FFM ka blerë tre automjete ambulance me dedikim për Spitalin e Qytetit të Shkupit, si donacion në këto momente të krizës me shëndetin e qytetarëve shkaku i përhapjes së koronavirusit. Në kohën kur futbolli dhe sportet në përgjithësi janë të paralizuara në tërrësi dhe kur virusi COVID-19 është sfida e vetme dhe kryesore në gjithë botën, presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini vjen me një gjest të madh humanitarë. Drejtuesit e FFM-së kanë gjetur mënyrë origjinale për të qenë aktiv në interes të shoqërisë në përgjithësi pikërisht në kohën kur sporti ka dalë në plan të dytë,…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe një dibran ndërron jetë nga koronavirusi Dibranët humbën edhe një bashkëqytetarë të tyre nga sëmundja e koronavirusit. Pas viktimës së parë, që ndërroi jetë në Spitalin shtetëror në Shkup, një familje dibrane në SHBA informon se në Amerikë ka ndërruar jetë edhe një qytetar i moshës 58-vjeçare, i cili kohë më parë, ishte në Dibër dhe ka marrë pjesë në një ceremoni, përcjell Gazeta Express. Bëhet fjalë për një familjar i cili nga SHBA kishte arritur në Dibër me rastin e vdekjes së dhëndrit të tij. Ai ka qëndruar disa ditë në Dibër dhe këtu është sëmurë nga koronavirusi.…
Brendi “Special” kujdeset për personat të cilët ditë e natë punojnë për shëndetin e të infektuarve Për çdo ditë, rreth 170 persona punojnë në Klinikën Universitare për Sëmundje Infektive në Shkup, dhe japin gjithçka nga vetja që t`i ndihmojnë personave që janë të infektuar me virusin Covid-19. Që t`i japim pak përkrahje fal brendit Special tre të marte me radhë duke nisur nga sot do të sigurohet shujtë ushqimore për tërë personelin e Klinikës. “Nuk ekzistojnë fjalë që mund të përdoren për t`iu falënderuar sakrificës së deritanishme por edhe të ardhme të tërë personelit të Klinikës Universitare për Sëmundje Infektive,…
Legjislacioni vendas është 50 për qind i harmonizuar me atë evropian, ndërsa rekomandimi i pakushtëzuar vetëm na jep nxitje që sapo të hapen negociatat me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut shumë shpejt të bëhet anëtare e plotfuqishme. Ky është qëndrimi i Andrej Zhernovskit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i cili sot në “Utrinski TV” në “Sllobodna TV” foli për sfidat e vendit në vigjilje të video-konferencës së parë të ministrave të jashtëm të vendeve të Unionit (GAK) në kushte të izolimit për shkak të sëmundjes Kovid-19. “Duhet të presim që të përfundojë e gjithë procedura. Sot do të prononcohen ministrat…
Të gjitha konkludimet, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19 vlejnë deri në përfundimin e periudhës së ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme, informuan sot nga Qeveria. “Qeveria në seancën e 25-të nga 21 marsi i vitit 2020, përveç konkludimeve të miratuara, në funksion të marrjes së masave dhe aktiviteteve shtesë për parandalim nga përhapja e Kovid-19, solli edhe konkludim me të cilin konfirmohet se të gjitha konkludimet e sjella në Qeveri me të cilat jepen masa, rekomandime dhe drejtime për të gjithë organet e administratës shtetërore, ndërmarrjeve publike të formuara nga shteti,…
Shëndeti, por dhe ekzistenca ekonomike e qytetarëve janë sjellur në dyshim me sjelljen e papërgjegjshme dhe joprofesionale të pushtetit. Politikbërja nuk guxon ta mbisundojë profesionalizmin dhe humanitetin kur është në pyetje lufta për jetesë e më të afërmve tanë. Zoran Zaev dhe funksionarët e tij nuk guxojnë t’i dënojnë punëtorët dhe administratën për lëshimet e tyre. Në këtë periudhë kur Republika e Maqedonisë ballafaqohet me krizë ekonomike për shkak të paraqitjes së koronavirusit, më me rëndësi është të zbatohen masat dhe të merren vendime, të cilat do të ndihmojnë që rënia ekonomike të jetë më e butë dhe ajo mos…
Deri më tani në Tetovë nuk ka asnjë pacient të regjistruar me coronavirus. Çdo të marte kemi koordinim të rregullt në Shtabin komunalë. Ditët e tjera koordinimin e bëjmë online në internet, tha kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, për “Slobodna TV”. Deri më tani në Tetovë nuk ka asnjë pacient të regjistruar me coronavirus. “Nga java e kaluar kemi propozuar që vetëm dita e enjte të jetë një ditë tregu. Kjo situatë është një sfidë e madhe dhe serioze për shtetet, qytetet dhe sistemet më të organizuar se e jona. Deri më tani në Tetovë nuk kemi asnjë…
Dje rreth orës 16 e 10 minuta, pjestarët e policisë nga SPB Tetovë-Departamenti për punë të brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 19- vjeçarin A.D. dhe 24-vjeçarin A.Sh. nga Dobërdolli i Gostivarit, për shkak të dyshimeve se kanë qenë të involvuar në vjedhje të rëndë, e cila në periudhë prej datës 20 deri më 23 mars të këtij viti, është kryer në një çerdhe për fëmijë, në objektin e shkollës fillore ,,Sali Lisi” në këtë fshat, njofton FTV Vjedhja ka qenë e denoncuar më datë (23-mars), ndërsa në çerdhe është vjedhur një kompjuter. Meren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e…
Mbulesë më e madhe e borës deri në orën 7 sot është matur në Hanet e Mavrovës, gjithsej 18 centimetra, vijon Dibra me 12 centimetra, pastaj Pozharani me 12, Shtipi 9, Llazaropolë 8 dhe kështu me radhë, informojnë nga DPHM. Njëkohësisht temperatura më e ulët sot prej minus 9 gradë është matur në Mavrovë, pas çka vijojnë Krusheva dhe Dibra me nga minus 7 dhe Llazaropolja minus 6. Njëherit në 24 orët e kaluara deri në orën shtatë sot sediment më i madh ujor ishte matur në Llazaropolë, Shkup, Prilep dhe Manastir. Gjatë ditës së sotme moti do të jetë…
Transporti urban ndërmjet qyteteve është ndërprerë.Po ashtu, Ministria e Brendshme, siç mëson ALSAT është duke punuar për një udhëzim të përdorimit të armëve të zjarrit nga ana e ushtrisë, në mbrojtje të interesave të shtetit, objekteve vitale të tij etj. Numri i qytetarëve në vetizolim shkon në 9814 (krahasuar me një ditë më parë, me 2000 persona. Këtij numri i shtohen edhe 300 të tjerë, në karantinat e shtetit, duke shkuar në 10100, prej të cilëve, 1000 janë me urdhër nga Instituti i Shëndetit Publik dhe konsiderohen si të prekur aktiv. Karantinat shtetërore janë në: Demir Kapi; Hotel “Stone Bridge”,…
Në këtë periudhë, në pamundësi për të dalë jashtë, të gjithë besoj kemi reflektuar përbrenda dhe kemi kuptuar se në fund të fundit gjërat që kemi me të vërtetë nevojë, janë ato që i marrim në vetëizolim. Janë çaste që na kujtojnë për vlerat që shpesh në vrap pas materializmit të këtij mileniumi harrojmë t’i vlerësojmë. Është periudhë që na kujton se prindërit, gjyshërit dhe të afërmit duhet t’i përqafojmë kur mundemi, sepse do të vijë një moment kur s’do të mundemi. Kjo është kohë që na mëson ta duam natyrën dhe planetin dhe të kujdesemi për të sepse po…
Edhe pse Struga mbetet ende një nga qytetet e paprekura nga virusi COVID-19, masat për parandalimin e përhapjes së virusit tashmë janë marrë, si nga organet kompetente po ashtu edhe nga vetë qytetarët. Komuna e Strugës qëndron vigjilente për çfarëdo rasti që mund të paraqitet në qytetin e Strugës, duke ndjekur situatën në nivel shtetëror. Njësia Territoriale e Zjarrfikësve – Strugë së bashku me Ndërmarrjen Publike Komunale – Strugë, kanë vazhduar larjen dhe dezinfektimin e të gjitha rrugëve si dhe institucioneve shtetërore, jo vetëm në qytet por edhe nëpër fshatra. Edhe qytetarët e Strugës i kanë marrat masat për parandalimin…

