Gjatë 24 orëve të fundt janë diagnostifikuar edhe 29 raste të reja me korona virus, ndërsa për herë të parë është diagnostifikuar rasti i parë në Kumanovë. Në grupin e rasteve të reja 22 janë në Shkup, 3 në Shtip, 2 në Dibër, 1 në Kumanovë dhe 1 në Ohër. Bashkë me këto, numri i përgjithshëm i të infektuarve me KOVID-19 arrin në 114, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sipas vendit të banimit numri i përgjithshëm i të infektuarve janë si vijon: Shkup (65), Dibër (36), Shtip (7), Kavadar (2), Ohër (2), Gostivar (1) dhe Kumanovë (1). Në Klinikën për sëmundje…
Author: Hamdi Kumanova
Situatat e jashtëzakonshme kur shpallen kanë për qëllim që të kanalizohen veprimet nga një qendër vendosëse dhe që pastaj të përcillen deri te qytetari më i thjeshtë me qëllim sigurinë e tij dhe të gjithë qytetarëve të një shteti. E kuptojmë dëshirën e çdo qytetari për të dhënë kontributin e tij në mënyrë që të tejkalohet kriza me koronavirusin por, atë që se kuptojmë është dëshira për protagonizëm të disa ministrave të cilëve gjithçka ju duket atraksion dhe fushatë elektorale. Ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi duhet të jetë i vetëdijshëm për pozicionin që mban. Ai është anëtari i qeverisë dhe…
Nga LAMM përkujtojnë se për shtetasit e Maqedonisë janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga vendi. Janë mbyllur të gjitha vendkalimet për hyrje në vend për shtetasit e huaj, automjetet dhe udhëtarët, përveç për transit të automjeteve transportuese, për përfaqësuesit e trupit diplomatik dhe ato që do të marrin leje përkatëse nga ana e MPB, ndërsa me mendimin paraprak nga ana e shtabit kryesor koordinator. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore ku ka…
Zv kryeministri Bujar Osmani ka publikuar disa pyetje të cilat i kanë parashtruar qytetarët. Osmani në Facebook ka shkruar Pyetje që më parashtrohen nga qytetarët për orën policore: Pyetje 1. A do të munden prodhuesit e bukës dhe prodhuesit tjerë që punojnë në ndrrime nate të dalin pas orës 21:00? Përgjigje 1: PO, të gjithë prodhuesit duhet të marrin leje të posaçme nga Qeveria dhe do të munden të kryejnë detyrat e tyre edhe gjatë orës policore.
Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, bënë të ditur se deri tani janë paraqitur 2 300 qytetarë, që duan të kthehen në vendin tonë. Paraqitjet shton ai janë nga e gjithë bota, mirëpo koncentrimi është në vendet evropiane. Dimitrov i udhëzon qytetarët e vendit tonë që janë në vendet e tjera, të paraqiten në përfaqësitë dimplomatike, që shteti pastaj të organizoj kthim në vendlindje. Mirëpo të gjithë ata që do të kthehen, shton ai, do të vendosen në karantinë shtetërore, së paku për 15 ditë, harxhimet e së cilës, do t’i mbuloj Qeveria. Ministri Dimitrov, u bënë thirrje qytetarëve…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për shprehje interesi për të gjithë hotelet në vend që kanë më shumë se 50 shtretër dhe janë të interesuar që vullnetarisht të japin këto hapësirat ti japin për formimin e karantinave shtetërore për banorët me qëllim të ballafaqimit me coronavirusin. Shuma maksimale që shteti mund të sigurojë për objektet hotelerike është deri në 10 euro për shtrat në ditë. Hotelet që do të japin objektet e tyre në dispozicion duhet të sigurojnë tre vakte në ditë për secilin qytetar që përdor një shtrat, si dhe mirëmbajtjen e higjienës…
Policia po merr masa për respektimin e masave që parasheh gjendja e jashtëzakonshme. Burime policore kanë thënë për Telma se në Saraj dhe Haraçinë kanë vërejtur raste ku kafene pranojnë mushterinj, mbyllin dyert dhe fikin dritat. Këto burime kanë thënë se policët janë të detyruar të kontrollojnë lokalet edhe me bateri ndriçuese. Disa janë zbuluar dhe janë ngritur padi. Padisiplinë më e madhe nëpër lokale po vërehet në Çair dhe Tetovë, kurse padisiplinë më e madhe e personave që nuk e respektojnë vetëizolimin është vërejtur në Strumicë, ku dje janë shënuar 13-14 raste. Numri i të infektuarve po rritet, kurse…
Komisioni ka propozuar një sërë masash për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Propozimet janë që të ketë orë policore prej ora 21 deri në ora 6 të mëngjesit. Prej ora 6 deri në ora 21 të ndalohet grumbullimi në grupe. Gjatë asaj periudhe mund të shkohet vetëm në spital. Personat që duhet të shkojnë në dializë dhe kanë nevojë për ndihmë të shpejtë, mund të lëvizin në shoqërim më së shumti vetëm me dy persona. Nëse personat ndalen nga policia, ata duhet të tregojnë dokumentacion të mjekut se kanë qenë në mjek. Edhe drejtorët e IPSH të kenë lëvizje të…
Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve- Ferizaj, njoftojë se kanë arritur që të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona B.G.(m/sh/K. 25 vjeçar) dhe V.S. (m/sh/k 26 vjeçar) si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt,si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës. Sipas PK-së, lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse: -1 armë e gjatë AK-47 -1 karikator me 26 fishek,kal.7,62 mm -1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35…
Covid-19 përveç njerëzve, ka prekur edhe kompanitë që japin vetura me qira. Kompanitë të cilat shërbejnë udhëtarët që vijnë nga jashtë shtetit në aeroportet e vendit me vetura me qira kërkojnë nga Qeveria shtyrjen për 3 muaj të pagesës së kredisë. Ramdan Idrizi nga Shoqata e kompanive që japin vetura me qira thotë se prej datës 5 mars kompanitë kanë marrë vetëm anulime të veturave dhe asnjë rezervim tjetër. “1/3 e shitjes se veturave të reja në vend i marrin kompanitë që japin vetura me qira, në përgjithësi 60 ose 70 % e atyre veturave, financohen nga bankat ose kompanitë…
Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona B.G. 25 vjeçar dhe V.S. 26 vjeçar, si të dyshuar për tetë raste të grabitjeve me armë në rajonin e Ferizajt, si dhe një rast grabitje me armë në rajonin e Prishtinës. Lidhur me këto raste, hetuesit policorë kanë siguruar prova të mjaftueshme materiale të cilat janë gjetur me rastin e bastisjes së shtëpisë dhe objekteve tjera përcjellëse dh atë: -1 armë e gjatë AK-47, -1 karikator me 26 fishek,kal. 7,62 mm, -1 pistoletë Zastava me një karikator me 22 fishekë 6,35 mm, -42 fishekë…
Në emisionin e mbrëmshëm “ENTER” që u transmetua në televizionin Shenja, përmes një video lidhje të drejtpërdrejtë nga Dibra u paraqit edhe mjeku Arben Agolli i cili është prekur nga virusi korona dhe aktualisht ndodhet në shërim shtëpiak. Agolli përcolli disa porosi për të gjithë qytetarët që të tregojnë më tepër kujdes dhe të mos neglizhojnë virusin. Arben Agolli, mjek “Unë i apeloj të gjithë qytetarëve të tregohen të përgjegjshëm ndaj këtij virusi. Nuk duhet ta marrim me neglizhencë. Nuk duhet ta anashkalojmë. Maksimalisht të respektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Të kujdesimi për personale dhe familjare. Le të pijnë…

