Author: Hamdi Kumanova

Ka sasi të mjaftueshme të testeve, afër 1.500 në këtë moment, ndërsa ka paralajmërime edhe për donacion të një mijë testeve dhe furnizim tonin edhe me një mijë që duhet të përfundojë gjatë kësaj jave, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për media. “Kemi informacion se vendi ynë mund të llogarisë në sasinë prej një mijë testeve në javë për shkak se kërkesa për momentin në të gjitha vendet është e madhe”, tha Filipçe. Sa i përket asaj se një institucion shëndetësor në vend ankohet për mungesë të maskave mbrojtëse dhe dorezave, Filipçe tha se deri…

Lexo më Shumë

Asnjë shtetas i Maqedonisë nuk e kaluar vendkalimin kufitar ‘Bogorodicë’ që në Maqedoni është më i frekuentuari. Siç njoftojnë nga vendkalimi kufitar ‘Bogorodicë’, situata është e qetë si asnjëherë më parë dhe se po respektohet masat e Qeverisë maksimalisht. Funksioni vetëm komunikacioni i automjeteve të rënda për hyrje dhe dalje nga vendi por me vërejtje se nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit nga ana greke kamionët nuk do të lëshohen për hyrje në Maqedoni. Gjatë ditë së sotme nga ora 6:00 deri në orën 14:00 për dalje nga vendkalimi kufitar ‘Tabanoc’ ka pasur 79 shtetas të Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Në periudhën në vijim, Gjykata Themelore Penale – Shkup do të vazhdojë me gjykimin vetëm të lëndëve urgjente dhe të pa-anuluara, përkatësisht lëndët e paraburgimit dhe penale me masa të tjera për të siguruar praninë e të akuzuarit, veprat penale që janë në rrezik të vjetërsimit, veprat penale që janë në proces të sjelljes së vendimit, si dhe të gjitha veprat penale dhe detyrimet të përfshira në vendimin e publikuar të Këshillit Gjyqësor, informojnë nga Gjykata Penale. “Për të mbrojtur palët në proces dhe zyrtarët e gjykatës nga përhapja e koronavirusit, gjykata njofton të gjithë qytetarët që kanë marrë thirrje…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev ka përshëndetur vendimin e Qeverisë me të cilin i kërkohet presidentit të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme. Vendimi i këtillë sipas ish kryeministrit, i mundëson Qeverisë që më me efikasitet të përballohet me situatën e krijuar dhe të parandalojë zgjerimin e korona virusit. Zaev sqaroi masat që do të meren në gjendje të jashtëzakonshme duke shtuar se liria e lëvizjes do të varet nga respektimi i masave prej qytetarëve. ZORAN ZAEV, LSDM “Gjendja e jashtëzakonshme nënkupton të punojnë të gjitha objektet përveç nëse Qeveria me urdhër të veçantë nuk mbyll ndonjë objekt ose veprimtari. E dyta…

Lexo më Shumë

Një nënë dhe vajza e saj nga Strumica janë kthyer nga Piaçenca e Italisë dhe nuk i kanë ndjekur rekomandimet për izolim nga virusi korona. Megjithëse duhej të qëndronin në shtëpi dhe të mos kenë kontakt me fqinjët, ata disa herë kanë dalë para ndërtesës. Mosrespektimi i masave do t’u kushtojë vepër penale – Mosrespektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. Prokuroria Themelore Publike “Më 27.02.2020 dhe 28.02.2020, të pandehurit në raste të ndara kanë zbritur nga banesat, ku janë zbatuar masat e izolimit para ndërtesës së banimit, ku janë parë nga nëpunësit e policisë dhe janë paralajmëruar të kthehen në…

Lexo më Shumë

Rezultatet nga analizat e 19 personave tregojnë për shtim të numrit të të prekurve nga viorusi Korona në Dibër. Edhe 8 persona kanë rezultuar pozitiv duke e cuar kështu në 24 numrin e të infektuarve në këtë qytet. Mes tyre ka edhe personel mjekësor. Nga Shtabi i Krizës njoftojnë se janë marrë monstra për analiza edhe në Komunën e Zhupës. U apelohet qytetarëve të Dibrës e qendër Zhupës, të mos dalin pa nevojë nga shtëpitë, të respektojnë të gjitha masat e marra, e më e rëndësishmja, në këtë gjendje krize të njoftojnë saktë mjekët për të mbrojtur sidomos shëndetin e…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Media, në interes të informimit më të mirë të publikut dhe gazetarëve dhe punonjësve mediatik të sigurt gjatë kryerjes së detyrave të tyre të përditshme profesionale, përgatitën doracakun: “Udhëzime për raportim të sigurt dhe profesional mbi virusin korona (COVID-19)”. Doracaku, ofron udhëzime mbi raportimin etik, profesional dhe të përgjegjshëm për virusin Korona në kushte të pandemisë globale. Për këtë qëllim, janë siguruar rekomandime për përdorimin e burimeve relevante të informimit, rekomandime për të shmangur sensacionalizmin, përdorimin e fjalorit përkatës, përdorimi i kujdesshëm i vizualizimit etj. Doracaku përfshin edhe protokollin për…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi ka bërë të ditur aktivitetet e reja në institucionin që ajo drejton duke thënë se po vazhdon larja dhe dezinfektimi i rrugëve në komunën e Tetovës informon TetovaSot Sipas saj mbrëmë u janë larë dhe dezinfektuar: Bulevardi Industrial, rruga Dervish Cara si dhe rruga J.Sandanski! Sipas planit operativ do të lahen dhe dezinfektohen të gjitha rrugët primare dhe dytësore ne teritorin e komunës së Tetovës.

Lexo më Shumë

Ekrem Halimi Padyshim se kushtetuta, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe gjendja e jashtëzakonshme janë elemente që janë të ndërlidhura ndërmjet veti. Pjesa e shtatë e kushtetutës së RMV-së, i referohet Mbrojtjes së Republikës, Luftës dhe Gjendjes së jashtëzakonshme. Neni 125 i kushtetutës që është pjesë përbërëse e kësaj pjese e që në mënyrë të drejtpëdrejtë i referohet gjendjes së jashtëzakonshme parasheh që “Gjendja e jashtëzakonshme paraqitet kur ndodhin fatkeqësi të mëdha natyrore ose epidemi”. Paragrafi i 2 parashehë që “Ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin e Republikës së Maqedonisë ose të një pjese të saj e cakton…

Lexo më Shumë

Për shkak të ekzistimit të dyshimit për vepër të kryer penale “moszbatim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë, DPB Kërçovë ka parashtrashtruar kallëzim penal kundër M.Z. (35) nga fshati Pllasnicë e Kërçovës. Siç bëri të ditur MPB, ai në mëngjesin e sotëm në orën 08:45 është vërejtur si drejton automjetin “fiat punto”, me targa të Kërçovës, në rrugën rajonale Makedonski – Brod – Kërçovë, pas çfarë nëpunësit policorë ia kanë ndalur automjetin. Në këtë rast është konfirmuar se M.Z. më 16.03.2020, në vendkalimin kufitar “Tabanoc”, gjatë hyrjes në shtet, personalisht me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale ka nënshkruar deklaratë…

Lexo më Shumë

Duhet të kemi mbrojtje për të gjithë qytetarët përmes ekzistimit të karantinës për ata të cilët kthehen në vend. U desh të gjendet hapësirë e izoluar në të cilën do të bëhen kontrollet e para epidemiologjike të këtyre personave dhe në bazë të asaj të shohim se si është situata e tyre shëndetësore, theksoi kryeministri Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me kushtet në Pepelishtë ku janë vendosur personat të cilët kthehen në vend. “Gjithsesi kushtet nuk janë shumë të mira, por janë të mundshme për izolim të mirë në momentet e para. Do të…

Lexo më Shumë

Çdo qytetar i cili do të vendosë të dalë jashtë vendit, duhet të nënshkruajë deklaratë se tre muaj nuk do të mund të kthehet prapa. Kjo është konkluza e miratuar në seancën e sotme të qeverisë që e kumtoi kryeministri, Oliver Spasovski. Ai apeloi deri te qytetarët në këtë moment t’i anulojnë udhëtimet dhe të mos e kundërshtojnë virusin. “Shteti ka kapacitete, ne kemi plane për këtë situatë. Duhet të ketë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët dhe duhet të pranohet se ajo që jepet si masë duhet të respektohet. Kjo nuk është një situatë në të cilën dikush mund të…

Lexo më Shumë