Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën për shtyp tha se dy gra shtatzënë nga Dibra me automjet të Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Shkup, me qëllim që tu bëhet test për koronavirus. Filipçe shtoi se ata do të qëndrojnë në Shkup, derisa të testohen dhe më pas të përgatiten për lindjen e fëmijëve.

Lexo më Shumë

Situata e krijuar nga përhapja e gripit pandemik ka goditur gjithë shoqërinë e veçmas sektorin e biznesit. Vlersojmë se në këto momente të rënda për ekonominë shteti do te duhet të tregohet vigjilent dhe ti lehtësojë biznesit përballjen me situatën e krijuar, thekson nënkryetari i ASH, Elmi Aziri. Në funskion të kësaj Aleanca për Shqiptarët nga qeveria kërkon: 1.Riprogramim i kredive të konsumatorëve dhe bizneseve! 2.Shtyerje e afatit për pagesat që dalin nga obligimet nga tatimi në fitim, tatimi në të ardhura si dhe kontributet sociale! 3.Takim urgjent i qeverisë me odat ekonomike të hotelierëve, turizmit dhe transportuesve si biznese…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së sotme, ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup filluan aksion për larjen dhe dezinfektimin e rrugëve në brendësinë e Qendrës Klinike “Nëna Tereza” në Shkup. Në zbatim të aksionit janë angazhuar tridhjetë punëtorë të cilët me ndihmën e dy autocisternave dhe një automjeti special komunal të sendërtuar me rezervuar ku ka preparat të posaçëm për dezinfektim, bëjnë larje manuale dhe dezinfektim të hapësirës në tërësi. Njëherësh, me këtë aksion bëhet larje dhe dezinfetim i të gjitha enëve për hedhjen e mbetjes kommunale, të vendosura në kompleksin e Klinikës. “Qyteti i Shkupit dhe NP Higjiena Komunale –Shkup aksionin…

Lexo më Shumë

Ndërprerja e lidhjes rrugore, detare dhe ajrore me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është një nga vendimet e miratuara në mbledhjen e sotme të kryeministrit grek, Kirjakos Micotakis, me ministrat nga Qeveria e tij, njofton Medial. Siç kumtoi nga Kabineti i Micotakis, përjashtim nga masa është transportimi i mallërave dhe hyrja në Greqi e atyre që kanë shtetësi greke ose jetojnë në vend.

Lexo më Shumë

E ka humbur jetën edhe djali i dytë nga aksidenti i djeshëm në Kavadar, i lindur në vitin 1991, pasi paraprakisht e humbi jetën djali i lindur në vitin 1994. Dy djemtë ishin në motoçikletë, ndërsa aksidenti ka ndodhur gjatë përplasjes me automjetin xhip. Që të dy e kanë humbur jetën në klinikat e Shkupit, Këtë informacion për MIA-n e konfirmoi Elizabeta Nedanovska, zëdhënëse e Prokurorisë shtetërore publike.

Lexo më Shumë

Ivica Apostollov, punonjës në i Institutit për biokimi klinike Shkup dhe kryetar i Shoqatës së laborantëve mjekësorë-Qendra Klinike Shkup, u bën apel të rinjve që të përmbahen nga shoqërimi në kafene për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit, shkruan Fokus, transmeton Portalb.mk. Ai shton se është i shqetësuar nga imazhet e kafeneve plot me të rinj çdo ditë dhe porositë që rekomandimet e Ministrisë së shëndetësisë dhe OBSH-së të merren seriozisht. “Është për të mirën tuaj, përkatësisht për të mirën tonë. Shoh të rinj, të veshur mirë, i kan mbushur kafenetë, sikur shërbëtorët e kuajve i kur o çojnë…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) përpara Këshillit të Sigurimit që është thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski për përhapjen e gripit pandemik, kërkoi rishqyrtimin e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në 12 Prill. Anëtarët e KSHZ-së në seancën e sotme theksuan se kjo nuk ka të bëjë vetëm me ditën e zgjedhjeve, por se shumë njerëz janë të përfshirë në këtë proces dhe rreziku i kontaminimit është më i lartë. Partitë politike theksuan dje se do ti anulojnë të gjitha aktivitetet zgjedhore deri më 22 mars. Për këtë vendim liderët e partive e kanë njoftuar sot kryeministrin teknik…

Lexo më Shumë

Për shkak të virusit Covid19, janë anuluar, reduktuar disa linja të autobusëve në aksin Kumanovë-Shkup. Linjat të cilat paraprakisht kanë qenë të rregullta, nga sot janë reduktuar. Përpos asaj nga virusi Covid19, është zbrazur edhe qyteti i Kumanovës, vendimet të cilat Qeveria i morri ditë më parë po rrespektohen nga ana e qytetarëve.

Lexo më Shumë

Fshatrat e Strugës, Labënishtë, Podgorcë, Borovec, Oktisi dhe Jabllanicë nga mbrëmja e djeshme janë në masa të posaçme, gjegjësisht policia do të bëjë kontrolle të shpeshta, ngase banorët nuk i kanë respektuar rekomandimet për vetizolim, Shenja.Pas informacioneve për mos respektim të rekomandimeve për izolim në periudhë prej 14 ditëve të personave që kanë arritur nga vendet me rrezik të lartë, bashkësitë lokale e pesë fshatrave të Strugës, në takim me përfaqësues të MPBsë në këtë rajon kanë vendosur të marrin masa të posaçme. ‘Nëse konstatohet se personat nuk janë përmbajtur rekomandimeve, mund të përballen me përgjegjësi penale, gjegjësisht dënim me…

Lexo më Shumë

Efekti i Korona Virusit ka shkaktuar panik të madhe edhe te banorët e Komunës së Likovës duke i detyruar që t`i vërshojnë marketet, barnatoret por edhe mullinjtë, shkruan Almakos. Qindra qytetar për çdo ditë gjenden para marketeve, barnatoreve si dhe mullinjve kështu duke shkaktuar harxhimin e rezervave dhe produkteve të ndryshme të nevojshme për jetesë. Sot,lexuesit e Almakos në redaksinë tonë dërguan disa foto nga një Mulli në Komunën e Likovës ku shikohen disa vetura të parkuara me radhë njerëzish duke pritur për të blerë miell. Dihet botërisht se trendi i blerjes së bukës nga qytetarët e Komunës së Likovës…

Lexo më Shumë

Në kushte të gjendjes së krizës me virusin KOVID-10, spitali klinik “Axhibadem Sistina”, së bashku me të gjithë 1000 të punësuarit e saj do të jetë në dispozicion me të gjitha kapacitetet e saj të lira për qytetarët e shtetit, të cilët janë të prekur me këtë virus, e me nevojë edhe me marrëveshje paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë. “Në dispozicion vendosen të gjithë aparatet e lira për ventilim mekanik, respektivisht, respiratorët. Në këtë moment spitali ynë disponon me 27 respiratorë më bashkëkohorë dhe atë pediatrik, adultë dhe transportues”, informoi nga Axhibadem Sistina. Prej aty porosisin të ndiqen rekomandimet për…

Lexo më Shumë

Sot përfundon obligimi për posedim të obliguar të pajisjes dimërore në automjete, që është vendosur në 15 nëntor të vitit të kaluar. Nga LAMM informojnë edhe se komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Rekomandohet shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat…

Lexo më Shumë