Author: Hamdi Kumanova

Peshkatari Zoran Vellkovski, i cili dëshmoi në seancën e sotme për rastin “Mosntra”, theksoi se natën kritike më 12 prill të vitit 2012, së bashku me shokët ishin nisur drejt Liqenit të Smillkovës, për të peshkuar, por nga dritat e automobilit në rreth 40 metra largësi panë një trup njeriu. “Pamë automobil. Ishte errësirë. Ne komentuam se janë peshkatarë. Por, kur e pamë trupin, na zuri paniku dhe u kthyem nëpër rrugën e vjetër deri te Rruga e Lubetenit. Aty ndaluam dhe u lajmëruam në 192, e paraqitëm rastin. Policia na tha të qëndrojmë aty. Erdhi një polic civil, mendoj…

Lexo më Shumë

Ashtu siç paralajmëroi ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, nga sot në RTVM1 dhe RTVM2 ka filluar aplikimi i projektit TV-KLASA, ku janë zhvilluar leksionet për Higjienën, në gjuhën maqedonase nga mësuesja Stanka Baxhakova dhe Snezhana Gucul si dhe në gjuhën shqipe nga mësuesja Mr.Arta Sadiku Akteshi.   Ky projekt do të vazhdojë  edhe në ditët në viji, me leksione nga lëndët e tjera.   Ademi gjithashtu ka apeluar që të gjithë fëmijët të qëndrojnë në shtëpi, ti ndjekin leksionet dhe të respektojnë rekomandimet e organeve kompetente.

Lexo më Shumë

Në kohën kur krejt bota po merr masa për parandalimin e infektimit të njerëzve nga virusi COVID -19, edhe Alternativa – si parti politike në vend e cila para çdo interesi tjetër e ka interesin e qytetarëve – gjykon se zgjedhjet e paracaktuara për 12 prill 2020 duhet të shtyhen për një datë tjetër, e cila do të jetë e dakorduar nga të gjithë partitë politike në vend dhe në kushte kur nuk do të kemi presionin e pandemisë që e ka kapluar botën. Sot, kur të gjithë jemi të brengosur për jetët e qytetarëve tanë, nuk ka asnjë kuptim…

Lexo më Shumë

Ambasada gjermane në Shkup kumtoi se si pasojë e përhapjes progresive të coronavirusit (Kovid-19), menjëherë e mbyll për një kohë të pacaktuar departamentin konsullor, përfshirë edhe atë të vizave për vizitorë. Siç informojnë nga ambasada, të gjitha terminet tashmë të planifikuara do të riregjistrohen automatikisht nga ana e ambasadës për një termin të mëvonshëm. Për personat që posedojnë ekskluzivisht shtetësinë gjermane dhe pasaporta e tyre gjermane dhe/ose kartat e identitetit do të bëhen të pavlefshme brenda dy muajve të ardhshëm ose tashmë janë të pavlefshme, u kërkohet t’i kontaktojnë përmes e-mailit në [email protected]., ndërsa në e-mail të dërgojnë edhe një…

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shkruar për gjendjen që ka kapluar vendin dhe botën me gripin pandemik. Ahmeti thotë se për të është me rëndësi shëndeti i qytetarëve. Sa i përket fushatës dhe zgjedhjeve të 12 Prillit, Ahmeti thotë se zgjedhjet janë çështja e fundit, me rëndësi është fitore ndaj vi rusit e jo fitore në zgjedhje. “Prioritet absolut i gjithësecilt prej nesh, ne veçanti neve që jemi në shërbim publik, është qytetari dhe shëndeti publik. Zgjedhjet dhe fushata janë çështja e fundit në rradhën dhe agjendën e prioriteteve tona, për arsye se të gjitha kapacitetet…

Lexo më Shumë

Komuna e Gostivarit formoi ekip mobil me qëllim të sigurisë më të madhe kolektive dhe prevenimit nga virusi COVID-19 (Korona virusi). Për shkak të situatës së krijuar, me qëllim të evitimit të kontaktit të drejtpërdrejtë me persona tjerë dhe mos ekspozimit të rrezikut shtesë, të gjithë të moshuarit mbi 60 vjet në territorin e Komunës së Gostivarit, të cilët janë të pafuqishëm dhe kanë gjendje shëndetësore të përkeqësuar, mund të paraqiten në numrat e telefonit: 072 577 713 072 577 741 Ekipi mobil, duke respektuar të gjitha masat parandaluese, do të shkon deri tek ata, do t’ju japin ndihmën e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut po përballet me situatë thuajse të jashtëzakonshme gjatë luftës me virusin COVID-19. Pacientët e prekur nga virusi fatmirësisht janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe prej tyre vetëm për njërën është dashur të futet në funksion aparati për frymëmarrje artificiale, përcjell Gazeta Express. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka treguar në programin e mëngjesit ‘Utrinski brifing’, se numri i aparateve respiratore në Republikën e Maqedonisë në klinikat shtetërore dhe private është rreth 200 dhe janë në pritje edhe të 100 aparateve të tjera. Ndërkohë Kina do t’i dhurojë Maqedonisë edhe 200 aparate të tjera, dhe kështu kapaciteti…

Lexo më Shumë

Maqedoni, liderët nesër takim me Presidentin për shtyrjen e zgjedhjeve Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë ka kërkuar nga presidenti Stevo Pendarovski takim të liderëve ku do të duhet të vendoset për anulimin eventual të zgjedhje të parakohshme parlamentare të 12 prillit si rezultatat i pandemisë së virusit korona . Mickoski theksoi se VMRO-DPMNE-ja mbështet shtyrjen e zgjedhjeve parakohshme parlamentare. Ai theksoi se Presidenti Pendarovski planifikon për nesër thirrjen e takimit . Kreu i VMORO-së nuk sqaroi se çfarë do të ndodhë me Qeverinë teknike por tha se detajet do të diskutohen…

Lexo më Shumë

Në kuadër të masave për parandalim të përhapjes së Koronavirusit është edhe dezinfektimi i Qeverisë, respektivisht media qendrës ku po mbahen pres-konferencat e rregullta. “Dezinfektimi i qendrës mediale është një nga masat që po i ndërmarrim në mënyrë aktive për ta rritur sigurinë e gazetarëve gjatë informimit të tyre”, njoftuan nga Qeveria.

Lexo më Shumë

Në pres konferencën e sotme të Ministrit të shëndetësisë Venko Filipçe, njëra prej gazetareve të pranishme maqedonase, ka pyetur ministrin nëse ëhstë i njoftuar me një rast të dyshimtë të Koronaviorusit në fshatin Hasanbeg të Shkupit. Sipas gazetares në fjalë, një familje nga Italia është kthyer në shtëpinë e tyre në Hasanbeg. Fqinjët kanë vërejtur tek ata simptome të Koronavirusit dhe kanë thirrë ekipet mjekësore, por kur i kanë vërejtur ekipet mjekësore, anëtarët e familjes gjoja kanë ikur përmes dritareve në shtëpi tjetër, transmeton Gazeta Lajm, dhe nuk mund të gjenden. Sipas gazetares, gjoja një rast i tillë është vërejtur…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë solli urdhër për zbatimin e vetëizolimit të detyrueshëm për secilin shtetas të Maqedonisë së Veriut i cili hyn në vendkalimet kufitare, ndërkaq udhëton nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë të konstatuara në Listën e Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH). “Në bazë të dispozitave ligjore dhe detyrimeve për konstatim të masave për parandalim të paraqitjes, futjes, zbulimit të hershëm, parandalimit të përhapjes dhe asgjësimit të koronavirusit Kovid-19, ndërkaq për shkak të mbrojtjes së popullatës nga i njejti, jepet urdhër për zbatim të vetëizolimit të detyrueshëm për secilin shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut i…

Lexo më Shumë

Situata e krijuar nga përhapja e virusit COVID 19 ka goditur gjithë shoqërinë e veçmas sektorin e biznesit. Vlersojmë se në këto momente të rënda për ekonominë shteti duhet të tregohet vigjilent dhe ti lehtësojë biznesit përballjen me situatën e krijuar. Në funksion të kësaj Aleanca për Shqiptarët kërkon nga qeveria : 1.Riprogramim i kredive të konsumatorëve dhe bizneseve! 2.Shtyerje e afatit për pagesat që dalin nga obligimet nga tatimi në fitim, tatimi në të ardhura si dhe kontributet sociale! 3.Takim urgjent i qeverisë me odat ekonomike të hotelierëve, turizmit dhe transportuesve si biznese më të goditura për ti dakorduar…

Lexo më Shumë