe në këtë ngjarje ka për qëllim…

Lexo më Shumë

Ish zv/kryeministri Musa Xhaferi duke dëshmaur për rastin Monstra, ka thënë se pas ndodhjes së këtij rasti ka biseduar me kolegë për t’u informuar. I pyetur nga prokurori Gavrillo Bubevski nëse ka komunikuar për rastin me Sasho Mijallkovin, Xhaferi është përgjigjur pozitivisht, shkruan glas mk. “Po, ka shumë gjasa që të kem komunikuar me të. Bisedë të tillë kam zhvilluar që të informohem për ngjarjen, që ishte shumë senzitive dhe kam qenë i vetëdijshëm se çfar funksioni kishte Mijallkov në atë kohë”, është përgjigjur Xhaferi.

Lexo më Shumë

Zv.drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të zhvillimit Rural, Abdulselam Selami,njofton se janë paguar subvencionet për bletarët ?Agjencia për mbështetjen financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural ka paguar në llogaritë e 3,820 personave 164.965,600.00 denarë për bujqit që ruajnë dhe kanë familje të bletëve. ?Bëhet fjalë për masën “Pagesat direkte për familjet e regjistruara të bletëve”, ndërsa përfitues janë ekonomitë bujqësore që posedojnë të paktën 35 familje të regjistruara të familjeve të bletëve. ?Shuma e pagesave direkte është 600 denarë për familje bletësh, përkatësisht 800 denarë për ato ekonomi bujqësore me një numër të regjistruar të familjeve të bletëve për…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) i bashkohet thirrjes së Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ) në apelin që mediat të raportojë me përgjegjësi dhe t’i shmangin krijimit të panikut të pajustifikuar në publik kur raportojnë për Korona virusin (KOVID-19). Siç theksojnë në SHGM, gazetarët dhe mediat kanë përgjegjësi t’i përmbahen rregullave etike në punën e tyre dhe të mos kontribuojnë në përhapjen e gënjeshtrave dhe krijimin e panikut në publik. Ata kanë për obligim të krijojnë hapësirë për ekspertë të kualifikuar për të komentuar çështje të tilla të ndjeshme. “Gjatë kësaj periudhe duhet të shmanget përdorimi i fjalorit që shkakton…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në intervistë për Klan Maqedoni, koalicionin parazgjedhor ndëretnik mes LSDM-së dhe Lëvizjes BESA e ka karakterizuar si të rëndësishme në drejtim të përforcimit të kohezionit të brendshëm në Maqedoninë e Veriut. Ai personalisht nuk ka problem që Gjuha Shqipe në Kushtetutë të emërohet në mënyrë përkatëse, por shton se kjo mund të shkaktojë kërkesa tjera që do të përfundonin me “pazare politike”. Për Presidentin Pendarovski, Marrëveshja e Prespës është punë e kryer, derisa për zbatimin e Marrëveshjes me Bullgarinë, pranon se mund të zhvillohet me probleme. Fakti që në vitin 2016 kishte shumë shqiptarë që votuan një…

Lexo më Shumë

Pas rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria në mbledhjen e sotme vendosi që të mbyllë të gjitha çerdhet, shkollat dhe institucionet tjera arsimore. Kështu njoftoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. “Të ndërpritet mësimi në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut përfshi edhe çerdhet, në 14 ditët e ardhshme, të lirohen punëtorët nga obligimet në këto institucione. Një prind për fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, lirohet nga puna në 14 ditët e ardhshme. Ndërpritet mësimi në arsimin e lartë. Ndërpriten tubimet publike…

Lexo më Shumë

Sipas informacioneve që po qarkullojnë në media mësohet se janë mbyllur edhe dy klinika tjera shkaku i koronavirusit, përcjell in7. Kështu sipas këtyre burimeve edhe Klinikat interne të Gastrologjisë dhe Hematologjisë janë zbrazur nga mjekët dhe pacientët. Aty kanë mbetur vetëm stafi për gjendje emergjente, njoftojnë këto burime nga shëndetësia në RMV. Këto masa u morën në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Këta dy klinika, së bashku me atë të Dermatologjisë që u mbyll dje, janë tre klinikat që për momentin janë të mbyllura. Detaje do të jepen pas pak nga Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe.

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët përme një konference për shtyp ka reaguar ndaj, siç thonë ata, lëshimeve që janë detektuar nga ana e Departamentit të Shëndetësisë pranë Aleancës për Shqiptarët, përcjell in7. REAGIMI I PLOTË I DEPARTAMENTIT TË SHËNDETËSISË PRANË ASH-së: Edhe Maqedonia e Veriut paguan tatimin e globalizimit, ku përveç qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave kemi edhe përhapjen e sëmundjeve infektive, kësaj radhe koronavirusit apo Covid 19. Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët më vëmendje ka ndjekur dhe po ndjek situatën e krijuar nga njëra anë dhe përgjigjen e autoriteteve qeveritare e sidomos atyre shëndetësore në aspekt të…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Fejsbuk bën thirrje që qytetarët t’i marrin me rezervë lajmet e pakontrolluara të cilat po plasohen për koronavirusin. “Qytetarët, i tërë opinioni, me rezervë t’i marrin me rezervë lajmet e pakontrolluara dhe senzacionaliste që disa mediume të caktuara, e para së gjithash portalet e internetit, i plasojnë për virusin Kovid-19. Tani, kur institucionet po bëjnë gjithçka për t’u përballur me virusin, është papërgjegjësi të plasohen lajme të rrejshme dhe dezinformata të cilat shkaktojnë panik mes qytetarëve”, thotë Zaev. I bën thirrej opinionit të kahëzohet drejt burimeve të vërteta dhe të…

Lexo më Shumë