Kryeqytetin e Maqedonisë e ndajnë rreth 20 km në jug të kufirit me Kosovën. Magjistralja e Adriatikut sot është përplot me gropa dhe gunga, me sinjalizim të vjetruar të trafikut dhe gardhet mbrojtës në rrugë, si dhe me një tunel të pa ndriçuar në rrugë. Shpejtësia maksimale e automjeteve është 60 deri në 80 kilometra në orë, kështu që duhen 30 minuta për të arritur ato 20 kilometra në vendkalimin kufitar Bllacë. Në anën e tjetër të kufirit, në Kosovë, për një periudhë të njëjtë kohore, arrijmë në Prishtinë përgjatë autostradës së re “Arben Xhaferi”, njofton Meta.mk.
Për dallim nga Kosova, e cila ia doli që për më pak se pesë vjet të ndërtojë gjithë autostradën në gjatësi 65.5 km nga Prishtina deri në kufirin Kosovë-Maqedoni, autoritetet e Maqedonisë së Veriut tashmë dy dekada janë duke e planifikuar ndërtimin e një autostrade 12.5 km në vendkalimin kufitar Bllacë deri te qarkorja rreth Shkupit, por assesi nuk po fillojnë ta ndërtojnë atë në terren.
Nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore për Meta.mk theksojnë që qeveria e mëparshme në vitin 2017 kishin trashëguar vetëm një studim të fizibilitetit me variante financiare për ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Dokumentacioni i projektit për këtë segment është përgatitur në vitin 2002. Megjithatë, në trasenë e hartuar në vitin 2002 ndërkohë janë shfaqur objekte të reja dhe është shfaqur nevoja për të miratuar standarde dhe norma evropiane për projektim të tuneleve, urave dhe segmenteve të tjera të autostradës. Për shkak të kësaj, thonë nga NP për rrugë shtetërore, gjëja e parë që është dashur të bëhej projektimi i serishëm i autostradës.
Gropat nëpër të cilat aktualisht vozitet në rrugën Shkup – Bllacë
Nga viti 2017 e deri më sot, ka filluar projektimi i ri, duke e ndarë autostradën në dy faza. Konsorciumi “IPf7” është zgjedhur për të përgatitur dokumentacionin e plotë për të dy fazat. Qeveria aktuale në janar këtë vit e nënshkroi kontratën me vlerë 10,16 milionë euro për ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës, në seksionin nga vendkalimi kufitar “Bllacë” në kryqëzimin “Bllacë”. Makineritë për ndërtimin e kësaj pjese të trasesë do të fillojnë të punojnë në mars.
Shpronësimi i tokës nëpër të cilën kalon traseja për fazën e parë tashmë ka filluar, dokumentacioni është dorëzuar te Avokati i shtetit, ndërsa propozimet e shpronësimit janë dërguar në Drejtorinë për çështje pronësore-juridike dhe tashmë janë planifikuar biseda me pronarët sipas propozimeve të parashtruara.
Data 25.09.2026
Aktuale
- Kryeministri izraelit i drejtohet OKB-së mes largimeve nga salla dhe protestave në New York
- Tërmet mbrëmjen e sotme tronditi disa pjesë të Maqedonisë – këto janë detajet
- Shkurte Haxhiu e ka sosë me lënë fjalë edhe njëherë, deklarohet me një thënie të papritur për thashethemet
- Protesta e Nëntë: Qytetarët në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale
- Stabiliteti politik në Kosovë: Çfarë ndodh nëse Kurti mbështet propozimin për Specialen?
- Shehaj takim në Degën 5: Mundësia do jetë në çdo Këshill Bashkiak. Koha për një frymë te re dhe një Shqipëri të drejtë
- Qoku: Faktori shqiptar mund të ndihmojë në zhbllokimin e rrugës drejt BE-së
- Qoku: Pse Ali Ahmeti nuk i vizitoi asnjëherë ish-krerët e UÇK-së gjatë paraburgimit



