Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon që në kontinuitet dhe me vëmendje i mbikëqyr emetimet e ndotësve në ajrin ambiental. Gjatë kësaj periudhe, kur në fuqi janë një sërë masash të Qeverisë për përballje me virusin COVID-19 me të cilat është kufizuar lëvizja e qytetarëve dhe puna e një pjese të madhe të institucioneve dhe instalimeve industriale, me vëmendje të veçantë i ndjekim vlerat për çdo orë të emetimeve të grimcave PM10 në korrelacion me vlerat e temperaturës. Për momentin, të gjitha të dhënat grumbullohen dhe regjistrohen nga pikëpamja e subjekteve afariste aktive, transporti aktiv, kapacitetet aktive industriale…
Author: Hamdi Kumanova
Irfani, tregtar nga Shkupi, marullat i jep falas për të varfërit, ndërsa limonat i jep 2 kg për 150 denarë, kur në vendet tjera 1 kg shkon deri në 180 denarë. Ky është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë, sepse në kohën kur shumë shitore e markete po keqperdorin situatën me Koronavirusin, Irfani nga Shkupi ka dhënë një shembull solidariteti dhe njerzillëku. Profiterat në këtë periudhë shesin një kilogram limona për 200 denar, Irfani i shet dy kilogramë për 150 denarë, respektivisht 75 denarë kilogramin, shkruan Gazeta Lajm. Këtë gjest të tij e kanë përshëndetur të gjithë, kurse…
Masën për ndalesë të lëvizjes në shtet, gjatë 24 orëve të fundit nuk e kanë respektuar 107 persona, prej të cilëve 35 janë arrestuar, 47 janë paralajmëruar, ndërsa për të tjerët janë përgatitur procesverbale adekuate dhe janë parashtruar në PTHP-në kompetente. Nga MPB kumtuan se gjatë ditës së djeshme 18 personave u janë dhënë vendime për izolim, përderisa 24 persona nënshkruan deklarata për vetëizolim. Gjatë kontrollit policor ndaj dy personave në izolim dhe vetëizolim, është evidentuar se tek një rast, person në vetëizolim nuk e ka respektuar këtë masë, përkatësisht nuk është gjetur në shtëpinë e tij. Lidhur me kontrollin…
Në lidhje me informacionet që qarkullojnë nëpër portale dhe rrjete sociale, lidhur me shërbimet shëndetësore dhe çmimet e referencës së Fondit të Sigurimit Shëndetësor, dëshirojmë të Ju informojmë si më poshtë: 1. Në punën laboratorike ekzistojnë disa teknika të ndryshme për zbulimin e shkaktarëve të infeksionit si për shembull: – Teste serologjike sipas së cilave zbulohen antitrupa për shkaktarin e infeksionit – Teste molekulare sipas së cilave zbulohet prania e shumë arsyeve, në këtë rast virusit 2. Në përputhje me të lartpërmendurën, Fondi ka formuar shërbime shëndetësore laboratorike në varësi të teknikës së përdorur në institucionet e kujdesit shëndetësor të…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot e shpalli Konkursin për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë në shkollat e mesme publike në vitin shkollor 2020/2021 për mësim në gjimnaz, arsim profesional, arsim të mesëm të arteve dhe arsim të mesëm për nxënës me nevoja të veçanta arsimore. Paraqitja dhe regjistrimi i parë i nxënësve është më 16 dhe 17 qershor të vitit 2020, ndërsa rang listat me shpalljen e rezultateve të regjistrimit dhe vendet e lira do të shpallen më 18 qershor të vitit 2020. Paraqitja dhe regjistrimi i dytë është më 24 dhe 25 qershor edhe rezultatet dhe…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se gjatë javës së ardhshme në afërsi të Klinikës Infektive në Shkup do të ndërtohet spital mobil i cili do të përmbush të gjitha kushtet për trajtimin e pacientëve me Covid-19. Filipçe njoftoi se me këto hapësira do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive. “Me fillim nga java e ardhshme, gjatë javës së ardhshme pritet vendosja e spitalit mobil në hapësirën deri në Klinikën Infektive, këtu do të vendosen objekte ku do të kemi rreth 130 krevat, ku do të dyfishohet kapaciteti i Klinikës Infektive me të gjitha kushtet”, pohoi Filipçe. Filipçe shtoi se…
SUNETI I MUHAMEDIT, PAQJA QOFTË MBI TË dhe koronavirusi (3) Transmetohet nga Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të), se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për murtajën. Ai tha: “Ajo është ndëshkim prej Allahut të Lartësuar që ia dërgon kujt të dojë. Mirëpo, Allahu i Lartësuar e ka bërë atë mëshirë për besimtarët. Çdo njeri që gjendet në vendin ku bie murtaja dhe qëndron në vendin (shtëpinë) e tij duke bërë durim, duke kërkuar shpërblim tek Allahu dhe duke e ditur se atë nuk e godet asgjë përveç asaj që Allahu ka caktuar për të, do të…
Ministria për punë të jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se sot është organizuar kthimi i 118 shtetasve tanë nga Malta, derisa në orët e pasdites pritet kthimi edhe i shtetasve tanë nga Kroacia. Kthimi i shtetasve është bërë me avio-kompaninë Wizzair, e cila në thirrjen publike ka ofruar çmimin më të lirë. Nga MPJ përkujtojnë qytetarët se harxhimet për transportin e tyre duhet t’i shlyejnë vetë, derisa për vendosjen në karantinën shtetërore harxhimet i paguan shteti. Nga Ministria e Jashtme gjithashtu njoftojnë se në frymën e solidaritetit dhe bashkëpunimit të mirë rajonal gjatë këtyre fluturimeve do të…
Vendimi për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut është lajm i shkëlqyer për rajonin dhe për gjithë Bashkimin Evropian dhe është sinjal shumë i nevojshëm për unitet dhe aksion të koordinuar në këto kohë të vështira, vlerësoi eurodeputeti austriak Andreas Shider. “Me kënaqësi e uroj Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë qytetarët e saj për këtë vendim të shumëpritur”, theksoi Shider, i cili është kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Përzier Parlamentar BE – Maqedonia e Veriut. Shider thekson se Komisioni Evropian dhe Këshilli kanë konfirmuar se vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet…
Sot me fillim nga ora 18:00 do të lëshohen 6 krisma me top artilerie për me rastin e pranimit të vendit tonë në NATO, njoftojnë nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë. Më herët, Presidenti Stevo Pendarovski informoi se sot në orën 11:30 sipas llogarisë së kohës në Amerikë, kurse tek ne në ora 17:30, në kryeqytetin amerikan do të zyrtarizohet anëtarësimit i vendit tonë në NATO.
Ambasada gjermane në vend të gjithë buxhetin për ketë vit të planifikuar për programin “Projekte të vogla” do të në dispozicion të qendrave shëndetësore që merren me shërimin e pacientëve me koronavirus. Mjetet sipas ambasadorit gjerman në vend, Toms Gerberih do të dedikohen për furnizimin me pajisje mjekësore.
Prodhimi i ndalur plotësisht ose pjesërisht në disa fabrika të industrisë dhe objekte të mbyllura hotelierie dhe turizmi po kërcënojnë punët e mijëra personave. Disa punëdhënës aktualisht janë duke gjetur mënyra për të mbajtur punëtorët, por OJQ-të për të drejtat e punës tashmë raportojnë raste të punëtorëve që janë larguar nga puna dhe nuk janë në dijeni. Ekspertët, ndërkohë, rekomandojnë që shteti të dalë me ndihmën e kompanive sa më shpejt që të jetë e mundur. Mbajtja e punëtorëve, thonë ata, do të jetë thelbësore për ri-normalizimin e prodhimit dhe rimëkëmbjen pasi të përfundojë kriza. Ndërprerja globale në industrinë e…

