Author: Hamdi Kumanova

Agjencia për Punësim pretendon se nuk ka regjistruar aktivitet më të shtuar të kompanive për shkarkimin e të punësuarve pas krizës që ju solli gjendja më virusin korona. Disa kompani, si masë preventive, kanë ndërprerë tërësisht aktivitetin prodhues kurse Alsat një ditë më parë njoftoi se shkarkimet e para kanë prekur sektorin e tekstilit dhe turizmit. Në Agjencinë për punësim, në periudhën e kaluar nuk janë vërejtur ndryshime të mëdha në realizimin e çregjistrimit të sigurimit të detyruar social – thonë në nga Agjencia për Punësim. VMRO-DPMNE-ja si shembull alarmant përmend shkarkimin e 6 mijë të punësuarve nga kompania automobilistike…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga e hëna do të mund të paraqesin mos-respektimin e rekomandimeve të Qeverisë, për mbrojtja nga coronavirusi, në linjën papagesë 191. Çdo qytetar mund të paraqesë nëse vëren se objektet hotelierike punojnë, ose ka rritje të çmimeve të produkteve bazë, përcjell Telegrafi Maqedoni. Siç tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, menjëherë pas denoncimit, ekipi i Inspektoratit Shtetëror të Tregut do të dalë në terren për ta vërtetuar gjendjen. Ai i kujtoi sot tregtarët nëse nuk respektohen rekomandimet, do të ketë gjoba deri në 5 mijë euro, si dhe dënim me burg./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Serbia do të furnizojë me miell Maqedoninë e Veriut dhe disa shtete të rajonit Qeveria serbe miratoi zyrtarisht vendimin për eksport të miellit, derisa vendimi u konfirmua edhe në Gazetën Zyrtare. Vendimi për të ndaluar përkohësisht eksportin e mallrave bazë të rëndësishëm për popullatën serbe, ku përfshihen edhe eksportet e miellit tashmë është ndryshuar dhe do të hyjë në fuqi që nga dita e nesërme, përcjell Gazeta Express. Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq më herët kishte njoftuar se Serbia do të eksportoj miell, kryesisht në vendet e rajonit që kanë kërkesë të tillë, përkatësisht në Maqedoninë e Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut sot qaset ndaj dërgimit të dokumentit për ratifikim të Protokollit për aderim në NATO, prejse atë paraprakisht e bënë të gjitha vendet-anëtare, paralajmëroi sot në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Oliver Spasovski. “NATO-ja edhe zyrtarisht na njoftoi se të gjithë aleatët kanë përfunduar me ratifikimin e protokollit për anëtarësimin tonë. Sot, qasemi drejt dërgimit të dokumentit tonë për ratifikim për Uashingtonin. Javën e ardhshme e njëjta do të dorëzohet në Uashington dhe me atë Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s”, theksoi Spasovski. “Këto janë momente të mëdha historike. Është…

Lexo më Shumë

Virusi Kovid-19 i shtyri edhe ngjarjet sportive në vendin tonë, “Viz Er maratona e Shkupit”, e cila ishte planifikuar të mbahet më 10 maj, do të shtyhet për 4 tetor të vitit 2020. “Edhe pse ju vrapuesit, ashtu si ne, po përgatiteni për garën tuaj të preferuar, mirëpo janë disa gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë në situata të caktuara, por besojmë se të gjithë do të dalim fitimtarë në fund dhe se bashkërisht do ta tejkalojmë këtë situatë. Për shkak të përkeqësimit të situatës me koronavirusin, Kovid-19, si tek ne ashtu edhe në botë, edhe për shkak të respektimit…

Lexo më Shumë

Detyrimi për regjistrimin e automjeteve edhe teknikisht nuk do të mund të prolongohet sepse nuk është vetëm vendim i Ministrisë së Brendshme, por edhe i kompanive të sigurimeve, u shpreh Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për media. Në përgjigje e tij ndaj gazetarëve, Çulev deklaroi se në rast se merret një vendim i tillë, atëherë do të dëmtohej edhe pala e tretë.

Lexo më Shumë

Jetojmë në kohë të vështirë kur të gjithë së bashku ndajmë brengë të njejtë dhe jemi vënë para sfidës bashkarisht ta luftojmë. Prandaj, edhe njëherë Ju bëj thirrje të gjithë Juve për përgjegjësi, për aksion të përbashkët dhe solidaritet. Vetëm së bashku, të bashkuar mund të luftojmë kundër koronavirusit. Ejani së bashku t’i ndihmojmë institucionet, shëndetësinë publike, përmes shembullit tonë personal, përmes përgjegjësisë personale. Të qëndrojmë në shtëpi, të mos kemi tubime, të përdorim mjete për dezinfektim dhe shpesh t’i lajmë duart. Situata në botë është e rëndë, pikëlluese dhe e tmerrshme. Infektimi nuk zgjedhë e cilin do ta sulmojë.…

Lexo më Shumë

Departamenti i Punëve të Brendshme të Gostivarit- Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar, deri në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit, ka dorëzuar padi penale kundër 51-vjeçarit V.A. nga Çegrani i Gostivarit, për shkak të bazave të dyshimit se ka kryer vepër penale ,,mos veprimi sipas regullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” (neni 206 nga Kodi Penal I RMV-së) informon TetovaSot. Çegranasi V.A. dyshohet se më datë 19-mars të këtij viti, gjatë orëve të pasditës, ka dalur nga shtëpia dhe ka lëvizur nëpër fshat edhe pse i njëjti ka qenë në izolim të detyrueshëm shtëpiak, duke filluar prej datës 13…

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev në konferencën e sotme për shtyp i pyetur nëse ka mundësi që edhe Shkupi të vendoset në grupin e vendeve me gjendje krize si Qendër Zhupa dhe Dibra si pasojë e pandemisë së virusit korona, tha se ende nuk ka një vendim të tillë dhe se këtë vendim do të duhet ta merr qeveria. Çulev mes tjerash theksoi se në periudhën në vazhdim ka mundësi të merren masa më rigoroze për qarkullimin e njerëzve. “Mendoj se numri i të infektuarve po rritet pasi tashmë një numër i madh i qytetarëve po testohen…

Lexo më Shumë

Misioni i OBSE/ODIHR e ka njoftuar edhe zyrtarisht Maqedoninë e Veriut se për shkak të situatës me Koronavirusin, misioni i saj nuk do të jetë në gjendje të monitorojë zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoni, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski. “Misioni monitorues i OSBE/ODIHR sot me shkresë zyrtare na njoftoi që e anulon monitorimin e zgjedhjeve dhe brenda dy-tre ditëve edhe fizikisht do të tërhiqet nga Maqedonia”, deklaroi Pendarovski më 16 mars (nga minuta 9 deri në minutën 10 në videon më poshtë). Ai e ka përmendur këtë si fakt në favor të qëndrimit se zgjedhjet duhet të prolongohen. Edhe partitë…

Lexo më Shumë

Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim i cili do të drejtojë si të veprojmë më tej. Deri atëherë KSHZ-ja do ta kryejë punën e vet, deklaroi sot kryetari i kSHZ-së Oliver Derkovski pas seancës së shkurtër në të cilën u konfirmuan edhe listat e kandidatëve të Partisë “Tvoja” për tre njësi zgjedhore. “Janë konfirmuar 15 lista për zgjedhjet e parakohshme parlamentare apo nuk e dimë si do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Shpresoj se kompetentët me kohë do të marrin vendim i cili do ta na drejtojë si të veprojmë më tej, ndërsa deri në atë…

Lexo më Shumë