Qytetarët e Maqedonisë vazhdojnë të marrin dënime nga Prokuroria Publike për shkeljen e izolimit në vend, ndërsa dënimet janë mjaft të larta ato sillen prej 2.000 në 4.500 euro. Por, a do të jenë këto dënime të mjaftueshme që qytetarët të jenë të vetëdijshëm dhe të ndjekin rekomandimet? A do të ndihmohet në zgjidhjen e këtij problemi, masa e fundit që morri qeveri mbrëmë fletë për “të gjithë personat që nuk respektojnë masën e vetë-izolimit duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe të merren masa të duhura kundër tyre dhe kostot e kohës së qëndrimit në karantinën shtetërore do të…
Author: Hamdi Kumanova
Shumë punëtorë kanë paraqitur në Komitetin e Helsinkit për të Drejtat e Njeriut se disa punëdhënës po abuzojnë me gjendjen e jashtëzakonshme dhe paralajmërojnë anulimin e kontratave të punës për grupe të tëra të punësuarve ose ulje të ndjeshme të pagave, thonë nga Komiteti i Helsinki. “Kjo është në përputhje me faktin se Agjencia e Punësimit në Ohër ka marrë tashmë raporte për pushime nga puna në fabrikat e tekstilit, fabrikat e këpucëve, hotele dhe restorante. Për këto arsye, ne e konsiderojmë të nevojshme të kemi një moratorium për të gjitha anulimet e kontratës së punës nga punëdhënësi (arsye biznesi)…
Në këto ditë kur qytetarët ballafaqohen me mungesën e maskave ose rritjen e çmimit të tyre, familja 5 anëtarëshe Iljazi nga Tetova po jep kontributin për të furnizuar qytetarët me maska që qepen nga kjo familje. Çdo ditë rreth 300 maska shumë përdorimshe do të ndahen për qytetarët. “Ideja për krijimin e këtyre maskave ndodhi spontanisht në familjen tonë, duke parë se kërkesat janë shumë të mëdhaja për maskat. Maskat janë të punuara nga material pambuku 100%, të cilat janë të punuara me dy shtresa, dhe në mes kanë një xhep në të cilin mund të vendojmë faculeta të lagura…
Presidenti Stevo Pendarovski, sot e ka nënshkruar dokumentin e fundit, me të cilin Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtare e NATO-s. Pendarovski thotë se ky është hapi përfundimtar, pasi që të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s e ratifikuan protokollin për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Sot kisha nder të nënshkruaj Instrumentin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt Marrëveshjes Veriatlantike. Ky është hapi përfundimtarë, pasiqë të gjitha 29-të vendet anëtare të NATO-së e nënshkruan protokollin për anëtarësim, ndërsa sekretari gjeneral i NATO-së edhe në mënyrë formale na ftoi të nënshkruajmë instrumentin”, thonë Pendarovski. Ndryshe, këto ditë pritet…
Një shtetase e Maqedonisë nga Zvicra u kthye në Ohër dhe në vend që të qëndrojë në shtëpi, ajo doli për shëtitje, ndërsa nënshkroi se do të izolohej. Prokuroria propozon gjobë në para prej 3.000 eurove. Prokuroria Publike informon se Prokuroria Themelore Publike në Ohër, duke vepruar në bazë të akuzave penale të paraqitura sot, paraqiti propozim deri tek Gjykata Themelore në Ohër për lëshimin e urdhrit penal për shtetasen e Maqedonisë me vendbanim në Zvicër. E pandehura ka kryer vepër penale të “mosrespektimit të rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” të parashikuar dhe të dënueshme. “Më 9 mars të…
Infektologu shqiptar, mjeku Fadil Cana, i cili që nga dita e parë e paraqitjes së dyshimeve për virusin Kovid19 në Maqedoninë e Veriut është në krye të detyrës për të ndihmuar qytetarët, përcjell news33.tv Sot, mjeku Fadil Cana është fotografuar, duke shkuar në vizitë tek pacientët të cilët janë në vetëizolim shtëpiak dhe që kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona. Ndërkohë kujtojmë që Cana, gjendjen alarmante e kishte paralajmëruar që në rastet e para të paraqitjes së koronavirusit në vend. Ai dhe shumë mjek të tjerë janë në krye të detyrës, ndërsa qytetarët i janë falënderues për punën që ato…
Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka dënuar me nga 2 mijë euro dy kumanovarët të cilët nuk respektuan masën e izolimit shtëpiak. Dënimet janë shqiptuar në bazë të nenit 206, alinea 1 të Kodit Penal për mosrespektim të rregullave shëndetësore në kushte epidemie. Sipas të njejtit ligj PTHP e Kumanovës pritet të ndërmer masa ndëshkuese edhe ndaj A.S. 67 vjeç , i cili edhe përkundër faktit se pas arritjes nga Belgjika, në aeroportin e Shkupit kishte nënshkruar deklaratën për vetëizolim 14 ditor, gjatë kontrollit policor nuk është gjetur në shtëpi. Edhe ndaj D.T. 60 vjeç nga Kumanova pritet të ngritet…
Qyteti i Strugës mbetet ende i paprekur nga virusi korona. Të paktën nuk është raportuar një rast i tillë në spitalin e këtij qytetMegjithatë masat e nevojshme janë marrë dhe qyteti është nën kontroll. Disa qytetarë të ardhur nga Italia janë në izolim shtëpiak.. Edhe pse në Strugë nuk ka repart të infektivit, spitali i Strugës është në kontakte të vazhdueshme me repartin e infektologjisë në Ohër. Spitali i Strugës është në gadishmëri për çdo rast që mund të paraqitet, ka në disponim personel të mjaftueshëm mjekësor. Në Strugë sot priten të dalin rezultatet e 8 personave nga fshati Llabunisht…
Në NP Higjiena Komunale-Shkup prej sot do të funksionojë Shtabi i Krizës prej ku do të koordinohen aktivitetet operative të NP Higjiena Komunale-Shkup në kuadër të gjendjes së krijuar lidhur me përhapjen e virusit Kovid-19. “Qëllimi kryesor i formimit të Shtabit të Krizës është që edhe në këto rrethana të pazakonta ekipet e NP Higjiena Komunale-Shkup të vazhdojnë të mbledhin dhe transportojnë mbetjen komunale në tri ndërrime, që është me rëndësi të veçantë për funksionimin normal të qytetit të Shkupit dhe për uljen e rrezikut nga përhapja e virusit Kovid-19. Ne vigjilje të ngjarjeve të fundit, ekipet e NP Higjiena…
Do të bëhen forca maksimale për menaxhim me sfidat me të cilat po përballet bota për shkak të pandemisë, ndërsa fokus kryesor do t’i vendoset sigurimit të transport të pandërprerë të mallrave dhe kthimin e qytetarëve që kanë mbetur nëpër botë, në shtetet e tyre. Kjo bashkërisht ishte konstatuar nga biseda telefonike të cilën ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dje dhe sot kishte me homologët e tij, ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, Shqipërisë, Gent Cakaj, Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, Malit të Zi, Sërxhen Darmanoviq dhe Austrisë, Aleksandër Shalenberg. Temë e bisedës ishte edhe lehtësimi i…
Drejtoria për të ardhura publike – DAP e kufizon kohën për pranimin e palëve nga ora 10:00 deri në orën 12:00 në drejtorinë e përgjithshme, drejtoritë rajonale, sektorët dhe sportelet, me qëllim të eliminimit të çdo mundësie për përhapjen e koronavirusit. DAP i këshillon qytetarët dhe tatim paguesit në vend që të vijnë personalisht në Drejtorinë për të ardhura publike, t’i shfrytëzojnë shërbimet elektronike e-Tatime, e-Tatimi personal, TVSH-ja Ime, kontaktcentar.ujp.gov.mk, si dhe të kontaktojnë me DAP përmes e-postës [email protected] dhe në numrat e telefonave 0800 33 000 (vetëm nga telefonat fiks) dhe 02 3253 200 (nga të gjithë operatorët).
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit sot deri te Gjykata Penale Shkup pa dorëzuar propozime për dhënien e urdhër-pagesave kundër 5 personave për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” sipas nenit 206, paragrafi 1 i Kodit Penal me çka të njëjtët gjobiten me nga 2.000 euro, njofton Portalb.mk. “Të gjithë kanë arritur në vend nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë më 16, 17 dhe 18 mars, ndërkaq të njëjtët kanë nënshkruar deklaratë se do të qëndrojnë në izolim për 14 ditë. Megjithatë, gjatë kontrolleve më 18 dhe 19 mars, nga ana e personave zyrtarë,…

