Author: Hamdi Kumanova

Nikolla Dimitrov, bartësi i listës së koalicionit “Mundemi” në njësinë e parë zgjedhore, mbrëmë vonë foli edhe për suksesin e shtetit me anëtarësimin në NATO. Sipas tij është ndërmarrë përgjegjësi e madhe për gjeneratat e ardhshme, ndërsa Maqedonia e Veriut po bëhet vend i sigurt për jetesë. “Senati spanjoll vendosi në mënyrë digjitale të votojë për ratifikimin e Protokollit për hyrje të vendit tonë në NATO. Unë këtë e përshëndes,ashtu si edhe kolegia ime nga Spanja, por edhe i gjithë Senati. Ne kishim pjekuri, 18 cikle të përgatitjeve, nga viti 2008 pengesë e madhe ishte kontesti me Greqinë, dhe duhej…

Lexo më Shumë

Pasi epidemiologu i vetëm dhe tekniku nga njësia punuese e Qendrës për shëndet publik po testohen me infektim nga koronavirusi, Dibra, e me këtë edhe Qendra e Zhupës kanë mbetur pa epidemiolog, u konstatua në takimin e sotëm të shtabit operativ, me të cilin udhëheq kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka. “Gjendja tek ne është alarmante. Nuk dihet ende dhe sa njerëz janë infektuar ose potencialisht të sëmurë. Tani kur kemi mbetur pa epidemiolog, të cilin mund ta shpallim hero, pasi pa kursyer veten, gjatë ditëve të kaluara së bashku me teknikun, kanë punuar pa pushim. Urgjentisht na nevojitet…

Lexo më Shumë

“Paguajmë tezga dhe për çfarë tash t’i paguajmë. Ku është populli? A po hynë dikush në Pazar? Kur nuk ka punë, si do t’i paguajmë. Këtu si pështyjnë, si bëjnë… më mirë mos të tregoj zemër”, tha një shitëse. Kjo është një shitëse e cila tregon për gjendjen e vështirë që e ka kapluar tregun e Bit Pazarit që kur u paraqit koronavirusi. Ankohet se nuk ka fare myshteri, e kërkon Qeveria t’u ndihmojë me pagesën e qirasë së tezgave. “Ka 10 – 15 ditë që është kështu. Edhe me maskë të qëndrosh, njëjtë të bie”, pohoi shitësja. Krahas maskës,…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme nëpërmes një kumtese me shkrim ka njoftuar qytetarët që vijnë nga jashtë, se mund t’i shfrytëzojnë pikat kufitare Tabanoc, Bogorodicë, Qafë-thanë, Deve Bair dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër. “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut mundet për dalje nga shteti të shfrytëzojnë gjithë pikat kufitare drejt Bullgarisë dhe Greqisë pa kufizime, si dhe aeroportet në Shkup dhe Ohër. Hyrje dhe dalje drejt Serbisë është i mundur vetëm në pikën kufitare Tabanoc-Preshevë. Kosova ka ndalesë për hyrje në gjitha anët, përfshirë edhe shtetasit tanë, që domethënë se shtetasit tanë nuk mundet të hyjnë në Kosovë.…

Lexo më Shumë

Ajdovan Ademoski, kryetari i i Odës ekonomike Maqedoni-Turqi vlerëson se vetëm dëmet e para arrijnë rreth 1,8 milionë euro vetëm nga hotelet e mëdha në Shkup, transmeton Portalb.mk. Oda ekonomike Maqedoni-Turqi kërkon ndihmë për tejkalimin e krizës nga virusi korona, sepse shumë kompani tashmë janë në kredi të cilat nuk do të mund t’I kryejnë, vetëm nëse do të përjashtojnë punëtorë nga puna ose do të shuajnë bizneset. “Kërkojmë mirëkuptim nga Qeveria dhe në marrëveshje me të, si dhe me bankat qendrore dhe komerciale, të vendoset moratorium të obligimeve tona kreditore. Tani, në të vërtetë, na duhet mbështetje. Na duhet…

Lexo më Shumë

Një djalë 15 vjeçar nga Dibra ka rezultuar me virusin korona dhe me shpejtësi është dërguar për në Shkup në klinikën për sëmundje infektive ka mësuar nga burime të sigurta InfoShqip.com Dibra është shpallur si zonë rreziku dhe janë ndaluar shpërnguljet e banorëve të kësaj zone nëpër qytetet tjera. Përndryshe ministri i shëndetësisë, Filipçe njoftoi se janë testuar 9 pacientë të dyshuar, 6 prej tyre nga Dibra, një shtetas i huaj dhe 2 të tjerë shtetas të Maqedonisë të cilët ditë më parë ishin kthyer nga Spanja. “Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e pacientes së parë nga Dibra e cila nga…

Lexo më Shumë

Në bulevardin “Kërste Misirkov” në Bit Pazar të Shkupit gjenden dy kalime të këmbësorëve. Njëri është mbikalim dhe i rregulluar në bazë të trafikut kurse kalimi tjetër është ilegal, të cilin qytetarët e preferojnë më shumë. Çdo kalim i rrugës është cenim serioz i trafikut dhe sigurisë së kalimtarëve, përcjell GazetaExpress nga Alsat. “Të gjithë kalojnë, edhe unë ndërsa duhet lartë të kalojmë. Duhet t’i mbyllin, të mos kalojnë njerëzit”. “Disi është lart, kështu që këtu është më drejtë, por s’është mirë, nuk është e hijshme. Duhet të ndërgjegjësohemi”. Në vend që të zgjidhet problemi në fjalë, Qyteti i Shkupit…

Lexo më Shumë

Asfaltimi i rrugës Radushë – Vorec vazhdon me intensitet dhe për kohë rekord ky projekt do të përfundohet tërësisht. Kështu thotë drejtori i Ndërmarrje Publike “Rrugët e Maqedonisë” Bekim Memeti për Gazeta.mk. Memeti thotë se ai dhe ekipi i tij kanë ndërmarrë të gjitha masat me qëllim mbrojtjen e punëtorëve me rastin e gjendjes së jashtëzakonshme me virusin COVID-19. “Kjo arterie që lidhë këto dy fshatra malore të komunës së Sarajit ishte tepër e rëndësishme që të bëhet, njëherësh ishte dhe kërkesë e banorëve të kësaj ane që kjo rrugë të përfundojë më shpejtë me qëllim që të mund të…

Lexo më Shumë

Për dallim nga vikendet e kaluara, e shtuna e ka gjetur të boshatisur qendrën turistike të Mavrovës, shkruan Gostivari Sot Pas apo aspak njerëz, mund të hasen rrugëve për rreth liqenit të Mavrovës. Siç duket apelin e Policisë qytetarët e respektojnë. Pëmes fotografive të realizuara në terren, duket që rrugët e Mavrovës dhe veçmas pjesa qendrore po duket e zbarazur, shkruan Gostivari Sot Sektori për punë të brendshme Tetovë, me apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ,,Korona Virusit” me qëllim…

Lexo më Shumë

Qendrat tregtare Shkup Siti Moll, Ramstor Moll dhe Kapitoll Moll prej sot do të punojnë me orar të shkurtuar të punës nga ora 11:00 deri në orën 19:00. Farmacitë dhe marketet në këto qendra tregtare mbesin të punojnë me orar të rregullt të punës nga ora 08:00 deri në orën 22:00. Ata, siç kumtuan, i mbështesin të gjitha vendimet dhe në të ardhmen do t’i mbështesin të gjitha vendimet e sjella nga Qeveria. Ndryshimi i orarit të punës do të mbetet derisa Qeveria nuk sjell vendim për punë në qendrat tregtare në shtet.

Lexo më Shumë

Është përmbyllur faza e parë e ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës në Tetovës, përcjell GazetaExpress. Faza e parë përfshinë karabina e mbyllur që do të thotë ndërtimi i objektit me dyer dhe dritare dhe fasada e jashtme. “Faza e parë ka kushtuar 13 milionë euro, ku përfshihet ndërtimi i objektit deri në këtë fazë, projektimi, matjet e objektit duke përfshirë edhe analizat nga instituti seizmologjik. Punët kanë filluar në muajin qershor të vitit 2015 për shkak të pengesave në teren. Ndërtimi zgjati 5 vjet dhe tashmë gjithçka është gati për fazën e dytë”, thotë drejtori i Pallatit të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se do të formojë Trup koordinativ për zbatimin e masave lidhur me gjendjen me KOVID-19. MPB i ndërmerr të gjitha masat dhe aktivitetet me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve, ndërsa për të gjitha masat e ndërmarra do të informojë opinionin përmes sektorit për marrëdhënie me opinionin, në koordinim me institucionet tjera. Siç thuhet në kumtesë, nëpunësit policorë bëjnë dhe do të bëjnë kontrolle të përforcuara lidhur me zbatimin e masave që i ndërmerr Qeveria me qëllim të ballafaqimit me problemin me KOVID-19. “Apelojmë deri te të gjithë qytetarët t’u përmbahen masave dhe drejtimeve…

Lexo më Shumë