Author: Hamdi Kumanova

Ministri Venko FIlipçe është përgjigjur në pyetjen se çfarë do të punojë nesër. “Janë mbyllura tërësisht qendrat tregtare të mbyllura, përveç marketeve, barnatoret dhe shitoret për ushqim. Qendrat tregtare të hapura, të jap shembull, qendra tregtare e qytetit, më pas në Aerodrom dhe Karposh 3, ato janë të hapura tërësisht. Më tej restorantet dhe të gjitha shitoret tjera që prodhojnë ushqim, përfshirë edhe restorantet në hotele, që përgatisin ushqimin, punojnë normalisht, por nuk ka mbledhje të mysafirëve. Mund të bëjnë dërgesa të ushqimit në mënyrë kompetente, mund të marrin porosi nëpërmjet telefonatave ose online, ose dërgesë direkte nëpërmjet një forme…

Lexo më Shumë

Kjo nuk është një zyrë. Por, Vlladimiri po bënë punën zyrtare të një kompanie telefonike të vendit. Sipas masave për mbrojtën e shëndetit publik, disa prej ndërmarrjeve po punojnë nga shtëpia, me qëllim të shmangies së kontakteve të drejtpërdrejta me kolegët dhe klientët. Ky është njëri nga rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, për të parandaluar përhapjen e virusit Korona. Tanimë, në ditën e dytë jemi duke punuar nga shtëpia, por puna ecën pa asnjë pengesë. Për shkak se ne i shfrytëzojmë mundësitë që ofron teknologjia. Kjo u bë për qëllim që të mos kemi kontakte direkte me mes nesh e…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku pasdite, derisa zgjati seanca e shtabit të përgjithshëm të QMK, tha se maksimalisht angazhohen që sa më mirë ta menaxhojnë situatën me koronavirusin në zona të krizës dhe në tërë shtetin. “Pasi është shpallur gjendje krize në territorin e qytetit të Dibrës dhe në komunën e Qendrës Zhupa ne mblidhemi në mënyrë permanente, pasi Qeveria shpalli gjendje të krizës për këto dy rajone ku ka numër të madh të personave të infektuar nga koronavirusi, menjëherë u mblodhëm dhe kemi bërë pran të veprimit”, ka thënë Buxhaku për MEDIAL-n. Ai tha se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se me të gjitha resurset dhe përpjekjet e saja, përmes përfaqësive diplomatike-konsullore në Lubjanë dhe Zagreb, tenton të sigurojë transitim sa më të shpejtë dhe sigurim të kthimit mbrapa të të gjithë transportuesve tanë. Lidhur me ngecjen e trasnportuesve rrugor të Maqedonisë së Veriut në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë, nga MPJ-ja informojnë se dje është siguruar konvoj për një numër të caktuar të transportuesve të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin të shoqëruar nga policia sllovene dhe transituan përmes territorit slloven rrugës drejt destinacionit të fundi –…

Lexo më Shumë

Të shtunën rreth orës 17, S.K. 38 vjeçar nga Shkupi ka njoftuar policinë se ka gjetur një trup të pajetë në hapësirën nëntokësore të një enti shëndetësor. Policia nuk tregon se për cilin ent shëndetësor bëhet fjalë por vetëm se gjendet në bulevardin “Brigada e Dytë Maqedonase”, transmeton Gazeta Lajm. Me urdhër të prokurorisë, trupi i pajetë është dërguar për obduksion te Instituti për mjekësi ligjore.

Lexo më Shumë

Tregu i gjelbër në Shkup po dezinfekton tezgat. Kompania po respekton rekomandimet e Qeverisë për kryerjen e dezinfektimit. Qeveria e Maqedonisë ka vendosur masa për të mbrojtur kundër coronavirusit dhe ka formuar edhe Shtab të Krizës. Qeveria mbrëmë ndaloi tërësisht punën në kafeteri, bare, kazino dhe bastore.

Lexo më Shumë

Lidhur me publikimet dhe titujt e artikujve në disa prej mediumeve nga seanca e sotme, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sqaron se nuk ka vendosur, nuk ka kërkuar dhe nuk ka rekomanduar shtyrje të zgjedhjeve, e as që ka të drejtë për këtë. Përkundrazi, Komisioni theksoi se punon sipas Ligjit dhe librit të afateve dhe në kohë i ndërmerr të gjitha veprimet në drejtim të organizimit të zgjedhjeve dhe se do të përshtatet dhe do ta respektojë çdo vendim të institucioneve kompetente lidhur me situatën aktuale.

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri Bujar Osmani në profilin e tij në Facebook ka dhënë sqarim se kush mundet e kush nuk mundet të punojë. Ai mes tjerave shkruan Edhe një sqarim se ka shumë pyetje: Të gjitha bizneset që NUK janë brenda në qendra tregtare të mbyllura DUHET TË PUNOJNË rregullisht. përshembull: duhet të punojnë dyqanet në Çarshi, te rruga e plastikave apo cila do shitore ose biznes që nuk është në qendër tregtare të mbyllur Mbyllen plotësisht 24 orë vetëm kafeteritë, çajtore, restorante, klube nate, kazino, bastore. Restoranet mund të shesin ushqim por vetem për të marrë ushqimin me vete por…

Lexo më Shumë

Qytetarët do të marrin sms porosi falas me njoftime për gjendjen dhe aktualitetet me koronavirusin, informoi në konferencën e sotme për shtyp, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Të gjitha porositë që do t’i marrin nga rrjetet e telekomit, janë valide dhe informojnë për gjendjen dhe aktualitetet, me ç’rast vlersojmë se ky është mekanizëm i mirë që të njoftojmë qytetarët lidhur me koronavirusin”, deklaroi ministri Filipçe. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se cilat qendra tregtare do të punojnë prej të hënës, ministri Filipçe tha se tërësisht janë mbyllur të gjitha qendrat e mbyllura tregtare, përveç marketeve, barnatoreve dhe shitoreve për…

Lexo më Shumë

Mjeku i njohur Ilir Hasani në profilin e tij ne Favebook duke komentuar gjendjen aktuale mes tjerash ka shkruar Patriotizmi më i madh sot është të ndjekësh udhëzimet nga autoritetet shëndetësore. – Edukatë sot është të jesh i përpiktë në udhëzimet për mbrojtje të shëndetit publik. – Besimi më i madh është ti bindesh urdhërave për mbrojten e shëndetit publik dhe ti lutesh Zotit që ndërgjegjja të mbizotëroj mbi budallallëkun dhe shprehitë e pandërgjegjshme. Bëhu patriot, qytetar dhe besimtar për të mbrojtur veten, familjen dhe shoqërinë! Ilir Hasani

Lexo më Shumë

Banka Popullore sot kumtoi se është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet financiare për të cilat ajo është organ kompetent rregullator dhe supervizor si bankat, kursimoret, këmbimoret dhe subjektet juridike të cilat japin shërbim të shpejtë të transferit të parave. “Këto institucione, vazhdojnë të punojnë dhe t’i kryejnë funksionet e tyre kyçe, me çka shërbimet e tyre u janë të disponueshme qytetarëve dhe personave juridikë. Për shkak të realizimit të papenguar të shërbimeve bankare, këmbim valutash dhe shërbimeve tjera, u bëjmë thirrje qytetarëve dhe personave juridikë t’i ndjekin informacionet të cilat këto institucione finaninciare i publikojnë përmes kanaleve…

Lexo më Shumë