Nga të dhënat e shpalosura nga Ministria e Shëndetësisë raste të reja ka në Shkup 6, në Veles 3, Strugë 2, Strumicë 1, Dibër 1, Tetovë 1 dhe Gjevgjeli 1. Nga të dhënat e shpalosura nga Ministria e Shëndetësisë, në Shkup ka arritur numri në 145, në Dibër 46, në Kumanovë 21, Shtip 14, Prilep 8, Veles 6, Tetovë 5, Strugë 5, Ohër 3, Kavadar 2, Gostivar 1, Gjevgjeli 1 dhe Strumicë 1 një rast i prekur nga virusi korona. Dy vende të reja testimi, një prej tyre në Çair! Testimet mobile fillojnë javën tjetër! Po hapen edhe dy pika…
Author: Hamdi Kumanova
Shkëmbimin e disa mesazheve mes Dragi Rashkovskin sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe liderit të partisë më të madhe opozitare maqeodonase VMRO -DPMNE Hrijstian Mickovskin kanë arritur sot në redaksinë e portalit tonë.
Një tërmet me 3.3 ballë është regjistruar në orën 11:35. Epiqendra është regjistruar në qytetin e Shtipit. Tërmeti i sotshëm është ndjerë edhe në pjesë tjera të Maqedonisë.
Aleanca për Shqiptarët reagon ashpër dhe shpreh indinjatë të thellë për sjelljen joprofesionale të personelit mjekësor të repartit infektiv në Spitalin e qytetit në Ohër. Bëhet fjalë për pacienten 66 vjeçare nga Struga, të cilën në natën kritike nuk e kanë hospitalizuar në këtë institucion edhepse mjeku familjar ka dhënë udhëzim spitalor, sepse pacientja ka pasur shenja dhe simptome të sëmundjes COVID 19. Infektologu i rekomandon mjekim shtëpiak derisa të bëhen gati rezultatet, gjendja shëndetësore i keqësohet dhe ndërron jetë në shtëpinë e saj pa u trajtuar fare. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë pranon për vështirësitë gjatë hospitalizimit…
Prokuroria Themelore Publike Ohër e hulumton vdekjen e 66 vjeçares nga Struga, e cila është viktima e katërt nga koronavirusi në vend. Prokuroria pas zërave e ka hapur lëndën, siç citohet në kumtesë, për vdekjen e qytetares nga Struga, grua e moshës 66 vjeçare te e cila është diagnostifikuar prania e virusit COVID-19. “Sipas informatave të para për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore te pacientja tani e vdekur, mjeku amë ka rekomanduar hospitalizim në Repartin infektiv në spitalin e Ohrit. Por pacientja edhe përkundër diagnozës nuk është pranuar në spital”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë. Poashtu sot, ka pasur…
Për të lehtësuar rrëmujën në Shërbimin Administrativ të Ministrisë së Brendshme, por edhe për të mos lejuar grumbullimin e madh të jerëzve, letërnjoftimet dhe patentave të shoferëve, nuk do të merren më në sportelet e MPB-së por policët do t’i shpërndajnë ato nëpër shtëpitë e qytetarëve, njofton derveni.info. Kjo nuk vlen për pasaportat për të cilat sërisht duhet të aplikohet e të merren në sportele. “Të hënën do të ndryshojmë rregulloren e Ministrisë së Brendshme për të lejuar që letërnjoftimet dhe lejet e shoferit të dorëzohen nga oficerët e policisë në adresat e shtëpisë së qytetarëve . Për dokumentet e…
Në Kodrën e Diellit janë caktuar dy lokacione që do të shndërrohen në karantinë. Gjithmonë të thirrur në informatat nga policia e Tetovës, janë caktuar0 Hotel Sllavija dhe Hotel Teteks Popova Shapka. Deri dje, në këto dy lokacione janë akomoduar për karantinë 160 persona që udhëtuan nga shtetet e jashtme në vendlindje./Flaka
Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale do të donojë mjete financiare për TV Vis Strumicë me qëllim që t’i ndihmojë televizionit në sanimin e pasojave nga zjarri i cili e përfshiu më 25 mars, në të cilin u kapluan studioja dhe pajisjet teknike të televizionit. Nga ASHMAA bënë të ditur se bëhet fjalë për ndarjen e mjeteve shtesë financiare, krahas atyre që më 25 mars iu ndanë të gjithë radiodifuzerëve, midis të cilave edhe TV Vis-it. Vendimin për donacion, siç informuan, Agjencia do ta marrë në seancën e caktuar për më 2 prill të vitit 2020.
Aktualisht, në Hotel “Mak Petrol”, janë akomoduar 76 persona, të cilët duhet të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë. Gostivari Sot mëson formën e funksionimit të karantinës në Hotel “Mak Petrol” në Mavrovë. Personeli i hotelit përgatit ushqimin, kurse pjesëtarët e Policisë, të vetëmbrujtur me masa sigurie (dorëza dhe maska), ua servojnë ushqimin. Lokacioni i dytë që do të aktivizohet këto ditë është qendra turistike në Bunec. Edhe aty, pritet të vendosen shtetasit që vijnë nga jashtë që obligativisht detyrohen të qëndrojnë në karantinë 14 ditëshe
Le ta mbrojmë çdo vend pune, të kenë të gjithë mjete për të mbijetuar këtë periudhë. Mbroni likuiditetin e buxhetit për t’iu shërbyer detyrimeve dhe për të mbrojtur likuiditetin e ekonomisë e cila më pas duhet të rindizet. Këto janë qëllimet që ne ndjekim në trajtimin e krizës dhe menaxhimin e buxhetit, tha Ministrja e Financave Nina Angellovska në një intervistë për Radio Evropa e Lirë. Duke folur për atë që do të shkurtohej nga buxheti, Angelovska tha se gjithçka që funksionon për të trajtuar krizën nuk mund të jetë subjekt i shkurtimeve, të tilla si shëndeti dhe siguria. Ajo…
Zoran Zaev thotë se LSDM-ja në pushtet mbetet në propozim -masën, që sektori publik të marrë pagë minimale, por thotë se është Qeveria ajo që duhet të vendosë nëse propozimi do të pranohet. Ai beson se administratorët mund të kalojnë muajt prill dhe maj me pagë 14 500 denarë, pasi edhe pagesa e kredive do të jetë e ngrirë, ndërsa përmbaruesit do të ndalojnë përmbarimin deri në fund të qershorit. “Shteti fundja është një familje. Të gjithë duhet të merremi vesh së bashku. A do ta bart një pjesë e asaj familje barrën në shpatulla, dhe të tjerët jo, ose…
Këtë të dielë e keni nisur me një orë të humbur nga gjumi juaj. Nga sot pasi llogaritja e kohës përmes orës verore. Llogaritja verore bëhet të dielën e fundit të muajit mars. Sot më 29 mars prej orës 02:00, akrepat kanë janë shtyer një orë para duke shënuar 03:00. Ky ndryshim është aplikuar që nga viti 1981, dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin një orë para dhe orës dimërore…

