Mbyllet lokali dhe prangoset 57 vjeçari me iniciale V.Xh nga fshati Dobridoll i Gostivarit, si pasojë e mosrespektimit të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e koronavirusit. Mbrëmjen e djeshme, gjatë aksionit kontrollues të bërë nga Inspektorati Shtetëror për Trageti, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në fshatin Dobridoll, u kap në flagrancë 57 vjeçari V.Xh bashkë me familjarët e tij, tek sa po ushtronte biznesin e tij në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria periudhën e tanishme. Në lokal u gjetën mbi 15 persona të cilët ishin mbledhur për të pirë kafe, veprim ky krejtësisht i jashtëligjshëm…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi në deklaratë për MEDIAL-n thotë se e pret propozimin e kryetarit të Qeverisë teknike, Oliver Spasovski që do t’ia dërgojë presidentit të vendit i cili ka kompetenca për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet. Xhaferi e ndan mendimin me ekspertë të caktuar se pas vetëshpërndarjes de shpalljes së zgjedhjeve Parlamenti nuk mund të thirret sërish. Zgjedhjet sipas kryetarit të Kuvendit do të shtyhen me dekret nga ana e Qeverisë, në bazë të nenit 126 të Kushtetutës. Në bazë të Nenit 125 të Kushtetutës paragrafi 4 nëse Kuvendi nuk mund të takohet, vendim për ekzistim…
Shpërthimi i pandemisë globale të koronavirusit, jo vetëm që rrezikon shëndetin e qytetarëve por godet edhe xhepat e tyre. Pavarësisht thirrjeve të shumta për të mos i rritur çmimet, produktet ushqimore në “Bit Pazar” të Shkupit nuk mund të blihen si më parë, shkruan gazeta LAJM. Janë rritur çmimet e domateve, trangujve, pemëve që përmbajne vitamin C si dhe perimeve tjera që përdorën çdo ditë nga qytetarët. Shitësit thonë se nuk është faji i tyre për rritjen e çmimeve, ndërsa qytetarët ankohen se kjo situatë nuk mund të përballohet gjatë dhe kërkojnë ndihmë nga shteti. Ekipi i gazetës LAJM ka…
Ish-kryeministri Zoran Zaev ka dhënë shpjegime se çfarë nënkupton praktikisht gjendja e jashtëzakonshme. Ai ka thënë se kjo nënkupton që të funksionojnë të gjitha veprimtaritë, përveç nëse Qeveria me urdhër të veçantë nuk mbyll ndonjë objekt ose veprimtari. “E dyta, gjendja e jashtëzakonshme nënkupton se do të mund të dalim ditën, të kryejmë obligimet, të kthehemi në punë ose shtëpi por duke qenë shumë serioz. Të shkojmë të kryejmë punë me maska dhe doreza dhe të kthehemi përsëri me kujdes të madh. Të moshuarit do të guxojnë të dalin nga shtëpia, por nëse duhet të kryejnë ndonjë obligim. Mjete dezinfektimi…
Tani për tani ka prej ku të furnizohen masa mbrojtëse, por nëse ka nevojë në bashkëpunim me sektorin e biznesit së bashku do të dalim me zgjidhje, deklaroi zëvendëskryeministrja për Çështje Ekonomike Milla Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si Qeveri mund ta urdhërojmë ndonjë kompani të prodhojë maska. “Tani për tani ka prej ku të furnizohen, por kuptohet nëse ndodh kjo, jo me urdhër, por me negociata së bashku do të dalim me ofertë. Konsideroj se sektori i biznesit vihet në dispozicion në këtë krizë dhe unë jam në të vërtetë shumë e lumtur sepse vetë…
Kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin Agim Veliu. Zyra e kryeministrit të Kosovës, përmes një kumtese për media, thotë se mbrëmë vonë, pas mesnate, Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, është deklaruar kundër qëndrimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës mbi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. “Në këto rrethana jam i detyruar të veproj, andaj edhe kam vendosur të shkarkoj z. Veliu nga detyra e Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike. Unë kam njoftuar Kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për vendimin që kam marrë dhe po ashtu kam kërkuar prej tij që…
Shkon në 35 numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë, deri në ora 12:00, është 35. Sot në mëngjes kanë dalë pozitiv ndaj virusit korona edhe 4 persona, përcjell GazetaExpress nga In7. “Mbrëmë vonë në Aeroportin e Shkupit ka arritur një avion me udhëtarë. Udhëtarët janë testuar dhe janë mbajtur në izolim deri në marrjen e rezultateve. Rezultatet e të gjithë udhëtarëve janë negativë, dhe ata janë lëshuar në izolim të detyrueshëm shtëpiak”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë. Ministria informoi se personat përkohësisht janë…
Spitali klinik “Axhibadem Sistina” kumtoi se përkundër të gjitha kapaciteteve të veta të lira dhe makinave respiratore, pas marrëveshjes paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë, plotësisht disponon edhe me spitale mobile me të cilat do t’i përforcojë kapacitetet për vendosje të pacientëve. “Axhibadem Sistina” disponon me pesë spitale mobile – tenda të cilat mund të transportohen në tërë territorin e vendit. Spitalet mobile kanë kyçje të vet të rrymës, ndërsa në to, sipas nevojës do të instalohen makina respiratore dhe e tërë mbështetja tjetër mjekësore, e domosdoshme për trajtim të pacientëve. Këto pesë spitale mobile janë të pajisura me krevatë të…
Policia të martën rreth orës 13 e 10 minuta afër vendkalimit kufitar ka arrestuar personat A.A. (29) dhe M.A. (21) të dy nga Kumanova, për shkak se në mënyrë ilegale e kanë kaluar kufirin nga Kosova në drejtim të Maqedonisë. Pas kontrollit të kryer është konstatuar se M.A. është kërkuar me urdhër gjyqësor nga Gjykata Themelore në Kumanovë për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 6 viteve. Ai është dorëzuar në stacionin policor në Kumanovë.
Ministrja e Financave Nina Angellovska në një konferencë për shtyp sot nga Qeveria deklaroi se deri sa të jenë në fuqi masat e ndërmara nga ana e qeverisë së RMV-së, për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19 dhe rrezikut të tij, nuk do të merr pagën e saj që i takon si ministër. Gjithashtu sot nga qeveria u deklaruan edhe ministrat e tjerë: Kreshnik Bekteshi, Mila Carovska dhe guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angelovska Bezhoska.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dalur me pakon e parë të masave për mbështetjen e kompanive, pasi që vendi është përfshirë në zonën alerte të pandemisë. Zv/ministrja për çështje ekonomike Mila Carovska tha se masa e parë për likuiditet të ndërmarrjeve mikro-makro, gjegjësisht 5.5 milionë euro janë dizajnuar me kujdes të madh. “Çdo kompani do të mundet të fitojë prej 3 deri në 30 mijë euro. Mikro-kompanitë prej 3 deri në 5 mijë euro. Kompanitë e vogla prej 10 deri në 15.000 euro, të mesmet prej 15 deri në 30 mijë euro. Këto kredi pa kamata, grejs-periudhë të pagesës…
Për BDI-në dhe liderin Ali Ahmeti, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kudo që jetojnë, nuk kanë qenë dhe nuk janë vetëm numra e aq më pak nuk do të shfrytëzohen vetëm për vota. Këtë e dëshmon dhe vendimi i Ministrisë së Arsimit që Shkolla Fillore Periferike ‘Vasill Gllavinov’ në fshatin Buzallakovë të mëvetësohet nga shkolla qëndrore e Komunës së Velesit. Nga Shtabi Zgjedhor i BDI-së në njësinë numër 3 përmes një statusi në faqen zyrtare në rrjetin social facebook thonë se shqiptarët e Buzallakovës, Kllukovecit dhe Slivnikut falë angazhimit të BDI-së, së shpejti do të kenë Shkollë Qëndrore që do…

