Spitali klinik “Axhibadem Sistina” kumtoi se përkundër të gjitha kapaciteteve të veta të lira dhe makinave respiratore, pas marrëveshjes paraprake me Ministrinë e Shëndetësisë, plotësisht disponon edhe me spitale mobile me të cilat do t’i përforcojë kapacitetet për vendosje të pacientëve.
“Axhibadem Sistina” disponon me pesë spitale mobile – tenda të cilat mund të transportohen në tërë territorin e vendit. Spitalet mobile kanë kyçje të vet të rrymës, ndërsa në to, sipas nevojës do të instalohen makina respiratore dhe e tërë mbështetja tjetër mjekësore, e domosdoshme për trajtim të pacientëve. Këto pesë spitale mobile janë të pajisura me krevatë të larguar dy metra distancë mes veti dhe kapaciteti i përgjithshëm i tyre është 70 shtretër.
Këto spitale mobile, nëse paraqitet nevoja, tërësisht do të jenë në dispozicion së bashku me ekipin mjekësor të spitalit “Axhibadem Sistina”. Prioriteti ynë është shëndeti i të gjithë qytetarëve dhe kujdesi për ta”, qëndron në kumtesë.



