Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vazhdimisht dhe nga afër do ta ndjekë situatën me paraqitjen e virusit Kovid-19 dhe do të reagojë me masa të përshtatshme nëse ka nevojë për produkte të caktuara bujqësore. “Nuk ka nevojë për panik. Ekziston një stok i mjaftueshëm i produkteve themelore bujqësore dhe ushqimore. Qeveria dje ka miratuar një pjesë të masave, ngrihen çmimet e produkteve themelore edhe atë të: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve, përveç atyre me dëshmi të faturave hyrëse të rritura”, deklaroi për MEDIAL-në ministri resor, Trajan Dimkovski.…
Author: Hamdi Kumanova
Deri në orën 12 numri i pacientëve në Maqedoni është rritur në 26, tha ministri Venko Filiçe. “Në mëngjes janë testuar dhjetë, pozitive janë testet e tre pacientëve që janë testuar në Zhan Mitrev. Edhe sot në ISHP, i bëmë teste kontrolle dhe konfirmuan rezultatin. Bëhet fjalë për pacient nga Shkupi, kontakte e tij janë mapuar. Një çift bashkëshortor, që ka qëndruar jashtë vendit, ka ardhur këtu para një jave,. Një anëtare i familjes i ka dërguar materiale. I pari është në klinikën infektive, çifti bashkëshortor janë në shërim shtëpiak., më pas do të sillen në Klinikë. Këtë mëngjes ka…
Situata e krijuar pas përhapjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë në shtyrjen e proceseve gjyqësore. Qeveria në seancën e mbrëmshme ka rekomanduar që Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme të shqyrtojnë mundësinë për miratimin e vendimit për shtyrje të gjykimeve, por me disa përjashtime, ka informuar Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk. “Përjashtime kanë lëndët te të cilat ka nevojë për urgjencë të procedurës, siç janë lëndët të cilat janë para vjetërsimit, lëndët në të cilat janë shqiptuar masat për paraburgim apo masa të tjera për sigurim të prezencës, si dhe lëndët te të cilat do të…
Ministria e Punëve të Brendshme prej nesër do ta vendos në funksion linjën telefonike falas 080000201 dhe emailin [email protected] në të cilët qytetarët do të mund të marrin informacione përkatëse për funksionimin e shërbimeve dhe serviseve të MPB-së në periudhën e ardhshme në pajtim me gjendjen me koronavirusin dhe rekomandimet e Qeverisë. Shërbimet janë të qasshme edhe në gjuhën maqedonase edhe shqipe. “Të punësuarit në MPB, ku është e mundur, i reduktojnë kontaktet me palët në pjesën e procedurave dhe shërbimeve të cilat nuk janë urgjente dhe që nuk janë të kufizuara me afate. Gjithmonë kur kjo është e mundur,…
Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në konferencë për shtyp njoftoi se ka pasur 14 përpjekje për të dalë nga hapësira ku ka krizë në Dibër dhe në Qendër Zhupë pas leje mjekësore, e që janë ndaluar nga policët që po sigurojnë rajonin. “Është mundësuar transportimi pa pengesë i parave në banka dhe bankomate. Vazhdimisht ridrejtohet komunikacioni ndërsa qytetarët vazhdimisht informohen për gjendjen”, tha Çulev
Edhe pse me ligj është e ndaluar rreptësisht hapja e kafiterive në kohën e epidemisë Covid 19, sic duket ligji vlen vetëm për shqiptarët edhe në këtë rast, ndërsa te maqedonasit ende nuk ka arritur shkruan Almakos. Qytetarët e Kumanovës kanë denoncuar raste të shumta ku kafiteri maqedonase e sidomos në qendër të qytetit janë hapur dhe janë parë njerëz duke pirë kafe. Kafiteria The Harb ose Irish Pub që gjendet afër bibliotekës së qytetit gjatë ditës së sotme ka pasur vizitor të cilët janë parë duke pirë kafe. Qytetarët apelojnë deri te institucionet kompetente që të mos bëjnë diskriminime…
Seancë e Dhomës së Lartë të Parlamentit spanjoll për ratifikimin e Protokollit inkuadrues për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe konferencë për shtyp e ministrit të Jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe ambasadorit spanjoll, Emilio Lorenco Sera.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka qenë mysafir në emisionin “Utrinski Brifing”. Ai është pyetur me këtë rast edhe me aksionin e paralajmëruar nga BDI me “10 mijë aktivistët”. Filipçe theksoi se ky aksion nuk e ndihmon situatën por mund të bëjë vetëm dëm më të madh. Ai theksoi se situata e krijuar mund të tejkalohet vetëm në mënyrë institucionale, e jo me njerëz të patrajtuar.
Kryetari i Komunës së Dibrës, Hekuran Duka për ‘Sloboden Pecat’, ka theksuar se në këtë qytet në të cilin është shpallur situatë krize është e domosdoshme që të përforcohet ndihma mjeksore dhe se presin që gjatë ditës së sotme këtë ta bën pushteti qëndror. “Në ora 10:00 kemi takim me shtabin e krizës pasi situata po përkeqësohet. Presim ndimë nga pushteti qëndror, përkatësisht personel mjekësor, paisje mjekësore dhe dezinfektues. Na nevojiten dhe veshje mbrojtëse mjeksore. Kemi aktualisht por na duhen furnizime, sepse përveç që janë drejt përfundimit janë një-përdormshe. Pak ka dhe frikë dhe kjo është. Në Dibër nuk ka…
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me kërkesë të tij mbrëmë ka biseduar në telefon me homologun e tij holandez, Stef Bllok pak përpara mbledhjes së Këshillit për Çështje të Përgjithshme, i cili pritet që më 24 mars të marrë vendim për bisedimet hyrëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, përcjell GazetaExpress nga Portalb. Bllok e ka informuar Dimitrovin se në letrën deri te parlamenti holandez, Qeveria e Holandës i ka ndarë gjetjet e Komisionit Evropian se Qeveria ka vazhduar që të bëjë reforma të prekshme në lidhje me kushtet e vendosura nga BE në qershor të vitit 2018-të.…
Dje në ora 19.00, 52-vjeçari R.F. nga Tetova në SPB-Tetovë ka denoncuar se në rrugën ,,166″ në afërsi të një marketi në Tetovë, ka qenë i sulmuar fizikisht nga një person i panjohur informon TS. Merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Qeveria mbrëmë vonë solli Vendim për ngrirjen e çmimeve të produkteve kryesore: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve në ditën e shpalljes së pandemisë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), përveç atyre që ka dëshmi se janë rritur faturat hyrëse. Ky Vendim, siç u njoftua, hyn në fuqi ditën tjetër pas publikimit në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë të Veriut”, dhe është miratuar me qëllim që të mos keqpërdoret situata aktuale në treg, si dhe të mbrohen konsumatorët në kushte të kërkesave të rritura. Inspektorati i tregut obligohet të bëjë…

