Author: Hamdi Kumanova

Deri më 29 prill të vitit 2020 parashihet afati për parashtrimin e aplikacioneve për shfrytëzimin e IPARD mjeteve për masën Investime në ekonomitë bujqësore, kumtoi sot Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural. Prolongimi prej 15 ditëve është për shkak të gjendjes së re të shkaktuar me koronavirusin. Sipas drejtorit të Agjencisë, Nikollçe Babovski, qëllimi është që t’u ndihmohet të gjithë fermerëve dhe afaristëve, për të dorëzuar aplikacione të plota dhe cilësore. “Presim se me këtë periudhë shtesë do t’u mundësojmë të interesuarve t’i grumbullojnë të gjitha dokumentet e nevojshme që të përgatiten projekte investuese të cilat në…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov pati një bisedë telefonike me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë dhe zëvendëskryetar i Komisionit Evropian, Zhozep Borel në dritën e marrjes së vendimit pozitiv nga Këshilli për Çështje të Përgjithshme për fillimin e negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Siç komunikoi MPJ-ja, të dy shprehën kënaqësi të madhe për vendimin e ministrave të BE-së për të filluar negociatat për aderimin si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë, veçanërisht në rrethana të këtilla të vështira. Në këtë kontekst, ata ranë dakord dhe…

Lexo më Shumë

Dje në ora 11 e 20 minuta, 23-vjeçari A.F. nga Tetova, në SPB Tetovë ka denoncuar se rreth orës 11.00, derisa me taksi veturën e tij, ka transportuar udhëtarë, në oborin e Spitalit klinik të Tetovës ka qenë i sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur, sipas buletinit zyrtar të Policisë. Merren masat për zbardhjen dhe dokumentimi e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Tregtarët t’i respektojnë masat që kanë të bëjnë me koronavirusin në pjesën e ngrirjes së çmimeve, apeluan kompetentët. Ekipet e inspektimit janë në terren, ndërsa dënimet janë deri në tetë mijë euro për personin juridik dhe 2.400 euro për personin përgjegjës. Përveç ngrirjes së çmimeve të produkteve bazë, ngrihen edhe çmimet e pemëve jugore. “Do të doja t’u bëj thirrje të gjitha kompanive veçanërisht tregtarëve të mëdhenj dhe të vegjël, por njëkohësisht edhe prodhuesit e prodhimeve ushqimore që t’i respektojnë vendimet nga Qeveria për çmimet, sepse vendimet janë konkrete, koncize dhe të sakta. Inspektorati shtetëror i tregut punon – i…

Lexo më Shumë

Dy raste me të prekur nga koronavirusi janë regjistruar në qytetin e Prilepit. Këtë e kanë bërë të ditur nga Qendra për Shëndet Publik e Prilepit. Drejtoresha e Qendrës, Dragica Nikolliovska ka thënë se bëhet fjalë për një çift bashkëshortor të moshës 60 vjeçare. Ata janë dërguar për kurim në Klinikën infektive në Shkup. Ata janë infektuar ngaq djali i tyre i cili ka qenë në Serbi dhe është kthyer para 10 ditëve.

Lexo më Shumë

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev tha se tashmë kanë ardhur pasaportat e Maqedonisë tashmë kanë arritur, përcjell GazetaExpress. “Pasaportat e reja arritën. Tani në këtë gjendje kuptohet se nuk ka interes të madh, për shkak se edhe kufijtë janë të mbyllura. Megjithatë, ka disa qytetarë të cilët edhe tani aplikojnë”, tha ministri Çulev. Para një jave, erdhën 5000 mijë pasaportat e reja, që i përpunoi firma gjermane ‘Varidos’. Ndryshe në Maqedoni kishte mungesë të pasaportave dhe 27 mijë qytetarët tashmë kanë aplikuar për pasaportë. Maqedonia gjithashtu ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve për shkak të coronavirusit, ndërsa të gjithë…

Lexo më Shumë

Një makinë e policisë në të cilën kanë qenë edhe pjesë ushtarë, ka dalë nga rruga Bogdanci-Gjevgjeli. Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20, në vendin e quajtur “Lgot”, kur makina “Rekston” nën pronësi të MPB-së, e drejtuar nga polici B.J ka dalë nga rruga. Në këtë aksident janë lënduar tre pjesëtarë të ushtrisë, të cilët janë dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik, për ndihmë mjekësore. Ushtarët që kanë qenë në makinën e policisë, ishin dërguar për ndihmë në stacionin policor për kontrollimin e pikës kufitare “Bogorodica”./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Është ndarë nga jeta aktorja Leze Qena. Është shuar ikona e aktrimit kosovar, Leze Qena, në moshën 85 vjecare, mëngjesin e sotëm. Ajo ndërroi jetë pasi paraprakisht ishte e shtrirë në Mjekimin Intensiv në QKUK. Biografia: Aktorja Leze Qena ka lindur në Prizren, me 1 Mars 1935. Ajo shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Aktorja e mirënjohur Leze Qena, deri para pak muajsh ka qenë aktive profesionalisht, si pjesë e disa projekteve të ndryshme. Leze Qena, ikona e teatrit dhe televizionit, ka një jetë në skenë dhe historinë e suksesit…

Lexo më Shumë

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në facebook ka porositur qytetarët që të mbajnë distancë prej 2 metrave kur flasin me njëri tjetrin dhe kur shkojnë në market. Vetëm në këtë mënyrë sipas tij do të parandalojmë përhapjen e virusit. “Qytetarët në kohën e inkubacionit, mund të jenë bartës të virusit dhe të mos jen në dijeni për këtë. Derisa keni simptoma, mos u afroni tek të moshuarit të cilët janë në rrezik më të madh nga ky virus”, ka shkruar Filipçe.

Lexo më Shumë

“Në kohën kur po bëjmë gjjithçka në luftën kundër koronavirusit, sot më në fund morëm një lajm të mirë e shumëpritur për fillimin e negociatave me Bashkimi Evropian. Ishte ky pikërisht një nga angazhimet dhe synimet tona kryesore në qeverisje, gjë që u përkthye tashmë me rezultat konkret. Urime të gjithëve!”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Share this

Lexo më Shumë

Ndalesën për lëvizje në periudhën prej orës 21 deri në orën 5 në tërë territorin e vendit në 24 orët e fundit, gjegjësisht më 23 dhe 24 mars, nuk e kanë respektuar 133 persona, më së shumti në Shkup – 44, me ç’ rast janë arrestuar 26 persona, kundër 33 personave do të ngrihen padi penale të përshtatshme, për tre padi për shkelje, ndërsa 71 persona janë paralajmëruar. Përveç kësaj, siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, janë kryer 152 kontrolle në hotelieri dhe objekte të tjera, gjatë të cilave vetëm në një…

Lexo më Shumë

Përkundër rrethanave të jashtëzakonshme të shkaktuara nga situata e koronavirusit, ne vlerësojmë veçanërisht që BE-ja ka gjetur kohën dhe vullnetin për të pranuar me besueshmëri atë që është bërë deri më tani. Maqedonia e Veriut, pas 15 vjetësh në pritje si vend kandidat edhe pas zhgënjimeve në qershor të vitit 2018, qershor të vitit 2019 dhe tetor të vitit të njëjtë, më në fund e kalon pragun dhe mund të fillojë fazën tjetër të merituar të rrugës së saj evropiane. Këtë e tha shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për media në Qeveri me kryeministrin Oliver Spasovski…

Lexo më Shumë