Author: Hamdi Kumanova

Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM) u bën apel pronarëve të mediave në Maqedoni t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e të punësuarve nga koronavirusi. “SPGPM u bën apel pronarëve të mediave pa kurrfarë arsyetimesh ta respektojnë rekomandimin e Qeverisë për lirim prej obligimeve të punës (mungesë e paguar) njërin prej prindërve të fëmijës deri në 10 vjeç (klasa e 4) ose për fëmijë më të rritur me pengesa, sipas dokumentit përkatës të cilin i punësuari sipas rekomandimeve duhet ta dorëzojë. SPGPM ka informacione se në disa…

Lexo më Shumë

Rasti “Zhvatja”, po vazhdon me prezantimin e provave të të akuzuarës, ish shefes së PSP-së Katica Janeva.  Fillimisht u lëshua një video, e shkëputur nga një emision në 1tv ku kishte qenë e pranishme Katica Janeva, së bashku me prokuroren Lile Stefanova dhe kryesisht flisnin për rastin ”Perandoria” si dhe lëshimin e të akuzuarit të parë Orce Kamçev nga paraburgimi në paraburgim shtëpiak.  Aty Janeva thoshte se që nga fillimi ka qenë kundër ndonjë mase më të rreptë dhe siç u shpreh  në fund të fundit, gjykata është ajo që vendos, pra mund të mos e pranonte propozimin e prokurorisë.…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave fillore dhe fëmijët e moshës parashkollore prej ditës së hënë do të kenë mundësi të ndjekin përmbajtje edukative në tre kanalet e servisit nacional televiziv RTVM, të nxjerra nga programet mësimore sipas të cilave ata aktualisht edukohen në shkolla dhe kopshte, e të cilat përkohësisht janë të mbyllura me vendim të Qeverisë – si pjesë e masave për mbrojtjen e shëndetit publik për shkak të rrezikut për përhapjen e koronavirusit. Siç njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, kjo është zgjidhje që doli nga takimi i sotëm në MASH, ku morën pjesë përfaqësues të disa institucioneve në…

Lexo më Shumë

BDI- ja vazhdon të habisë! Kështu në kuadër të statusit pandemik që ka përfshirë globin, kjo parti, ka gjetur strategjinë e saj për të ndihmuar në zgjidhjen e krizës. Duhet thënë që strategjia bazohet në filozofinë e Spajdermenit, një superhero fiktiv, i famshëm kudo në botë. Kështu BDI-ja, ofron mbi 10 mijë aktivistë që të bëjnë pazarin për grupet më vulnerabël… Tani duke qenë se kemi shumë mjekë në partinë tonë, na lind një pyetje fondamentale: A janë të testuar për COVID-19 këta 10 mijë aktivistë?! Sepse sipas frekuencës së përhapjes bazuar në shtete ku infeksioni ka marrë përmasa shpërthyese,…

Lexo më Shumë

Forca të shumta policore janë mobilizuar mbrëmë në Shkup, për të ndalur një veturë Reno Klio, e cila ka refuzuar të ndalet në sinjalin e dhënë nga policia në Bulevardin Jane Sandanski. Prej aty ka lëvzur në drejtim të TVM-së, kurse forca plotësuese policore janë nisur për ta ndalur. Në rrugën Bellasica Clio ka goditur një veturë policore, po sërish nuk është ndalur, transmeton Gazeta Lajm. Pas një kohe të shkurtër, te lagja Keramidnica shoferi ka humbur kontrollin dhe ka goditur një zhardinjerë. Lëndime ka marrë bashkëuhdëtari, kurse shoferi ka dalë nga vetura dhe është futur në lumin Vardar. Pas…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit po forcon masat për parandalimin përhapjes së korona virusit. Nga komuna njoftojnë se prej mbrëmë ndërmarrjet publike komunale kanë filluar me larjen intensive të rrugëve kryesore të qytetit dhe dezinfektimin e kontejnerëve për mbeturina, ndërsa ky aksion do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe në ditët në vijim. “Pastrimi dhe dezinfektimi do të bëhet kryesisht në orët e mbrëmjes, respektivisht prej në ora 21:00, kur lëvizja e automjeteve dhe këmbësorëve është me intensitet më të ulët. Komuna e Gostivarit apelon deri tek qytetarët që tu përmbahen me përpikëri rekomandimeve të Organizatës Botërore Shëndetësore si dhe Ministrisë…

Lexo më Shumë

Kryetari i qytetit të Dibrës, Hekuran Duka në takimin e sotëm me gazetarët i demantoi informacionet e portaleve të caktuara dhe mediave të tjera se Dibra është nën karantinë. “I lus të gjithë mediat të mos përhapin dezinformata që shkaktojnë panik të panevojshëm jo vetëm në qytet, por edhe më gjerë. Deri më tani askush nuk është futur në karantinë në Dibër. Në qytet kemi pesë raste të konfirmuara të koronavirusit, për dhjetë priten rezultate nga testimi, ndërsa 31 persona janë në izolim shtëpiak”, tha Duka. Ai shtoi se gjatë ditës do të arrijnë dy ekipe speciale të cilët duhet…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme qeveritare ka marrë vendim që të ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut, e shtetasve nga Kina, Irani, Italia, Koreja e Jugut, Franca, Gjermania dhe Spanja, të cilat në listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë shtet me rrezik të lartë nga virusi korona. Hyrja në shtet vetëm atyre të cilët do të dorëzojnë vërtetim nga organi kompetent për karantinën e zbatuar. “Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, sipas listës së OBSh-së, të njëjtët patjetër duhet…

Lexo më Shumë

Informacionet jozyrtare se OSBE/ODIHR mund t’i tërheqë vëzhguesit për zgjedhjet e 12 prillit për shkak të virusit korona kanë arritur edhe në Komisionin Shtetëror Zgjedhor. Nga atje thonë se pavarësisht vendimit të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet do të jenë të organizuara mirë. Ka edhe përfaqësi diplomatike dhe organizata të pranishme në vend. Nuk mendoj se do të largohen nga procesi, eventualisht mund ta reduktojnë numrin. Ne si KSHZ, dorëzojmë raport në Kuvend”-tha Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së. Nga OSBE/ODIHR thonë se vendimi do të varet nga përhapja e virusit korona. Misionet e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shkup dhe Varshavë po e ndjekin…

Lexo më Shumë

Dje në ora 20 e 20 minuta, 27-vjeçari E.I. nga Banjica e Epërme, në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrugën ,,Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, ka qenë i sulmuar fizikishtë nga 30- vjeçari E.S. nga Gostivari. I denoncuari E.S. menjëherë është siguruar nga ana e pjestarëve të policisë, dhe rasti është zbardhur dhe kundër tij është përgaditur parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me virusin korona. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. “Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot Pacientët janë stabile përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë arrdhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv”, tha Ministri i Shëndetësisë,Venko Filipçe.

Lexo më Shumë