Për dallim nga vikendet e kaluara, e shtuna e ka gjetur të boshatisur qendrën turistike të Mavrovës, shkruan Gostivari Sot
Pas apo aspak njerëz, mund të hasen rrugëve për rreth liqenit të Mavrovës. Siç duket apelin e Policisë qytetarët e respektojnë. Pëmes fotografive të realizuara në terren, duket që rrugët e Mavrovës dhe veçmas pjesa qendrore po duket e zbarazur, shkruan Gostivari Sot
Sektori për punë të brendshme Tetovë, me apel deri tek qytetarët në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, që në përgjithësi të respektojnë vendimet e qeverisë dhe paralajmërimet që kanë të bëjnë me ,,Korona Virusit” me qëllim që të sigurohet mbrojtje e shëndetit të qytetarëve.
Mosprania e njerëzve, duket që ka ndikuar edhe nga vendimi i qeverisë që të shpallë gjendje krize në Dibër dhe Qendër Zhupë. Përveç shpalljes së gjendjes së krizës, Qeveria ka vendosur ta mbyllë qendrën e skijimit në Mavrovë.



