Author: Hamdi Kumanova

Për shkak të Koronavirusit ndalohet hyrja e shtetasve të Maqedonisë nga Kroacia në Serbi. Kjo për shkak të masave të ndërmarra të Qeverisë së Republikës së Serbisë për ndalesë të shtetasve të huaj të cilët vijnë nga vatrat e virusit Kovid-19, në vendkalimin kufitar “Batrovci”, në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë sot janë kthyer 20 makina me rreth 50 udhëtarë, mes të cilëve shumica nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët punojnë në pjesën veriore të Italisë. Prej dje në Serbi përkohësisht janë ndërpre edhe fluturimet nga vendet të cilat janë vatra të virusit, mes të cilave edhe Italia…

Lexo më Shumë

Sot, me ftesë të Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në promovimin e Raportit të Mandatit për punën e tij gjatë periudhës së mandatit prej në maj 2017 deri në shkurt 2020, ishin të pranishëm nënkryetarët e Kuvendit, Misovski, Remenska Ramçilloviq, koordinatorët Jovan Mitreski, Ejup Alimi, deputeti Panço Minov, sekretarja e përgjithshme Ivanova, si edhe ambasadorët dhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së dhe jashtë saj, dhe përfaqësues të USAID -it dhe NDI-së. Kryetari Xhaferi, në fillim të takimit falënderoi për përgjigjen e madhe ndaj ftesës së tij dhe u uroi mirëseardhje në…

Lexo më Shumë

Me vërtetim nga mjeku specialist qytetarët me sëmundje kronike respiratore, sëmundje të rënda kardiovaskulare, diabet të tipit 1, sëmundje malinje dhe gjendje imuno-komprometuese duhet të lirohen nga puna, në pajtim me rekomandimet nga Qeveria për parandalim të përhapjes së koronavirusit. Këtë sot në takim e konfirmoi Komisioni për sëmundje ngjitëse pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa konkludimet e sjellura ia parashtroi Qeverisë. Ky detyrim do t’i distribuohet të gjitha organeve të administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike të themeluara nga shteti, shoqatave të aksionarëve në pronësi shtetërore, agjencive, fondeve, byrove, enteve, drejtorive dhe të gjitha institucioneve shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale, ndërmarrjeve publike…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Penale vazhdoi gjykimi për lëndën “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore. Tre dëshmitarët thanë se nuk kanë dhuruar 60,000 denarë për partinë VMRO DPMNE, ndërsa ka pasur fletëpagesa me emrat e tyre. Dëshmitarët thanë se për fletëpagesat kanë mësuar kur janë thirrur nga PSP-ja. Një dëshmitar tha se nuk është i punësuar dhe se për asnjë parti nuk ka dhënë para. Në gjykim, avokati i të pandehurës Gordana Jankulovska, Petar Vasilev, u gjobit me 100 euro për shkak të mungesës. Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski, në rastin “Titanik” akuzohen edhe Kirill Bozhinovski, Mile Janakievski, Biljana Brishkovska,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi sot përsëriti se së shpejti pritet të mbërrijnë formularët për pasaporta, pas çfarë siç tha, do të angazhohen më shumë pjesëtarë të shërbimeve administrative të MPB-së me qëllim që për një periudhë të shkurtër të përgatiten pasaportat për rreth 20 mijë qytetarë të cilët kanë parashtruar kërkesë dhe duhet t’i marrin dokumentet e udhëtimit. Ai tha se përhapja e koronavirusit nuk e ka ulur interesin e qytetarëve për kërkesë për dokumente të udhëtimit. “Për fat të keq, interesi nuk është ulur. Në procedurë për lëshimin e pasaportave gjegjësisht kërkues janë diçka më pak…

Lexo më Shumë

Ministria e Ekonomisë deklaron që Republika e Maqedonisë së Veriut është me një situatë shumë të vështirë shkaku i koronavirusit Qëndrimi i Ministrisë së Ekonomisë lidhur me kërkesat e odave turistike, përcjell GazetaExpress. Sa i përket kërkesave të bëra nga Odat Ekonomike të Maqedonisë së Veriut në sferën e turizmit, Ministria e Ekonomisë deklaron që Republika e Maqedonisë së Veriut, si shumë vende të tjera në botë, po ballafaqohet me një situatë me shumë sfida dhe pasoja që vijnë si rezultat nga virusi COVID-19. Aktualisht, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po punon për të parandaluar dhe zvogëluar numrin…

Lexo më Shumë

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale iu bën thirrje të punësuarve dhe të gjithë punëdhënësve që rreptësisht t’i respektojnë masat të cilat Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i solli në seancën e djeshme për parandalim të përhapjes së sëmundjes COVID-19 . Secili mosrespektim i rekomandimit për lirimin e obligimeve të punës së një prej prindërve të fëmijëve të moshës 10-vjeçare që të denoncohet në Inspektoratin Shtetëror të Punës në numrin e telefonit 151 31. Sa i përket ndërprerjes së punës në qendrat për kujdes të personave me aftësi të kufizuara, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale thonë…

Lexo më Shumë

Dy kallëzime penale për kryeministrin Oliver Spasovski paralajmëroi ministri i Punëve të Brendshme, Nake Çulev. Të dyja kanë të bëjnë për periudhën kur ai ishte në krye të MPB-së. Njëra është për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare për dokumente të falsifikuar zyrtare për vendim të Qeverisë së publikuar në gazetën zyrtare, ndërsa tjetra për punë jokorrekte gjatë shpërndarjes së personave në MPB. “Bëhet fjalë për dy kallëzime penale. Kallëzimi i parë është keqpërdorim i pozitës zyrtare nga ana e kryeministrit teknik Oliver Spasovski si kryetar i Qeverisë, me mbështetje të shërbimeve të caktuara qeveritare për falsifikim të dokumentit zyrtar.…

Lexo më Shumë

Pa të lënduar, ndërsa gjashtë automjete të dëmtuara janë pasojat nga aksidenti i komunikacionit këtë mëngjes në Tetovë kur kamioni i ndërmarrjes komunale ka goditur në automjetet e parkuara, përcjell GazetaExpress. Sipas informacioneve fillestare nga dëshmitarët e ngjarjes, me siguri kamioni është përplasur në automjetet për shkak të problemit me frenat.“Në ora 09:00 në rrugën ‘Goce Dellçev’ në Tetovë është lajmëruar se ka ndodhur aksident komunikacioni që ka të bëjë me një kamion të drejtuar nga R.F (54) dhe gjashtë automjete të parkuara. Nuk ka të lënduar, ndërsa dëme të mëdha materiale shënojnë automjetet e parkuara. Është kryer inspektim për…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski, sot i pranoi letrat kredenciale të ambasadorëve të sapoemëruar të Kubës dhe Egjiptit. Në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale nga ana e Karidad Jamira Kieto Milian, ambasadorja e sapoemëruar e Kubës në vend, me seli në Sofje, presidenti Pendarovski, siç informojnë nga kabineti i tij, ka theksuar se ekziston interes i ndërsjellë dhe potencial i rëndësishëm për bashkëpunim më gjithëpërfshirës, si dhe zhvillim përmbajtësor cilësor të marrëdhënieve të ndërsjella në interes edhe për të mirën e dy popujve.  https://youtu.be/h_iIOSiJKPc

Lexo më Shumë

Ekipet e N.P. Higjiena Komunale-Shkup bënë larjen dhe dezinfektimin e tërësishëm të të gjitha enëve ekzistuese për hedhjen e mbetjes, të vendosur në territorin e Qytetit të Shkupit. Menjëherë pas zbrazjes së kontejnerëve, larja dhe dezinfektimi është bërë me automjet special komunal i sendërtuar me rezervuar me ujë dhe preparate për dezinfektim. N.P. Higjiena Komunale-Shkup me autocisterna bënë larjen e plotë të këndeve në mikro-lokacionet ku janë të vendosur kontejnerët. Aktivitetet do të vazhdojnë të realizohen në vazhdimësi, me qëllim të përmirësimit të higjienës së kontejnerëve mbitokësorë dhe atyre nëntokësorë, si dhe i të gjitha sipërfaqeve publike, njëkohësisht duke vepruar…

Lexo më Shumë

Klinika universitare për gjinekologji dhe obstetrikë në Shkup dërgon apel deri te pacientet të cilat kanë caktuar kontroll përmes “Termini im” të paraqiten vetëm në situatë urgjente, me qëllim të reduktimit të tollovisë së pacientëve në ambulanca dhe parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Apeli posaçërisht vlen për kategorinë e pacienteve mbi 65-vjeçare, te të cilat është më i lartë rreziku nga infektimi eventual nga koronavirusi. “Për shkak të konfirmimit të urgjencës për kontroll të pacienteve, KUGJO do të dërgojë letër deri te gjinekologët amë, të cilët duhet të bëjnë selektim të ashpër të urgjencës, në pajtim me situatat e pacientëve.…

Lexo më Shumë