Irfani, tregtar nga Shkupi, marullat i jep falas për të varfërit, ndërsa limonat i jep 2 kg për 150 denarë, kur në vendet tjera 1 kg shkon deri në 180 denarë.
Ky është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë, sepse në kohën kur shumë shitore e markete po keqperdorin situatën me Koronavirusin, Irfani nga Shkupi ka dhënë një shembull solidariteti dhe njerzillëku. Profiterat në këtë periudhë shesin një kilogram limona për 200 denar, Irfani i shet dy kilogramë për 150 denarë, respektivisht 75 denarë kilogramin, shkruan Gazeta Lajm.
Këtë gjest të tij e kanë përshëndetur të gjithë, kurse shembullin e tij në rrjetet sociale e ka publikuar Bekim Sali.
“ Ne raste krize disa perfitojn materialisht, e disa tjere e hapin zemren dhe japin nga vetja. I lumte Irfan Jetishit, fqiut tim, i cili jep mesazh njerezor ne keto dite te veshtira te izolimit”, ka shkruar Sali.
Data 24.09.2026
Aktuale
- Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet masakër ndaj civilëve në Gaza
- Bie zjarr në fushën e Lazaratit
- Ndërron jetë 13 vjeçari nga Shkupi që u therr me thikë para tri javësh
- Zanfina Ismaili niset për të shkuar në zyrë, po duket si një zonjë e rëndë – i paska shumë hije veshja me komplete
- Plagosja me thikë te Petro Nini, reagon policia
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Këto vendbanime në Shkup nesër do të jenë pa rrymë
- Plagosje me thikë pranë shkollës “Petro Nini”, i riu në operacion, autori identifikohet




