Drejtoria për Sigurinë e Ushqimit në Slloveni nga zinxhiri i marketeve ‘Shpar’, është njoftuar se e largojnë nga shitja ajvarin e prodhuar në Maqedoninë e Veriut, për shkak të pranisë së substancave të dëmshme. Siç njoftojnë nga AIM, ky informacion është publikuar në faqen e internetit të Qeverisë së Sllovenisë. Për momentin nuk bëhen të ditura detaje për çfarë materie bëhet fjalë, por në njoftim thuhet se ajvari prodhohet nga kompania ‘Altera Food DOO’ me seli në Gjevgjeli. Në njoftim ju bëhet thirrje të gjithë atyre që e kenë blerë ajvarin, ta kthejnë në një nga shitoret e ‘Shpar’ në…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve parlamentare për momentin nuk është prioritet, raporton TV21. Ai në një konferencë gjatë ditës ka thënë se për momentin, prioritet është shëndeti i qytetarëve, mbajtja e qetësisë dhe stabiliteti ekonomik. Mickoski ka thënë se mbajtja e zgjedhjeve është temë e cila do të diskutohet pas qetsimit të situatës. Ai ka shtuar se në bisedë me liderët e të gjitha partive politke është vendosur që të ketë moratorium nga të gjitha aktiviteteve zgjedhore. “A do të mbahen zgjedhjet? U morrëm vesh nëpërmes telefonit që ta ndjekim ngjarjen me kujdes dhe…
Të dashur aktivistë dhe ju anëtarë të Shtabit Zgjedhor të Alternativës, duke ndjekur në vazhdimësi gjendjen e rënduar shëndetësore, që ka ardhur si pasojë e virusit Covid 19, dhe tashmë ka kaluar në pandemi, ndërsa duke u gjetur edhe në vlugun e aktiviteteve për organizimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 12 prillit, si dhe duke qenë në kontakt me drejtuesit e shtetit dhe të partive politike në vend, kam vendosur që t’i pezulloj përkohësisht të gjitha aktivitetet që potencialisht mund ta ndihmojnë përhapjen e sëmundjes. Prej sot e deri në vendimin e ri shpall moratorium të të…
Me njësitë mësimore nga fizika, si “Ruajtja e energjisë”, “Përthyerja e dritës” dhe shumë njësi tjera, në kuadër të nismës së Ministrisë së Arsimit në Shqipëri u zhvillua shkolla online e cila transmetohet në Radio televizionin e Shqipërisë (RTSH), transmeton Portalb.mk. Këtë nismë e kishte paralajmëruar Ministrja e arsimit në Shqipërisë, Besa Shahini. Mësimi online përveç në faqen akademia.al, u transmetua edhe në faqen e Kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj.
Gjashtë persona nga Dibra dhe një i huaj për momentin po testohen për koronavirus, publikoi n Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. “Për momentin për koronavirus po testohen 6 persona nga Dibra. Prej tyre, katër të cilët kanë pasur kontakt me të infektuarit nga Dibra. Një mjek epidemiolog dhe një teknik laboratorie gjithashtu nga Dibra, të cilët janë pa simptoma të koronavirusit, por për të cilët ëshë e rëndësishme të bëjmë kontroll të gjendjes së tyre shëndetësore”, thekson ministri Filipçe, raporton news33. Për koronavirusi po testohet edhe një i huaj përmes Qendrës për shëndet publik në Manastir. Rezultatet do të…
Komuna e Gostivarit, në vijim të masave të marra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit edhe mbrëmë ka bërë larjen e rrugëve në qytet. “Larja ka filluar rreth orës 21:00, ndërsa në rrugët e qytetit ndodhen punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale ‘Komunalec’ dhe ato të Njësitit Territorial Kundër Zjarreve – Gostivar, të cilët të ndarë në grupe do të lajnë rrugët deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Në qytet ndodhen 15 punonjës të ndërmarrjes komunale dhe të zjarrfikësve të ndarë në katër grupe me katër automjete speciale për larjen e rrugëve2, njofton përmes një postimi në Fejsbuk…
Me vendim të Qeverisë së Kosovës, është mbyllur vendalimi kufitar Bllacë – Hani i Elezit, njofton TV 21. Mbyllja e kufirit ka ardhur si rezultat i vendimit të Qeverisë së Kosovës, i cili thotë se mbyllen të gjitha kufijtë tokësorë si shkak i parandalimit të shpërndarjes së koronavirusit. “Mbyllen kufijtë tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë, kjo nuk vlen për qytetarët kosovarë, të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët hyjnë përmes këtyre kufijve do t’iu nënshtrohen kontrolleve të shtuara mjekësore me urdhrin që ata të vetizolohen për 14 ditë”, thuhet në njoftimin e Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Shkupit janë kthyer 26 shtetas të huaj që vinin nga vendet e rrezikuara nga gripi aktual, përcjell INA. Ata ishin pjesë e udhëtimeve nga dy kompani të fluturimeve, por që nuk janë lejuar që të hyjnë në vend. Ky vendim është marrë në përputhje me masat qeveritare për preventivë ndaj situatës së krijuar.
Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, ka bërë apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ‘Korona Virusit’ me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve informon TetovaSot. SPB Tetovë, me apel të veçantë deri tek pronarët e objekteve hotelerike, kafiterive, bareve, restoraneve, klubeve, kazinove dhe bastoreve sportive, që detyrimisht të respektojnë orarin e punës deri ora 18.00. Respektimi i këtij vendimi të Qeverisë, do të kontrollohet në koordinim me Inspektoratin shtetërorë të tregut dhe menjëherë do të ndërmeren sanksionet…
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sot realizoi takim me shefen e misionit për mbikëqyrje të zgjedhjeve OSBE/ODIHR në vend, Tana de Zulueta. Theksi i takimit ishte vendosur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, fushatën e partive politike dhe gjendjen dhe përballjen me virusin Kovid-19 në vend. Kryetari Zaev theksoi se pret zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe barazi në zhvillimin e fushatës zgjedhore. Ai theksoi se duke pasur parasysh gjendjen me Koronavirusin nga i cili nuk është kursyer as vendi ynë, ndërkaq në drejtim të mbrojtjes më të madhe të qytetarëve, të gjitha partitë politike u obliguan të zhvillojnë një fushatë…
VMRO-DPMNE kërkon nga Qeveria menjëherë të sjellë vendim për shpalljen e gjendjes së krizës në përputhje me atë që do të aktivizojë gjithë mekanizmat ligjorë për shpalljen e gjendjes së krizës. Më pas i rekomandojnë Komitetit drejtues të i rekomandojë Qeverisë masa konkrete për menaxhimin me pasojat ekonomike. Së pari kërkojnë pako shtesë të masave për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. “Së pari të zbatohet furnizim urgjent i mjeteve antiseptike dhe vendosja e tyre në vende publike blerëse dhe shfrytëzimi i tyre falas dhe në dispozicion të qytetarëve. Dy, shteti, përkatësisht Qeveria të sigurojë doreza dhe maska falas për qytetarët.…
Damjan Mançevski, Ministri për shoqëri informatike dhe administratë rekomandoi që qytetarët t’i ikin sporteleve, dhe të shfrytëzojnë sa më shumë formën elektronike, transmeton Portalb.mk. “Nuk ka kurrfarë nevoje të vizitohen fizikisht institucionet dhe të pyetet për një informacion të caktuar. U bëjmë apel të gjithë qytetarëve t’i shfrytëzojnë këto mundësi të cilat janë në dispozicion me qëllim që të ulet shkuarje e panevojshme nëpër institucione dhe ekspozimit në rrezik“, deklaroi Mançevski. Ai i rekomandoi qytetarët që sa më shumë të jetë e mundur të shfrytëzojnë formën elektronike të komunikimit për çfarëdo çështje. „Dokumente të cilat më shpesh u nevojiten qytetarëve,…

