Author: Hamdi Kumanova

Hamdi Nuhiju 25 marsi i vitit 2020 në historinë më të re të Republikës së Kosovës do të njihet si një datë turpi për skenën politike kosovare ku në mënyrë të paturpshme u votua për mosbesim ndaj kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe qeverisë së tij. Kërkesa për këtë mocion mosbesimi u bë nga LDK-ja, ndërsa u përkrah nga AAK e Ramush Haradinaj, PDK-ja e Kadri Veselit, Nisma e Fatmir Limaj dhe Lista Srpska. Lista Srpska u bë një me Ramush Haradinajn dhe LDK-në për të rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti në kohën kur krejt bota po…

Lexo më Shumë

U ngjall nga idealistët. U ruajt nga rastet. U vra nga politikanët. Faik Konica Është shkrimi i dytë që po e nis me thënien e kryediplomatit shqiptar Faik Konica, dhe për herë të dytë shkruaj për natyrën e njejtë, të asaj elite politike që bëjnë rrëmujë në kohë më delikate për Kosovën. Para 11 viteve, shkrimi “Dje pacifist, sot lugat” ( dhjetor 2009) trajton problemin që kishte Kosova, sidomos me rastet e Hagës, që sfidonin shtetin e posa nisur të ecë këmbëve të veta. Autorët e njejtë dhe me hilen e njejta. Kthehemi te realiteti, të flasësh, të shkruash për…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person pas kërcënimit që i ka bërë dje deputetit të Kuvendit të Kosovës, raporton Zëri.info Policia ka njoftuar se drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të informatës se dje, më 24.03.2020, një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, përmes rrjeteve sociale, ka pranuar një mesazh kërcënues për jetën e tij, sot më 25.03.2020, zyrtarët policor kanë kontaktuar deputetin në fjalë dhe ka filluar hetimet policore”, thuhet në njoftimin e policisë. “Hetuesit policorë, kanë identifikuar dhe më pas intervistuar të dyshuarin Sh.J. i cili dyshohet ta ketë kryer kanosjen,…

Lexo më Shumë

Deputetë të Bundestagut kanë reaguar ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetë të Bundestagut kanë reaguar ndaj vendimit të sotëm të Këshillit të Ministrave të BE-së për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një deklaratë për mediat bërë të martën në mbrëmje, nënkryetari i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe njëherazi kryetar i Grupit të Punës së Ballkanit Perëndimor të këtij grupi parlamentar, Johann David Wadephul, e përshëndet vendimin por e vë theksin te kushtet e vendosura enkas për Shqipërinë: Deklaratë mosbesimi “Vendimi i…

Lexo më Shumë

Shtypi francez në rishikim të vendimit të ministrave për çështje evropiane të BE-së përkujton se pas dritës së gjelbër për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë, vendimi nesër duhet të konfirmohet në samitin virtual, duke vlerësuar se rruga për të dyja vendet ndaj anëtarësimit të plotfuqishëm do të jetë e gjatë dhe e vështirë, veçanërisht për Shqipërinë, lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s. Redaksia e Rojtersit në gjuhën franceze përkujton se zgjerimi i ndau thellësisht vendet-anëtare të BE-së. Franca dhe Holanda veçanërisht ishin skeptike për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, duke vënë në dukje funksionimin…

Lexo më Shumë

Sot qeveria mori masa për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve gjatë periudhës së fundjavës, transmeton Gazeta Lajm. “Ndalohet lëvizja e qytetarëve ditën e Shtunë dhe të Diel prej orës 16.00 deri ora 05.00 me përforcim të prezencës policore me qëllim të ndalimit të grupimit të banorëve në grupe me të mëdha se 5 persona. Vazhdojnë përjashtimet e deri tanishme”, thuhet në vendimin e Qeverisë.

Lexo më Shumë

Në vitin 2019 me titullin doktor shkencash kanë marrë 204 persona, që është ulje e numrit për 16 për qind në krahasim me vitin 2018, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Numri më i madh i personave që kanë doktoruar janë në fushën e shkencave shoqërore (43,1 për qind), në shkencat mjekësore kanë doktoruar 22,5 për qind, pastaj vijojnë shkencat teknike-teknologjike (14.2 për qind) ndërsa personat tjerë kanë doktoruar në fushën e shkencave humanitare, shkencat matematiko-natyrore dhe shkencat bioteknike. Disertacionin e doktoraturës në vitin 2019 e kanë mbrojtur 122 gra, që paraqet 59.8 për qind nga numri i përgjithshëm i personave…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes njofton se dy pjesëtarë të Ushtrisë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus (Covid-19), ndërsa që të dy nuk kanë udhëtuar jashtë vendit. “Të dy pjesëtarët e Armatës, një nënoficer dhe një ushtar kanë punuar në garnizonin e Shkupit. Njëri prej të infektuarve ka punuar në restorantin ushtarak në kazermën e Ilinden si ndihmës”, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Nga Ministria e Mbrojtjes theksojnë se janë marrë të gjitha masat menjëherë pasi janë vërtetuar rastet në fjalë. “Restoranti ushtarak është dezinfektuar plotësisht dhe janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtje sipas protokolleve epidemiologjike. Restoranti do të mbyllej…

Lexo më Shumë

Kumanova regjistron 3 raste të reja me virusin Korona në 24 orët e fundit. Gjatë ditës janë bërë edhe 7 teste prej të cilëve vetëm një ka rezultuar pozitiv. Me këtë numri i të infektuarve në nivel lokal shkon në 11, përfshi edhe viktimën 57 vjeçare e cila ndërroi jetë ditë më parë. Në mesin e të infektuarve është edhe mjeku specialist në Repartin Infektiv të Kumanovës, Aziz Bajrami. Rezultatin pozitiv kundrejt Covid-19, Bajrami e ka bërë të ditur në rrjetin social Facebook ku përmes një qëndrimi ka kërkuar të respektohen masat dhe rekomandimet e autoriteteve me qëllim ballafaqimin më…

Lexo më Shumë

Edhe pse Struga është ende e paprekur nga virusi korona, nuk mungojnë masat e kopetentëve për parandalim e përhapjes së virusit, përfshi edhe ndarjen e maskave mbrojtëse për qytetarët. Komuna e Strugës ka njoftuar se qytetarët të cilët kanë nevojë për maska mbrojtëse mund të drejtohen në hapësirat e komunës, çdo ditë, prej orës 8:30 deri në orën 14:00. Edhe qytetarët e Strugës kanë marrë masat, duke respektuar rekomandimet e qeverisë, shmangin daljen e pa nevojshme dhe lëvizjen në grupe. Poashtu me hapjen e qendrës për kontrolle të koronavirusit, kanë filluar të bëhen edhe testime. Ndërkohë të gjithë qytetarëve të…

Lexo më Shumë

Nëpunësit policor maksimalisht të jenë të kujdesshëm para se gjithash duke mbajtur llogari për shëndetin e tyre, por edhe tërësisht të jenë në dispozicion të qytetarëve të cilët janë në karantinë, ka apeluar sot ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev gjatë vizitës së policëve të cilët i sigurojnë personat në karantinën shtetëror në qendër të Shkupit. Nga MPB kumtuan se ministri Çulev është informuar për protokollet sipas të cilave policia vepron në karantinën shtetërore, si dhe që nëpunësit policor janë vendosur në hyrje të çdo kati të hotelit, me qëllim të garantimit të sigurisë dhe mbajtjes së rendit në…

Lexo më Shumë

Dje (24.03.2020) rreth orës 09.40 minuta, shkupjani me iniciae M.V. ka njoftuar policinë se në një parking para shitores në afërsi të qendrës tregtare, person i panjohur ia ka marë një thes me para duke e kërcënuar me revole. Rasti ka ndodhur në bulevardin “Jane Sandanski” në lagjen Aerodrom, shkruan Gazeta Lajm. Policia po merr masa për ndri;imin e rastit, kurse ende nuk është bë e ditur se sa para ka pasur në thesin e vjedhur.

Lexo më Shumë