Author: Hamdi Kumanova

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se sot kanë ndaluar një tregtar në fshatin Pestovë, i cili në momentin e inspektimit po shiste 100kg miell 80€. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna ka bërë me dije se rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Sipas komunës, ka furnizime mjaftueshëm dhe se nuk ka nevojë për panik. “Rritja e çmimeve në këtë periudhë pandemie globale për shkak të Coronavirus është vepër penale e dënueshme me ligj. Tregtarët e pandërgjegjshëm po e prishin imazhin e shumicës së bizneseve…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, pas përfundimit të takimit me krerët tjerë të partive politike tek Presidenti i shtetit, njoftoi se qëndrimi i tyre që nga fillimi ka qenë anulimi i zgjedhjeve për shkak të rrezikshmërisë së përhapjes të gripit pandemik. Sela e shfrytëzojë rastin që t’i bëj apel Qeverisë që të jenë më të kujdeshëm në marrjen e vendimeve dhe zbatimin e tyre. Sela i bëri thirrje Qeverisë që të dërgojë shtabin e krizës në Dibër dhe Qendër Zhupë, pra në këto vende ku është shpallur gjendje krize pasi që ka persona me sëmundje kornike të cilët…

Lexo më Shumë

Agjencia për Shërbime të mediatike audio dhe audiovizuele (AShMAAV) më 17 shkurt filloi monitorimin parazgjedhor të mediave dhe nuk ka konstatuar shkelje të Kodit Zgjedhor në periudhën e kaluar, thuhet në raportin e katërt javor që AShMAAV ia ka dërguar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KShZ). Monitorimi i punës së mediave do të vazhdojë në periudhën e ardhshme, për çka AShMAAV ka marrë 5.277.000 denarë nga qeveria. AAVMS informon se më 6 mars kanë përfunduar debatet publike për tekstet e Draft metodologjisë për monitorimin e prezantimit të mediatik zgjedhor përmes programeve radiotelevizive gjatë procesit zgjedhor dhe Draft udhëzuesit për konfirmimin e…

Lexo më Shumë

Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut është institucioni i radhës që ka ndërmarrë masa për parandalimin e përhapjes së mëtejmë të virusit korona. Së fundmi, ato kanë dalë me një thirrje për përdorimin sa më të reduktuar të parave të gatshme, pasi ato vlerësohen si një nga kanalet e shpeshta për transmetim të infeksionit, njofton Portalb.mk. “Për shkak të parandalimit të transmetimit eventual të infeksionit, apelojmë që të ulet përdorimi i parave të gatshme dhe të përdoren më shumë kartelat për pagesë dhe alternativat e tjera, mënyrat elektronike, mënyrat elektronike të kryerjes së transaksioneve. U rekomandojmë edhe bankave që të…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, tha se njëzëri me konsensus të gjithë sollën vendim që zgjedhjet të anulohen. “Ajo që kishte dilemë ishte të gjendet rruga ligjore që ajo të realizohet. Qëndrimi jonë është që të respektohet para se gjithash kushtetuta dhe ligjet. Qëndrimi jonë është se i nevojshëm menjëherë pas takimit, të formohet ekip i ekspertëve që do të sjell bazë ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve”, tha Micksoki. Ai tha se duhet të shpallet të shpallet krizë në shtet. “Prioritet është shëndeti i qytetarëve edhe përballja me virusin. Qartë duhet të ndiqet ajo që shteti si apel e jep dhe qytetarët…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bujar Osmani pas takimit të sotëm në kabinetin e presidenti Stevo Pendarovski, njoftoi se të gjithë partitë politike janë dakurduar se duhet të shtyhen zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit. Osmani theksoi se presidenti Pendarovski në konsultim me ekspertët juridikë do të përcaktojë mënyrën ligjore për shtyrjen e zgjedhjeve. “Kemi konstatim të përbashkët se zgjedhjet do të duhet të anulohen sepse shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm. Mënyrën se si do të implementohet ky vendim politik mbetet presidenti së bashku me ekspertët të vendosë në orët dhe ditët në vazhdim.”-tha mes tjerash…

Lexo më Shumë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, vazhdimisht dhe nga afër do ta ndjekë situatën me paraqitjen e virusit Kovid-19 dhe do të reagojë me masa të përshtatshme nëse ka nevojë për produkte të caktuara bujqësore. “Nuk ka nevojë për panik. Ekziston një stok i mjaftueshëm i produkteve themelore bujqësore dhe ushqimore. Qeveria dje ka miratuar një pjesë të masave, ngrihen çmimet e produkteve themelore edhe atë të: bukës, kripës, vajit, qumështit dhe produkteve të qumështit, vezëve, miellit, mishit, makaronave, ilaçeve dhe dezinfektuesve, përveç atyre me dëshmi të faturave hyrëse të rritura”, deklaroi për MEDIAL-në ministri resor, Trajan Dimkovski.…

Lexo më Shumë

Deri në orën 12 numri i pacientëve në Maqedoni është rritur në 26, tha ministri Venko Filiçe. “Në mëngjes janë testuar dhjetë, pozitive janë testet e tre pacientëve që janë testuar në Zhan Mitrev. Edhe sot në ISHP, i bëmë teste kontrolle dhe konfirmuan rezultatin. Bëhet fjalë për pacient nga Shkupi, kontakte e tij janë mapuar. Një çift bashkëshortor, që ka qëndruar jashtë vendit, ka ardhur këtu para një jave,. Një anëtare i familjes i ka dërguar materiale. I pari është në klinikën infektive, çifti bashkëshortor janë në shërim shtëpiak., më pas do të sillen në Klinikë. Këtë mëngjes ka…

Lexo më Shumë

Situata e krijuar pas përhapjes së virusit korona në Maqedoninë e Veriut mund të sjellë në shtyrjen e proceseve gjyqësore. Qeveria në seancën e mbrëmshme ka rekomanduar që Këshilli Gjyqësor dhe Gjykata Supreme të shqyrtojnë mundësinë për miratimin e vendimit për shtyrje të gjykimeve, por me disa përjashtime, ka informuar Ministria e Drejtësisë, njofton Portalb.mk. “Përjashtime kanë lëndët te të cilat ka nevojë për urgjencë të procedurës, siç janë lëndët të cilat janë para vjetërsimit, lëndët në të cilat janë shqiptuar masat për paraburgim apo masa të tjera për sigurim të prezencës, si dhe lëndët te të cilat do të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme prej nesër do ta vendos në funksion linjën telefonike falas 080000201 dhe emailin [email protected] në të cilët qytetarët do të mund të marrin informacione përkatëse për funksionimin e shërbimeve dhe serviseve të MPB-së në periudhën e ardhshme në pajtim me gjendjen me koronavirusin dhe rekomandimet e Qeverisë. Shërbimet janë të qasshme edhe në gjuhën maqedonase edhe shqipe. “Të punësuarit në MPB, ku është e mundur, i reduktojnë kontaktet me palët në pjesën e procedurave dhe shërbimeve të cilat nuk janë urgjente dhe që nuk janë të kufizuara me afate. Gjithmonë kur kjo është e mundur,…

Lexo më Shumë

Ministri teknik për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në konferencë për shtyp njoftoi se ka pasur 14 përpjekje për të dalë nga hapësira ku ka krizë në Dibër dhe në Qendër Zhupë pas leje mjekësore, e që janë ndaluar nga policët që po sigurojnë rajonin. “Është mundësuar transportimi pa pengesë i parave në banka dhe bankomate. Vazhdimisht ridrejtohet komunikacioni ndërsa qytetarët vazhdimisht informohen për gjendjen”, tha Çulev

Lexo më Shumë