Shkon në 35 numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i të infektuarve me virusin korona në vendin tonë, deri në ora 12:00, është 35. Sot në mëngjes kanë dalë pozitiv ndaj virusit korona edhe 4 persona, përcjell GazetaExpress nga In7.
“Mbrëmë vonë në Aeroportin e Shkupit ka arritur një avion me udhëtarë. Udhëtarët janë testuar dhe janë mbajtur në izolim deri në marrjen e rezultateve. Rezultatet e të gjithë udhëtarëve janë negativë, dhe ata janë lëshuar në izolim të detyrueshëm shtëpiak”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.
Ministria informoi se personat përkohësisht janë dërguar në kazermën në Pepelishte, ndërkaq atje janë vizituar nga epidemiologë, Sot do të dërgohen në grup të caktuar për izolim në Demir Kapi.
Më shumë informata do të japë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili do të mbajë konferencë për shtyp në orën 15:00.



