Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vazhdimisht dhe nga afër do ta ndjekë situatën me paraqitjen e virusit Kovid-19 dhe do të reagojë me masa të përshtatshme nëse ka nevojë për produkte të caktuara bujqësore.
“Nuk ka nevojë për panik. Ekziston një stok i mjaftueshëm i produkteve themelore bujqësore dhe ushqimore. Qeveria dje ka miratuar një pjesë të masave, ngrihen çmimet e produkteve themelore edhe atë të: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve, përveç atyre me dëshmi të faturave hyrëse të rritura”, deklaroi për MEDIAL-në ministri resor, Trajan Dimkovski.
Qeveria mbrëmë miratoi një sërë masash që e detyrojnë Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Agjencinë e Rezervave të Mallrave të hartojnë një listë të produkteve ushqimore që do të jenë subjekt i ndërhyrjes së mundshme të importit brenda pesë ditëve. Agjencia e Rezervave të Mallrave do të duhet të paraqesë menjëherë një listë të mallrave në magazinë me të dhëna për sasinë. E miratuan gjithashtu edhe Informacionin me të cilin propozohet ndalesa e eksportit të grurit dhe miellit të grurit në të gjitha vendet për një periudhë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë, i detyroi Drejtorinë Doganore dhe Ministrinë e Bujqësisë ta ndjekin trendin e eksportit të vajit të rafinuar të lulediellit, orizit dhe produkteve si makarona, biskota etj.



