Para disa ditësh komuna e Dibrës dhe shtabi emergjent për KoronaVirusin në Dibër bëri apel që në Dibër të shkojnë më shumë mjek pasi Dibra ka nevojë në këto momente. Kësaj thirrjeje i është përgjigjur menjëherë anasteziologu me prejardhje nga Dibra Albert Lleshi që po punon në Klinikën e Shkupit. Ja cfarë shkruan ai në Facebook: Si mjek ndjeva obligim moral dhe për atë u lajmerova si mjek-vullnetar në Dibër, qytet prej ku dhe jam me prejardhje dhe qyteti ku u regjistruar edhe vatra e parë e Covid19 në vend. Jam i gatshëm që me dituritë dhe aftesitë e mija…
Author: Hamdi Kumanova
Gjithsej 103 persona në të gjithë territorin e shtetit nuk e kanë respektuar masën e ndalesës për lëvizje në natën e datës 24 dhe mëngjesin e datës 25. Bëhet fjalë për mosrespektim të orës policore në periudhën prej orës 21 deri në 05 të mëngjesit. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se 63 prej tyre janë ndaluar në stacion policorë, 31 persona janë paralajmëruar dhe njëkohësisht kishte nëntë procesverbale në vendin e ngjarjes. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë theksuar poashtu se gjatë ditës së djeshme janë evidentuar 39 persona, të cilëve u është dhënë vendim për izolim…
Në një zonë të izoluar në Shkup, po ndërtohet një shtëpi e cila do të prodhojë kanabis, e cila pasi të përfundojë do të përfshijë 178.000 metra katrorë, përafërsisht me madhësi sikur supermarketi Walmart. Me kapacitet të plotë për një vit, do të korren 17 tonë marihuanë, që kapin vlerën e 50 milionë dollarëve. Planifikohet që të ketë oferta nga një kompani amerikane “Herijuana”, e cila është portë e heroinës dhe marihuanës. Siç shkruan “New York Times”, përcjell Telegrafi Maqedoni, kompania pas këtij “operacioni” Pharmacon, ka gjithçka gati për një biznes të lulëzuar, duke përfshirë kontratat me blerës nga Gjermania,…
Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM), Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Këshilli për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM)i kanë drejtuar thirrje të përbashkët vetëqeverisjes lokale, institucioneve shtetërore, subjekteve ekonomike dhe individëve të ndihmojnë në suaza të mundësive të veta që sa më shpejtë kthimin në eter të televizionit VIS nga Strumica. “SPGPM, SHGM dhe KEMM me shqetësim të madh e pranuan lajmin për djegien e hapësirave të televizionit lokal Kanal Vis nga Strumica”, thuhet në kumtesë të SPGPM-së. Thonë se mediumet lokale dhe rajonale në vend kanë rëndësi të posaçme, sepse ato përpunojnë tema…
Në pajtim me vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe Ministrisë së Drejtësisë në gjykatë në bazë ditore nuk mund të përcaktohen më shumë se dhjetë gjykime për lëndë urgjente dhe që nuk mund të shtyhen edhe atë në ndërtesë me 25 salla gjyqësore në shtatë kate, informojnë nga Gjykata Themelore Penale e Shkupit. Nga gjykata apelojnë deri te një pjesë e avokatëve të mos manipulojnë me opinionin lidhur me kushtet për mbajtjen e seancave gjyqësore dhe respektimin e masave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Qeverisë të RMV në lidhje me parandalimin e përhapjes së virusit Kovid 19. “Gjykata, në përputhje…
Kryetari i Dibrës, Hekuran Duka ka dhënë raportin ditor për gjendjen me koronavirusin. Ai ka njoftuar se mes 29 të infektuarve të rinj në nivel shtetëror, një është nga Dibra. Duka ka njoftuar se tash për tash 13 dibranë janë për mjekim në Shkup, kurse 27 të tjerë janë në mjekim shtëpiak. “Numri i përgjithshëm tani shkon në 40, 13 janë në Shkup dhe 27 në mjekim shtëpiak, kurse në izolim shtëpiak janë 199 persona. Gjendja e sigurisë dje ka qenë shumë e mirë dhe nuk ka pasur asnjë shkelje”, tha Duka. Ai ka lutur qytetarët që kanë simptoma të…
Duke filluar nga nesër, mund të aplikohet për linjën e parë të kredive pa interes mund për të kapërcyer efektet e coronavirusit, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska. Aplikimet do të kalojnë përmes Bankës së Zhvillimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mënyrë elektronike, duke paraqitur dokumentet e kërkuara në [email protected] Periudha e ripagimit është deri në 2 vjet me përfshirje 6 mujore grejs, mënyra e ripagimit: tremujore, norma e interesit 0% në vit, ndërsa shuma e kredisë: deri në 30.000 euro, në varësi të madhësisë së firmës: -Deri në 10 të punësuar deri në 307.500 denarë, -11 deri…
Ndalimqarkullimi për transportin publik ndërurban, reduktimi dhe mbyllja e fabrikave dhe shitoreve, grupe shtesë mjekësore, si dhe testim të një numri më të madh të qytetarëve , këto janë masat që do të fillojnë që të implementohen nga sot në territorin e komunës së Kumanovës, si pjesë e përforcimit të masave që i ka sjellur qeveria për parandalimin e përhapjes së virusit korona Gjithashtu me masat e reja, Qeveria parasheh që fabrikat me numër të madh të punëtorëve apo ato të cilat kanë kapacitet të madh shitës, të reduktojnë numrin e punëtorëve apo edhe plotësisht të mbyllen. Ministria e Shëndetësisë…
Kokainë, marijuanë dhe plumba mbrëmë janë gjetur në shtëpitë e dy banorëve të Kërçovës. Të dy janë arrestuar dhe ndaj tyre është ngritur padi penale. Siç informon zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski, dje me lejen e tij paraprake, nëpunësit policor të SPB-së Kërçovë, kanë bastisur në shtëpinë e I.Z. 58 vjet nga Kërçova, me ç’rast janë gjetur dhe marrë 43 plumba dhe 355 fara të marijuanës. Ai është arrestuar dhe kundër tij është ngritur padi adekuate. “Dje, gjatë kontrollit të kryer në rr. “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policor kanë gjetur dhe marrë kokainë. Në lidhje me këtë ngjarje,…
Shteti të tregojë se a parasheh mbështetje për sektorin e hotelerisë. Nëse jo, ata me kohë të kërkojnë ndihmë përmes masave të tjera, që të mos mbesin pa kurrfarë të ardhurash, bën thirrje sot Grupacioni për Hotelieri pranë Lidhjes së Odave Ekonomike. Grupacioni paralajmëroi se hotelierët nuk munden vetëm ta përballojnë goditjen ekonomike nga virusi korona dhe se sipas të gjitha gjasave një pjesë e madhe e të punësuarve do të çregjistrohen dhe do të mbesin pa punë deri më 31 mars. Me këtë, drejtpërdrejtë do të vendoset në pikëpyetje ekzistenca e 29.000 personave aq sa janë të punësuar në…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje publike për organizimin e transportit për shtetasit e Maqedonisë që janë jashtë vendit dhe duan të kthehen. Këtë radhë Qeveria do të organizojë kthimin e qytetarëve nga tre qytete të Gjermanisë, edhe atë: Berlini (377 udhëtarë), Boni (355 udhëtarë) dhe Mynheni (183 udhëtarë), përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga Qeveria thonë se afati i fundit për organizimin e fluturimeve do të jetë 27.03.2020 (e premte) deri në orën 12:00. “Të drejtë pjesëmarrje ka çdo kompani fluturimesh ose agjenci turistike, që do të organizojë fluturime çarter nga qytetet e Evropës për në Maqedoninë e Veriut.…
Kryeqytetin e Maqedonisë e ndajnë rreth 20 km në jug të kufirit me Kosovën. Magjistralja e Adriatikut sot është përplot me gropa dhe gunga, me sinjalizim të vjetruar të trafikut dhe gardhet mbrojtës në rrugë, si dhe me një tunel të pa ndriçuar në rrugë. Shpejtësia maksimale e automjeteve është 60 deri në 80 kilometra në orë, kështu që duhen 30 minuta për të arritur ato 20 kilometra në vendkalimin kufitar Bllacë. Në anën e tjetër të kufirit, në Kosovë, për një periudhë të njëjtë kohore, arrijmë në Prishtinë përgjatë autostradës së re “Arben Xhaferi”, njofton Meta.mk. Për dallim nga…

