Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, e vlerësojnë se nuk është e nevojshme që të kemi testim masiv të qytetarëve, transmeton Portalb.mk. “Prandaj i bashkojmë laboratorët të cilat mund të ndihmojnë. Po kyçen edhe privatët. Klinika Zhan Mitrev u kyç. Po kyçen edhe të tjerë. Ata bëjnë teste dhe tani nuk janë në llogari të Fondit, megjithatë të gjitha rezultatet i grumbullojnë së bashku në Ministri”, sqaroi kryeministri Spasovski, duke sqaruar se po shtohet kapaciteti i laboratorëve. Ai vlerëson se vendi është i furnizuar mjaftueshëm me pajisje mbrojtëse, por tregon se është në pritshmëri të donacioneve të…
Author: Hamdi Kumanova
Sot qytetarët plot 13 orë do të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Ndalesa e lëvizjes për tërë popullatën gjatë fundjavës është nga ora 16 e deri në ora 5 të mëngjesit. Në mëngjes nga ora 11 do munden të lëvizin pensionistët, ndërsa të rinjtë nën moshën 18 vjet, do të presin edhe disa orë dhe nga mesdita do të mund të lëvizin derisa të hyjë në fuqi ora policore në orën 16 prej kur ndalesa vlen për të gjithë. Ministri i brendshëm Naqe Çulev, thotë se po diskutohet në nivel të Qeverisë, të vendoset mundësi për njerëzit që jetojnë nëpër…
Telekom i Maqedonis përgjigjet se ata nuk kanë një rrjet 5G në përdorim, pas informacionit të postuar në rrjetet sociale se ata kanë aktivizuar një rrjet që ka ndikim negativ në shëndetin e qytetarëve. Telekom i Maqedonis në një deklaratë se pa prova dhe fakte duke shpërndarë lajme të rreme dhe artikuj të mediave të vjetra nga 2018 dhe 2019 në kontekstin e gabuar, duke krijuar një fushatë të rreme dhe negative të rrjetit 5G dhe përhapjen e panikut të panevojshëm kur duhet të qëndrojmë të qetë. Telekom i Maqedonis me shumë përgjegjsi thot se nuk ka rjet 5G në…
Këtë mëngjes një pacient vdiq në moshën 66 vjeç nga zona e Strugës. Ajo dhe burri i saj u diagnostikuan dje me koronavirus pozitiv. Pacienti kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe tension të ngritur. Sipas sondazhit epidemiologjik, familja e gruas së ndjerë kishte qenë në Dibër pak para se të shpallej kriza në Dibër (13 Mars) dhe kishte kontaktuar me një prej mjekëve të sëmurë atje, dhe pasi zbuloi se ai ishte gjithashtu pozitiv për koronavirus, familja ishte në vetizolim shtëpiak. Pasi u shfaqën simptomat e para të të ndjeres, ajo planifikoi një test koronavirus më 24 mars…
Maqedonia e Veriut prej dje edhe zyrtarisht anëtarja e 30-të e Aleancës Veriatlantike, pasi në rrethana të jashtëzakonshme, në kushte kur bota po përballet me pandeminë e Kovid-19, në Uashington kryerësja e detyrës ambasadore e vendit në SHBA, Vilma Petkovska ia dorëzoi ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi ambasadorit Filip Riker, dokumentin origjinal të ratifikimit nga Protokolli aderues për anëtarësim. Me zyrtarizimin e anëtarësimit Maqedonia e Veriut e realizoi qëllimin strategjik, të përcaktuar me konsensus në vitin 1993. Parlamenti në vitin 1993 miratoi rezolutë për anëtarësim, në vitin 1995 Maqedonia i bashkua ndaj programit Partneritet për Paqe,…
“Fillojmë me shpërndarjen e resurseve higjienike për mbrojtje nga virusi Covid – 19 Në frymën e domosdoshme të transparencës, shtabi i emergjencës i Komunës së Çairit mbaјti online mbledhjen e saj të rradhës për përcaktimin e metodologjisë së shpërndarjes të resurseve të siguruara higjienike për mbrojtje nga virusi Covid – 19. Këto janë konkluzionet e miratuara në mbledhje: 1.Komuna e Çairit do të shpërndajë materialin me maska mbrojtëse dhe dezinfektues në këto institucione: shtëpitë e shëndetit publik, shërbimeve policore të stacionit Bit Pazar, spitalit gjinekologjik, njësive të zjarrëfikjes në Shkup, policisë së komunikacionit rrugor, ambulantave private në territorin e Komunës…
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve përmes Komisionit Rregullator për Banim dërgoi apet te të gjithë qytetarët të cilët jetojnë në ndërtesa kolektive t’i dezinfektojnë hapësirat e përbashkëta në ndërtesa. “Sipas rekomandimeve të Shtabit koordinues kryesor, të gjitha bashkësitë e pronarëve të ndërtesave banesore si dhe menaxhuesit e ndërtesave banesore duhet të ndërmarrin aktivitete për dezinfektim të hapësirave të përbashkëta të ndërtesës banesore, si dhe në sipërfaqet rreth ndërtesave banesore të cilat janë në funksion të ndërtesave nga mjetet e mbledhura të llogarive të veçanta për fondin rezervë, nëse pajtohen pronarët e pjesëve të veçanta në objektin banesor për shfrytëzim të…
Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev tha se “masën për kufizim të lëvizjes nuk e kanë respektuar 502 qytetarë, prej të cilëve 459 persona janë prej 18 deri 67 vjet. “Në 24 orët e fundit, 94 persona nuk e kanë respektuar masën. Për shkak të mosrespektimit të masës janë arrestuar 192 persona, prej të cilëve, vetëm 37 janë në 24 orët e fundit”, tha Çulev. Ai thotë se 136 personave u është tërhequr vëmendja ndërsa në rastet tjera po ndërmerren masa shtesë. “Në Prokurori janë dërguar 123 kallëzime penale dhe 12 raportime ku përfshihen 150 kryes. Për masat e…
Me fluturim special të kompanisë Viz Er , rreth 130 qytetarë tanë të cilët ishin në Slloveni kthehen në vend në Maqedoninë e Veriut. Siç lajmëroi korrespondenti i MEDIAL-s nga Lubjana, aeroplani paradite fluturoi nga aeroporti Bernik, ndërsa në të ishin ata të cilët për shkak të epidemisë së koronavirusit dëshironin të kthehen në vend. Të gjithë ata paraprakisht janë pajtuar se do të qëndrojnë 15 ditë në karantinë shtetërore. Në organizim të fluturimit morën pjesë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Slloveni përfaqësuesit e të cilave personalisht i dërguan qytetarët tanë deri në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët zotri Ziadin Sela sot në profilin e tij ka falemnderuar të gjitha shtetet të cilat i kanë dhënë mundësi shtetit tonë të bëhet pjesë e kësaj aleance paqedashëse ai gjithashtu ceku që ky lajm është historik dhe i gëzon të gjithë. Ja shkrimi i tij i plotë Hyrja në NATO është një lajm historik që na gëzon të gjithëve. Fatkeqësisht ndodhemi në një situatë të palakmueshme por, gjithsesi mundi i gjithë viteve përpjekje, sakrifica e marrëveshje u kurorëzua me një sukses siç është anëtarësimi në NATO dhe ky po që është një sukses i përbashkët…
Dy persona nga Delçeva u gjobitën për mos respektim të masës së izolimit. Aktakuza e parë u ngrit nga Departamenti i Brendshëm i Delçevës për F.T gjashtëdhjetë e dy vjeç nga Delçevo, i akuzuar për “mosrespektim të rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”. Me 13 Mars 2020, gjatë një kontrolli nga oficerët e policisë, F.T i raportuar nuk u gjet në adresën e vetë-izolimit të raportuar, megjithëse ai nënshkroi një deklaratë të izolimit 14-ditor dhe mori një urdhër me shkrim të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas OV Delcevo. T.N (47) nga fshati Grad fitoi padinë tjetër penale për një vepër…
Mësimi në distancë ka filluar të impelementohet edhe në shkollat fillore dhe ato të mesme të Tetovës. Ndonëse ka vështirësi për këtë lloj mësimi, megjithatë nga sektori për arsim në Komunën e Tetovës thonë se mësimdhënësit vite me radhë janë trajnuar për këtë formë të mësimit.“Që nga dita kur u soll vendimi për ndërprerje të procesit edukativo-arsimor, u dhamë instruksione të gjitha shkollave fillore dhe të mesme që të praktikojnë format e mësimit në distancë. Në lidhje me këtë, vite me radhë mësimdhënësit kanë qenë të trajnuar për shfrytëzimin e programeve të ndryshme të mësimit online apo në distancë, ndërsa…

