Author: Hamdi Kumanova

40 persona të cilët kanë hyrë në Maqedoni, në vendkalimin kufitar Deve Bair, janë dërguar drejt në hotelin “Ibis” në lagjen Taftalixhe të Shkupit. Si pjesë e masave për menaxhim me përhapjen e virusit, prej mbrëmë nga ora 21 hyri në fuqi ndalesa për lëvizje e qytetarëve në orët e vona. Është vendosur orë policore e cila do të vlejë nga ora 21 deri në ora 6 e mëngjesit. Qëllimi i kësaj mase rigoroze, e vendosur për herë të parë në vendin tonë, është mbrojtje maksimale e qytetarëve. Me orët policore nuk do të përfshihen pjesëtarët e MPB-së, ARM-së, ekipet…

Lexo më Shumë

Mes shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Kroaci nuk ka të infektuar me koronavirus, ndërsa mes tyre nuk ka as viktima nga tërmeti i djeshëm në Zagreb, deklaroi Nazif Xhaferi nga Ambasada e vendit në kryeqytetin kroat në “Utrinski brifing” për “Slobodna TV”. “Komuniteti maqedonas është një prej komuniteteve më aktive nga 22 komunitetet tjera në Kroaci. Komunikimi është i përditshëm. Mes qytetarëve tanë tani për tani nuk ka të infektuar me koronavirus. Kemi pasur njerëz të bllokuar në aeroport dhe kështu rreth 50 qytetarë tanë i kemi përcjell për në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Xhaferi. Ai kumtoi se Ambasada…

Lexo më Shumë

Sindikata e Pavarur e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SAShK) nuk pajtohet me propozimin e LSDM-së për të ulur pagat e punonjësve të administratës publike dhe kërkon nga qeveria të hedhë poshtë propozimin, njofton Portalb.mk. Sipas sindikatës, ky propozim është radikal dhe do të prek drejtpërdrejt punonjësit më së paku të paguar. Prandaj kërkon që urgjentisht të vendoset dialogu shoqëror dhe të dëgjohen mendimet e sindikatave dhe ekspertëve ekonomikë. “Besojmë se masat e propozuara do të godasin drejtpërdrejt punonjësit të cilët janë realisht më pak të paguarit në vend. Në veçanti, të ashpra kanë qenë reagimet e punonjësve në arsim, të cilët në interes…

Lexo më Shumë

Një 63 vjeçar është pacienti i dytë në Maqedoni që ka ndërruar jetë nga Koronavirusi, njofton Ministria e Shëndetësië. Bëhet fjalë për një burrë nga Dibra, i cili ka ndërruar jetë në Klinikën e sëmundjeve infektive në Shkup, shkruan Gazeta Lajm. Sipas Ministrisë së shëndetësisë, atij vrullshëm i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Lexo më Shumë

Shteti mendon për masa të reja plotësuese për parandalim të përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtje të grupeve më kritike dhe të rrezikuara të qytetarëve. Për ta nesër do të diskutojë Komisioni për sëmundje ngjitëse e cila do t’i deponojë deri te Shtabi qendror, pastaj edhe sipas nevojës deri te Qeveria. “Bëhet fjalë për qytetarë të moshës mbi 65 vjeç për të cilët konsiderojmë se krahas orës policore në mënyrë plotësuese do të duhet të kufizohet lëvizja gjatë ditës, normalisht me leje të lëvizin në orët e hershme të mëngjesit që të plotësohen nevojat, vizitat e farmacive dhe dyqaneve, por edhe…

Lexo më Shumë

“Në seancën që u zhvillua dje, qeveria vendosi, duke filluar nga sot, të kufizojë lëvizjen e qytetarëve. Vendimi është marrë me propozim të Komisionit për sëmundje infektive në Ministrinë e Shëndetësisë. Ky vendim ndalon lëvizjen e qytetarëve nga 21:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit. Kjo do të vlejë për çdo ditë derisa të merret një vendim tjetër i Qeverisë. Ky vendim i Qeverisë ka për qëllim kryesisht mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve, dhe më pas parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të coronavirusit “, tha Ministri i Brendshëm Naqe Çulev. Çulev tha se kjo ndalesë përjashton vetëm…

Lexo më Shumë

Si pasojë e një mosmarrëveshje për pronë, dje në Ferizaj ka ndodhur një rrahje. Për ketë rast janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj nën dyshimin se të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor e kanë sulmuar fizikisht një tjetër. “Me urdhër të prokurorit rasti hetohet në procedurë të rregullt, palët janë liruar ndërsa janë njoftuar autoritetet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo më Shumë

Trajçe Voinov është me diabet të tipit një dhe nëse preket nga virusi korona, ai do ta ketë shumë vështirë ta mund atë, sepse sëmundja e tij është kronike. Trajçe dhe persona të tjerë me diabet apelojnë te qytetarët që të izolohen, të kujdesen për shëndetin e tyre. Nëse jo për veten, bëjeni për ne që kemi imunitet të dobët dhe sëmundje kronike, porositi Trajçe. Ai thotë se ende dëshiron të jeton. “Diabet i tipit 1, nënkupton përdorim të dy llojeve të insulinës, disa herë për gjatë ditës. Unë injektohem (se bockam) dhe bëj pjesë në grupin e personave të…

Lexo më Shumë

Ish deputeti i BDI-së, Musa Ibraimi, është shprehur i gatshëm të dhurojë krejt rrogën e tij për buxhetin e shtetit, vetëm e vetëm të mos ulen rrogat e administratorëve. Ibraimi ka thënë se gatishmërinë e njëjtë e kanë gjithë funksionarët e BDI-së, shkruan Gazeta Lajm. “Zoran Zaev kryetar i LSDM -së un per dy muaj resht rrogen time po ta jap për Shtetin vetem mos pergjysmoni rrogat e administratorëve, besoi se te gjith funkcionaret e BDI -së ndajn te njejtin mendim, ashtu edhe si kan filluar te veprojn disa!”, ka shkruar Ibraimi në Facebook.

Lexo më Shumë

Mosrespektimi i ndalesës për lëvizje nënkupton kryerje të veprës penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore” gjatë kohës së epidemisë në bazë të nenit 206 të Kodit penal, ka bërë të ditur Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, krejt kjo lidhur me vendimin e Qeverisë në territorin e mbarë vendit që të vendoset ndalesë e lëvizjes së popullatës në periudhën prej orës 21 deri ora 6, me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjes infektuese Kovid-19 dhe mbrojtjes së popullatës. “Për këtë vepër penale përgjigjet kur në kohën e epidemisë të ndonjë sëmundje të rrezikshme ngjitëse nuk veprohet sipas rregullave…

Lexo më Shumë

Më datë 21.03.2020 në ora 14 e 30 minuta, në territorin e fshatit Hotël te lokaliteti i njohur “Kraishtë” deri sa A.S. (70) nga fshati Hotël-komuna Likovë, ka punuar në sanimin e rezervuarit të ujit që e ka shfrytëzuat për nevojat e veta. Ai është futur në gropën e thellë 4 metra me çrast është mbuluar nga toka e shembur dhe ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Lajm. Hetime ka kryer një ekip nga SPB Kumanovë. Me urdhër të Prokurorit publik trupi i pajetë i është dorëzuar familjes.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë ka sjell konkluzë për pezullimin e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhej të mbaheshin më 12 prill duke vepruar sipas Dekretit të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Pezullohen të gjitha aktivitetet e mëtejmë të Komisioneve komunale zgjedhore. Të gjitha aktivitetet zgjedhore që janë ndërmarrë deri më 22 mars 2020 konsiderohen të vlefshme. Të gjitha aktivitetet e tjera që dalin nga Kodi zgjedhor do të parashihen me orarin e reviduar që KSHZ e ka sjell menjëherë pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme me sjelljen e Dekretit të ri…

Lexo më Shumë