Author: Hamdi Kumanova

Sot më 6 mars rreth orës 13:00, zyrtarët policorë nga Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë kanë privuar nga liria 51 vjeçarin nga Gostivari, pronar i një kafiteria në rrugën ‘Goce Dellçev’. Policia njoftoi se lokali ka qenë i hapur në kundërshtim me vendimin dhe rekomandimet qeveritare për shkak të coronavirusit. Personi është mbajtur në stacion policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ndërmerren masa ndaj tij. MPB edhe njëherë bëri apel që të respektohen vendimet qeveritare, rekomandimet dhe këshillat dhe se çdo mosrespektim do të dënohet sipas ligjeve pozitive në shtet.

Lexo më Shumë

Në Kabinetin e presidentit, Stevo Pendarovski nesër në orën 12:00 në vilën “Vodno” do të mbahet takim i liderëve, në të cilin do të marrin pjesë kryetarët e partive politike parlamentare të pozitës dhe opozitës, të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate të deputetëve me lista të pavarura. Siç bënë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, në takimin e liderëve është paralajmëruar prania e kryetarëve të LSDM-së, Zoran Zaev, të VMRO-DPMNE-së, Hristian Miskoski, të BDI-së, Ali Ahmeti, të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, të Alternativës, Afrim Gashi, të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe të PDSH-së, Menduh…

Lexo më Shumë

Policia në Gjilan ka arrestuar një vajzë e cila dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të saj. Rasti ka ndodhur mëngjesin e së dieles në Gjilan, ku pas një mosmarrëveshje, vajza ka sulmuar babain. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar babain e saj viktimën mashkull. Viktima ka pranuar tretmanin mjekësor”, ka njoftuar policia. Ndërkaq e dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot njoftoi se në koordinim me shtetet tjera, para se gjithash ata të rajonit, ndërmerren aktivitete për qarkullim të pandërprerë të kamionëve të cilët transportojnë ilaçe. Ministri Filipçe potencoi se sot është biseduar për qarkullimin e kamionëve të cilët transportojnë ilaçe dhe është përgatitur rregullore se si duhet të qarkullojnë automjetet me të cilat transportohen këto mallra. “Ministria e Punëve të Jashtme është në koordinim të tërësishëm, para se gjithash, me vendet e rajonit. Sot do të përgatitet edhe vendim me shkrim dhe i konfirmuar nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe do të duket…

Lexo më Shumë

Në iniciativë të MPJ-së, shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov sot ka mbajtur takim pune me ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnje e Hercegovinës, Sllovenisë, Bullgarisë, Greqisë, Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi në vend për koordinim dhe marrëveshje që do të mundësojë transport pa pengesa të mallrave në rajon. Siç kumtoi MPJ-ja, ministri Dimitrov, i cili e ka udhëhequr takimin, theksoi se transporti pa pengesa i mallrave është në dobi të të gjitha shteteve të rajonit dhe këtë duhet ta realizojmë me rrezik minimal për shëndetin e të gjithë të përfshirëve në këtë proces. Në takim, shtohet, morën pjesë edhe ministri…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) më së voni deri nesër duhet t’i konfirmojë listat e kandidatëve për koalicionet dhe partitë politike për pjesëmarrje në zgjedhjet më 12 prill. Lista të kandidatëve në KSHZ dorëzuan 15 koalicione dhe parti politike, ndërsa deri më tani është konfirmuar vetëm lista e partisë “Votë për Maqedoninë” për pesë njësi zgjedhore. Sipas ndryshimeve të fundit të Kodit Zgjedhor tani procedura për kontrollimin e kandidatëve zgjatë më shumë. Certifikatat që nuk janë të dënuar dhe të dhëna të tjera kontrollohen përmes gjykatave nga ana e KSHZ-së dhe për t’ia dorëzuar KSHZ-së gjykatat i kanë 24 orë…

Lexo më Shumë

Inspektorati i punës, i shoqëruar nga policia, sonte ka kryer kontrolle në Shkup, lidhur me respektimin e masës për mos hapje të lokaleve,përcjell GazetaExpress. Është konstatuar se masa në përgjithësi respektohet, por në Çair janë hasur shtatë lokale të hapura. Inspektorati i ka mbyllur ato dhe u ka shqiptuar masën e mbylljes së përkohshme, deri në skadimin e masave të jashtëzakonshme të vendosura shkaku i Koronavirusit.

Lexo më Shumë

Më datë (14-mars) rreth orës 21 e 10 minuta, 57-vjeçari Z.Gj. nga Gostivari, në Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, ka denoncuar se në atarin e fshatit Kryqi i Mitros, në sipërfaqe prej 200 metër katrorë, persona të panjohur kanë prerë 18 rrënjë drunjë të dushkut pronë e kishës ,,Shën Dhimitri”. Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe merren masat për gjetjen e kryerësve dhe zbardhjen e plotë tër rastit.

Lexo më Shumë

A.R. 63 vjeçar nga Forina e Gostivarit është kapur duke vjedhur në një veturë të parkuar në Gostivar. Ai është kapur duke plaçkitur para nga një kombe të parkuar në rrugën “Pançe Popovski”, pronë e 19 vjeçarit M.H. nga Shkupi. 19 vjeçari e ka kapur 63 vjeçarin në vendin e ngjarjes, kurse ai ka nxjerrë thikën dhe është larguar. Policia ka ngritur padi ndaj 63 vjeçarit për “Plaçkitje”.

Lexo më Shumë

Në Kërçovë sot u mbajt aksion i jashtëzakonshëm i dhurimit të gjakut. E organizuan Organizata komunale e Kryqit të Kuq dhe Kabineti i Institutit për transfuziologji. “Në këtë aksion dhurues të gjakut ishin kryesisht njerëzit humanë, të cilët e kanë grupin e gjakut zero negativ. Deri në këto momente kanë dhuruar gjak gjashtë persona. Zakonisht edhe gjatë çdo aksioni të dhurimit të gjakut i pranishëm ekipi ynë mjekësor. Ne si organizatorë jemi të kënaqur nga jehona, sepse kemi kërkuar kryesisht zero negativ për të cilën ka nevojë momentalisht”, tha dr. Valbona Neziri. Aksioni i dhurimit të gjakut është zbatuar në…

Lexo më Shumë

Kaluam edhe një natë të qetë, pa probleme në qytet. Rekomandimet e kompetentëve kryesisht po respektohen. Jemi të kënaqur nga situata sepse kjo do të ndikojë shumë në ndërprerjen e përhapjes së koronavirusit, deklaroi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka, i cili njëherit udhëheq edhe me Shtabin Operativ pasi të premten në komunat Dibër dhe Qendra Zhupë ishte shpallur gjendje krize me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit pas pacientëve pozitivë të regjistruar nga ka rajon. “Nuk ka të infektuar të ri, shpresojmë që kështu do të jetë edhe më tutje. Furnizimi me artikuj ushqimorë dhe artikuj të tjerë dhe ilaçe…

Lexo më Shumë

Komuna e Kërçovës në kuadër të disa masave të cilat po ndërmerren për parandalim të përhapjes së koronavirusit, bën dezinfektimin e të gjitha shkollave dhe kopshteve. Dezinfektimi pritet të përfundojë deri në fund të javës, ndërkaq e kryen Qendra për shëndet publik Manastir. “Që të parandalojmë dukuri të mundshme të koronavirusit në Kërçovë, në bashkëpunim me Qendrën për shëndet publik nga Manastiri, po bëhet dezinfektimi i të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Komunë. Kjo fushatë filloi së pari në shkollat nga mjediset rurale javën e kaluar, përderisa prej sot do të bëhet edhe në të gjitha shkollat e…

Lexo më Shumë