Në këtë periudhë, në pamundësi për të dalë jashtë, të gjithë besoj kemi reflektuar përbrenda dhe kemi kuptuar se në fund të fundit gjërat që kemi me të vërtetë nevojë, janë ato që i marrim në vetëizolim.
Janë çaste që na kujtojnë për vlerat që shpesh në vrap pas materializmit të këtij mileniumi harrojmë t’i vlerësojmë.
Është periudhë që na kujton se prindërit, gjyshërit dhe të afërmit duhet t’i përqafojmë kur mundemi, sepse do të vijë një moment kur s’do të mundemi. Kjo është kohë që na mëson ta duam natyrën dhe planetin dhe të kujdesemi për të sepse po vazhduam ta helmojmë, do ta helmojmë veten tonë.
Në këto çaste mësuam se edhe lutjet ndaj Zotit fuqiplotë e rëndësishme është ta bëjmë me zemër të pastër!
Janë momente që na mësojnë se mbrojtja më e mirë dhe ilaçi më i mirë është dashuria dhe respekti për njëri-tjetrin.
/bonzo.info/



