Author: Hamdi Kumanova

Në Tetovë dhe Gostivar gjatë ditës është rralluar frekuentimi i qytetarëve, megjithatë para bankave dhe marketeve ka lëvizje më të madhe sidomos të të moshuarve. Shtabi i krizës i komunave të Gostivarit, Rostushës dhe Vrapcishtit, kanë mbajtur mbledhjen e përbashkët, me ç’rast kanë caktuar edhe masat e reja në luftën kundër virusit korona. Situata në Gostivar dhe Vrapçisht është në kontroll. Ende kemi vetëm një rast të verifikuar zyrtarisht të paktën. Nën dy, duhet të respektohet gjitha rekomandimet e Qeverisë me përpikëri. E treta të insistojmë si institucione tek gjithë banorët dhe gjithandej ku kemi ndikim që ti përmbahen rregullave,…

Lexo më Shumë

Konfederata e Sindikatave të Lira (SKL) sot reagoi në propozimin për uljen e pagave në administratën publike. Për ta, ky propozim është i papranueshëm. Propozojnë të konsultohen ekspertë dhe të sillen propozime më të pranueshme në këtë situatë në të cilën shteti po përballet me koronavirusin. “Tani po parashtrohet pyetja si papritmas ekonoMEDIAL ra në kolaps për dy javë apo ka marrë frymë me strumë për dy vjet. Si buxheti para dy javëve ishte në top formë, ndërsa tani papritmas nxjerrë frymë apo mbahet në strumë dy vjet. Tani është momenti ta shohim të vërtetën në sy, ta pranojmë gabimin,…

Lexo më Shumë

Pesë persona në rajonin e Tetovës, janë ndaluar dhe arrestuar për mosrespektimin e orës policore nga ora 21:00 deri më orën 06:00, kumtoi sot SPB- Tetovë. Ata u zbuluan në periudhën kohore mes orës 21:20 dhe 23:00. “Gjatë kësaj periudhe, në lokacione të ndryshme në Tetovë dhe Zhelinë të arrestuar janë A.J (21), D.R (21), A.D (24), që të tre nga Tetova, A.Z (32) ) nga fsh. Strimnicë, dhe Z.I (26) nga fshati Debreshë i Gostivarit. Ata janë mbajtur në Stacionin policor në Tetovë dhe pas përpunimit të plotë dhe dokumentacionit të lëndës do të pajisen me parashtresa të duhura…

Lexo më Shumë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme Naqe Çulev, tha se do të kërkojë ashpërsim të ri të masave për të parandaluar përhapjen e coronavirusit. Në lidhje me orën policore, ai tha se në natën e parë përgjithësisht janë respektuar masat për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve. “Në shtabin koordinues këtë mëngjes në Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi marrë vendim për ashpërsimin e masave. Nëse vendimet miratohen nga qeveria dhe merren, publiku do të informohet”, tha ministri Çulev. Ai njoftoi se janë arrestuar 18 persona, të cilët nuk ke kanë respektuar kufizimin e lëvizjes prej orës 21:00 deri 06:00. Çulev…

Lexo më Shumë

Importi dhe eksporti i mallrave në vend shkon në mënyrë të rregullt dhe pa kurrfarë pengesa, porositi sot drejtori i Drejtorisë doganore Gjoko Tanasoski. “Importi dhe eksporti i mallrave nga vendi shkon në mënyrë të rregullt, rrjedha e mallrave është e rregullt dhe nuk ka kurrfarë pengesa. Çdo rritje e importit është e mirëseardhur për ne, por dua të informoj se kemi edhe rritje të eksportit tek industria konditore që është shumë mirë për ekonominë tonë”, ka thënë Tanasoski në përgjigjen e pyetjes së konferencës së sotme për shtyp në Qeveri. Ai saktësoi se menjëherë pas shpalljes së gjendjes së…

Lexo më Shumë

Qeveria pasditen e sotme do të zhvillojë seancë në orën 17:00. Më pas do të dilet me kumtesë mbi konkluzionet e seancës së qeverisë e cila shqyrton vendimet dhe masat në lidhje me gjendjen e koronavirusit. Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski sot njoftoi se me propozimin e Doganave dhe Ministrisë së Ekonomisë, qeveria do të marrë vendim për masat autonome për lirimin nga detyrimet doganore për lëndë të parë dhe për pajisjet për qëllime mjekësore. Nga lirimi prej pagesave doganore duhet të përjashtohen mjetet e dezinfektimit, maska ​​mbrojtëse dhe doreza, syzet, pajisjet mjekësore.

Lexo më Shumë

Qeveria me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë Doganore do të sjellë vendim për masa autonome për lirimin nga pagesa të doganave për lëndë të para, materiale dhe pajisje për qëllime mjekësore. Nga pagesa e doganës do të lirohen mjetet për dezinfektim, masa mbrojtëse dhe doreza, syza mbrojtëse, pajisje mjekësore, paralajmëroi sot drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski. Në kuadër të CEFTA-s, tha, bashkë me Sekretariatin Transportues të BE-së dhe Komisionit Evropian po dakordohen protokolle për lëvizje të lehtë dhe të sigurt të mallrave. “Jemi marrë vesh që të vendosim shkëmbimin e informacioneve para arritjes dhe kanal adekuat të…

Lexo më Shumë

“Nëse është e nevojshme, transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave do të ndalohet”. Këtë e paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski. “Qeveria ka miratuar masë për ulje në 50 për qind të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban dhe udhëtarët së paku dy metra të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Sipas rekomandimeve të Shtabit të krizës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria nëse konsiderohet se është e domosdoshme të ndalohet transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave dhe kjo masë do të miratohet në mënyrë plotësuese”, tha Sugareski në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve në një konference për…

Lexo më Shumë

Prej sonte në mesnatë çmimet e derivateve të naftës me vendim të Komisionit Rregullator për Energjetik do të ulen.Kështu që EURO SUPER BS 95 lirohet për 5 denarë dhe do të shitet për 49.50 denarë, EURO SUPER BS 98 lirohet për 4.5 denarë dhe do të shitet për 52 denarë për litër, EURO DIZEL lirohet për 3 denarë dhe do të shitet për 45.50 denar për litër.

Lexo më Shumë

Janë formuar ekipe mobile të Kryqit të Kuq detyra e të cilëve është të bëjnë furnizim të nevojshëm të prodhimeve ushqimore, ilaçe dhe pajisje higjienike për personat në vetëizolim dhe të njëjtat t’i dorëzojnë deri në shtëpitë, informon Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Ekipet mobile, shtohet në kumtesën e Ministrisë, janë të përbërë nga personat nga ekipet për përgjigje gjatë katastrofave dhe personave të trajnuar për dhënien e ndihmës së parë mjekësore. “Shërbimi i servisit të ekipeve mobile të Kryqit të Kuq është falas, ndërsa qytetarët duhet të ndajnë mjete financiare vetëm për artikujt të cilat duhet t’ua furnizojnë.…

Lexo më Shumë

Plani i qarkullimit të trenave të udhëtarëve në kushte të lëvizjes së kufizuar (ora policore 21:00 -06:00) Trena të cilët do të qarkullojnë: o linja Veles-Shkup-Tabvanoc-Shkup-Veles: 3. treni nr. 600 niset nga Shkupi sipas itineratit dhe, 4. treni nr. 601 niset nga Tabanoci sipas itinerarit o linja Veles-Shkup-Veles: 2. treni nr. 2080/2081/2082–sipas itinerarit o linjaShkup-Gjevgjeli-Shkup: 3. treni nr. 611 niset nga Shkupi nëora 06:57(me një vonesë me +34 min), dhe 4. treni nr. 632 niset nga Gjevgjelia sipas itinerarit o linjaShkup-Tabanoc-Shkup: 3. treni nr. 2022niset nga stacioni i Shkupit sipas itinerarit dhe, 4. treni nr. 2023niset nga Tabanoci sipas itinerarit.…

Lexo më Shumë

Agjencia Rojters duke iu referuar burimeve të saj shkruan se në projekt konkluzionin e fundit është marrë vendim për fillim të bisedimeve për anëtarësim të Shkupit dhe Tiranës, njofton korrespodenti i MEDIAL-s nga Brukseli. “BE-ja do të fillojë negociata aderuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas projekt-vendimit unanim të 27-të vendeve-anëtare dhe duhet të finalizohet këtë javë”, shkruan Rojters. Siç njoftoi MEDIAL javën e kaluar, takimi i fundit në nivel të ambasadorëve ka dhënë rezultate pozitive, por kishte mbetur kontesti i pazgjidhur midis Greqisë dhe Shqipërisë Diplomatët në Bruksel janë optimistë se ky kontekst mund të tejkalohet dhe se…

Lexo më Shumë