Author: Hamdi Kumanova

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski në konferencën e sotme për shtyp ka kërkuar që Qeveria të sigurojë maska mbrojtëse dhe doreza për të gjithë qytetarët. Ai mes tjerash ka kërkuar që Qeveria të formojë një organ i cili do të kryej kontrolle të rregullta dhe të rrepta në të gjitha farmacitë dhe shitoret të cilët i rrisin çmimet e maskave mbrojtëse dhe dorezave.

Lexo më Shumë

Presidenti i Maqedonisë Stevo Pendarovski, sot ka mbajtur një pres konferencë të jashtëzakonshme lidhur me Koronavirusin, por në fillim të presit ka paraqitur një lajm të gëzueshëm për qytetarët e Maqedonisë dhe Shqipërisë. “Përmes kanaleve zyrtare kam marë informacion se më 26 mars Maqedonia e veriut dhe Shqipëria do të marrin dritë jeshile. Një pjesë e partnerëve dhe miqve tanë prej të hënën do të vijnë në Shkup që të na e kumtojnë këtë”, theksoi Pendarovski, shkruan gazeta Lajm. Duke folur për koronavirusin, Stevo Pendarovski, nuk përjashton mundësinë që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme në Maqedoni, si pasojë e virusit…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski në konferencën për shtyp informoi se të hënën në ora 16:00 do të ketë takim me Këshillin e Sigurisë. Në këtë takim përveç anëtarëve të këshillit, do të marrinë pjesë edhe ministri i Shëndetësisë si dhe Gjenerali i Armatës. Ai shtoi se në takim do të bisedohet për gjendjen me koronavirusin dhe masat që janë në disponim në rastë të përkeqësimit të situatës.

Lexo më Shumë

Departamenti i shtetit amerikan në Raportin vjetor për të drejtat e njeriut për vitin 2019 thekson se vitin e kaluar qeveria ka arritur përparim në respektimin e lirisë së mediave dhe lirisë së shprehjes në vend. Megjithatë, Departamenti i shtetit konstaton se ka ende probleme që janë përvjedhur nga vitet e kaluara, si dhuna dhe frikësimi i gazetarëve. Pavarësia e mediave është karakterizuar si e vogël, njofton Portalb.mk. Departamenti i shtetit i për gjendjen e mediave në Maqedoni i citon raportet e Freedom House dhe Komisionit Evropian. Në raportin e vitit 2019 theks i veçantë i është kushtuar financimit dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar këshilla se si të realizohet vetizolim i duhur shtëpiak; Rrini në shtëpi, përveç se në raste të urgjencave. Nëse keni mundësi, punoni nga shtëpia. Ndahuni nga të tjerët në hapësira të ndryshme. Rregullisht ajrosni hapësirat. Përdorni toilet të veçantë. Shmangni përdorimin e përbashkët të mjeteve për amvisëri si fasulet për duar, çarçafë, gota, mjete për ushqim. Nëse porosisni ushqim/produkte përmes porosive, luteni ofruesin që t’i len produktet para shtëpisë suaj. Tentoni që të qëndroni më larg kanakarëve tuaj. Nëse kjo është pamundur, lani duart para dhe pas kontaktit. Qëndroni në largësi të sigurt me të…

Lexo më Shumë

Deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) deri mbrëmë në mesnatë listat e kandidatëve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit i dorëzuan koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe Besa, koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja, BDI-ja, E majta, Integra, PDSH-ja, Partia e punëtorëve, UDQ, Zëri për Maqedoninë, partia Demokratët, partia e re “Tvoja”, koalicioni “Asnjëherë e Veriut vetëm Maqedonia”… Pritet KSHZ-ja sot të kumtojë se sa koalicione dhe parti kanë dorëzuar listat e kandidatëve dhe për sa njësi zgjedhore, si dhe a do të organizohet votimi në diasporë. Sa i përket votimit nga diaspora kjo varet nga numri i…

Lexo më Shumë

Kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov njofton se taksistët që qarkullojnë në qytetin e Shkupit duhet të respektojnë rekomandimet që të mbartin doreza dhe maska si masë preventive kundër virusit korona. Në fotografitë e publikuara nga Qyteti i Shkupit shihet se tashmë inspektorët kanë dalë në terren. Qyteti i Shkupit apelon tek qytetarët që të shfrytëzojnë shërbime vetëm nga taksistët e disiplinuar.

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Shtabit Operativ për Mbrojtje dhe Shpëtim të komunës Dibër, pas rasteve të koronavirusit dhe pas vlerësimit të situatës, mbrëmë u realizua dezinfektim në vendbanimin “Konjare”, ku pesë persona janë infektuar nga ky virus, përcjell Gazeta Express. “Ky aktivitet është realizuar falë Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve dhe Njësisë Rajonale të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe asaj të Qendrës për Shëndet Publik, e cila siguroi fondet e nevojshme, si dhe pajisjet mbrojtëse dhe pajisjet e tjera”, njoftoi Shtabi Operativ. Prej aty shtojnë se aktiviteti do të vazhdojë, me qëllim dezinfektimin e hapësirave publike dhe…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriu i ka bërë thirrje qytetarëve të saj që jetojnë në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm të përfshirjes së tyre nga viru si aktual që të shtyejnë ardhjen e tyre në vendlindje, përcjell INA. Ndalesa nuk vlenë vetëm nëse ata posedojnë vërtetim nga organe përgjegjëse se kanë qenë në kontrolle dhe karantin. Njoftimi bën të ditur se në disa vende nëpër pikat kufitare nuk lejohet të kalojnë shtetas të huaj që vijnë nga vendet e përfshira evropiane. Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisës ka publikuar listën e vendeve të rrezikuara nga gripit korona, në…

Lexo më Shumë

Në pajtim me masat e miratuara dje të Qeverisë serbe për ndalesë për hyrje të shtetasve të huaj të cilët vijnë nga vatrat e virusit Covid-19, nga vendkalimi “Batrovci” në kufirin e Serbisë me Kroacinë sot janë kthyer rreth njëzet automjete me rreth 50 udhëtarë, mes të cilëve shumica shtetas nga Maqedonia e Veriut të cilët punojnë në pjesën veriore të Italisë. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, masat e reja nuk zbatohen vetëm në komunikacionin rrugor, por edhe në atë ngarkues, për ç’shkak nga vendkalimet kufitare janë kthyer edhe disa kamionë. Shërbimet kufitare serbe e kanë pajisjen e…

Lexo më Shumë

Me moton “Asnjëherë e veriut, por vetëm Maqedoni”, disa subjekte politike më të vogla maqedonase nënshkruan memorandum për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e 12 prillit. Fushata e tyre do të jetë në drejtim të sensibilizimit sa më të madh të opinionit që ndryshimi i emrit të shtetit ka qenë vendim i gabuar i qeverisë Zaev. “Koalicioni “Asnjëherë e veriut, por vetëm Maqedoni”, do t’i japë fund këtij lloji të udhëheqjes me shtetin, prandaj nuk lejojmë që fatin tonë ta udhëheqin persona dhe politikanë të aboluar dhe gënjeshtarë të LSDM-së, e as persona që kanë grabitur këtë popull dhe janë…

Lexo më Shumë