Prej sot është në funksion Qendra e thirrjeve në Shtëpinë e shëndetit -Shkup me qëllim të rritet kapaciteti i linjave telefonike ku do të mund qytetarët të paraqiten, ndërsa nga e hëna edhe dy pikat në klinikat në “Janë Sandanski” dhe “Çair” për marrjen e mostrës për testim të koronavirusit. Poashtu nga e hëna caktimi i testit do të mund të bëhet edhe përmes mjekut amë, përmes sistemit “Termini im”, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. “Sot përfundoi takimi koordinues me Shoqatën e mjekëve amë të cilët do të përfshihen në caktimin përmes sistemit ‘Termini im’. Kjo do të…
Author: Hamdi Kumanova
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk dhe eurodeputetë tjerë kanë dërguar letër deri te kryetarja e KE-së, Ursula fon der Lajen ku kërkojnë që Ballkani Perëndimor të përjashtohet nga restrikcionet për eksport të pajisjes mjekësore mbrojtëse nga BE, njofton korrespondentja e MEDIAL-s në Bruksel. KE ka vendosur se të përjashtuar nga restrikcionet do të jenë vetëm Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Islanda, Lihtenshtajni, Zvicra, Vatikani dhe Andora, por jo edhe Ballkani Perëndimor. “Resktrikcionet për eksport të pajisjeve mjekësore mund të kenë pasoja serioze për Ballkanin Perëndimor. Sistemet shëndetësore në këto vende janë përgjithësisht më të dobëta, prandaj…
Qytetarët të shmangin pagimin më parave kesh, t’i përdorin më tepër kartat elektronike, apeloi zëvendësministri i Shëndetësisë, Armend Asllani. Asllani sot, në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipce, duke u përgjigjur pyetjet e gazetarëve, bëri thirrje edhe një herë që të evitohet lëvizja jashtë, tubimi në tregje, dhe në dyqane. “Kemi edhe një rekomandim nga OBSH-ja – nëse shkëmbejmë kartëmonedha, para, duhet më shpesh t’i lajmë duart. Por nëse është e mundur, më mirë të paguajmë me kartelë gjegjësisht në mënyrë elektronike”, theksoi zëvendësministri.
Në rrjetin social Facebook ka grupe që përfaqësojnë veten si grupe zyrtare, të personave juridikë dhe institucioneve shtetërore të vendit tonë, organizojnë lojëra shpërblyese të ndryshme dhe mashtrojnë qytetarët, përcjell GazetaExpress nga Tv21. Qytetarëve u kërkohet të ndajnë të dhënat e tyre personale dhe dokumentet [kartën e identitetit, pasaportën], si dhe të dhënat e kartës së tyre të pagesave, me qëllim të vetëm për të përdorur të dhënat e tyre personale për veprimtari të mëtejshme kriminale. Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të mos bien preh nga ky lloj mashtrimi dhe të mos ndajnë të dhënat e tyre personale. Ministria…
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot në një konferencë shtypi tha se masat e izolimit nga shumë qytetarë nuk po respektohen. Për shkak të kësaj, tashmë janë përgatitur masa më rigoroze, të cilat do të shqyrtohen këtë pasdite në një seancë qeveritare. “Mosrespektimi i masave është i qartë, është evidente se ekziston një numër serioz i qytetarëve që nuk i marrin seriozisht apelet, mesazhe dhe rrezikun. Kemi përgjegjësi që t’i përforcojmë masat sepse ato do të kenë kuptim dhe do të japin rezultate vetëm nëse respektohen plotësisht”, tha Filipçe.
Policia ka arrestuar në Lipjan katër të dyshuar meshkuj, tre prej tyre shtetas të Marokut dhe njëri i Sirisë. Të dyshuarit kanë rrahur punëtorin e sigurimit të qendrës së azilit në Magure. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj, tre nga ta shtetas të Marokut dhe një shtetas i Sirisë, të cilët në qendrën e azilit e kishin sulmuar fizikisht punëtorin e sigurimit të qendrës viktimën mashkull kosovar. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik kërkojnë nga Qeveria e RMV-së të marrë masa urgjente për të lehtësuar punën e mediave në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë. Analizat e Shoqatës tregojnë se mediat kanë nevojë për masa për mbështetje financiare të gazetarëve. Ne mendojmë se këto masa mund të shkojnë në dy drejtime, shkruan Portalb.mk. Të alokohen fonde për çdo gazetarë ose punonjës mediatik në vlerë të pagës minimale, ose të gjitha mediat dhe kompanitë mediatike të lirohen nga pagesa e kontributeve në dy muajt e ardhshëm. Në të njëjtën kohë kërkojmë…
Drejtori i ndëmarrjes publike Parqe dhe Gjelbrime Ardijan Muça me porosi për qytetarët e Shkupit ai në Facebook ka shkruar #RriNëShpi mos dil në park, corona virusi nuk është lojë ❌ Në parkun Gazi Baba po dezinfektohen paisjet e parkut. Duke ndjekur udhëzimet e dhëna nga Shtabi i Krizës së Qytetit të Shkupit, puntorët tanë janë në terren së bashku me ? brigadën e zjarrfikësave!
Qeveria e Maqedonisë sapo ka sjellur vendim për ngrirjen e çmimeve të frutave tropikale. Me këtë vendim kufizohen çmimet e limonave, mandarinave, portokajve dhe disa frutave tjera. Ku vendim vjen për shkak se pas shpalljes së epidemisë së Koronavirusit çmimi i limonave ka shkuar deri 180 denarë, transmeton Gazeta Lajm. Qeveria kërkon nga tregtarët të kthejnë çmimet në normalitet, përndryshe do të ballafaqohen me gjoba por edhe me denim me burg.
Nga LSDM u bëjnë thirrje qytetarëve që të dëgjojnë rekomandimet dhe të qëndrojnë në shtëpi, sepse ne ndihmojmë veten dhe të tjerët. “Sot ne po jetojmë në një epokë kur të gjithë jemi përballur me sfidën e punës së bashku për të trajtuar virusin e rrezikshëm që po prek pothuajse të gjithë botën, dhe është gjithashtu një kohë kur duhet të demonstrohet përgjegjësia e vërtetë kolektive, veprimi i përbashkët dhe solidariteti. Sepse kështu, të gjithë së bashku, ne mund të luftojmë kundër coronavirusit. Për të ndihmuar institucionet, shëndetin publik, secili me shembullin e vet dhe me përgjegjësinë personale, qeveria dhe…
Fitues i ,,Kurorës së Artë” të vitit 2020, çmimi kryesor i ,,Mbrëmjeve Strugane të Poezisë”, është autori Izraelit, romancier dhe eseist Amir Or. Sipas traditës së vendosur, ky vendim shpallet nga Këshilli drejtues dhe Drejtoria e Festivalit ,,Mbrëmjet Strugane të Poezisë” në séancën solemne, që mbahet në Akademinë e Arteve dhe Shkencave të Maqedonisë (AASHM),mirëpo për të respektuar masat për mbrojtje nga COVID-19, jemi të kufizuar në njoftimin e mediave. Çmimi laureatit do ti dorëzohet në leximin poetik „Urat”, një nga manifestimet qendrore të edicionit të këtij viti të festivalit, i planifikuar të mbahet prej 26 deri 31 gusht. Në…
Kreu i firmës bioteknologjike gjermane në Tybingen, CureVac, Franz Werner Haas ka bërë të ditur, se nga vjeshta është i mundur furnizimi i dhjetëra mijëra vetëve me një vaksinë kundër virusit Corona. Të dhënat përkatëse për këtë do të jenë gati në tremujorin e tretë të vitit, tha Haas për revistën gjermane ”Wirtschaftwoche” – Java Ekonomike. ”Nëse të dhënat janë të mira, dhe autoritetet japin OK-in e tyre, atëherë mund të fillojmë që këtë vit me një studim të gjerë.” Me mijëra vetë mund të marrin ndërkohë vaksinën”, u shpreh ai. Nëse vaksina për masën e gjerë është në dispozicion…

