Mbyllet lokali dhe prangoset 57 vjeçari me iniciale V.Xh nga fshati Dobridoll i Gostivarit, si pasojë e mosrespektimit të masave të marra nga Qeveria për parandalimin e koronavirusit.
Mbrëmjen e djeshme, gjatë aksionit kontrollues të bërë nga Inspektorati Shtetëror për Trageti, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit në fshatin Dobridoll, u kap në flagrancë 57 vjeçari V.Xh bashkë me familjarët e tij, tek sa po ushtronte biznesin e tij në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria periudhën e tanishme.
Në lokal u gjetën mbi 15 persona të cilët ishin mbledhur për të pirë kafe, veprim ky krejtësisht i jashtëligjshëm kundrejt masave të marra nga Qeveria për parandalimin e virusit korona.
Njoftimi nga Policia e Shtetit konfirmon se personi në fjalë ka kryer vepër penale, saktësisht shkelje e ligjit sipas nenit 205 dhe 206 të Kodit Penal: “Për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që shkelin vendimet e marra nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut”.



