Author: Hamdi Kumanova

Agjencioni për Punësim i Maqedonisë së Veriut i njofton të gjithë qytetarët se të cilët duhet të paraqiten si të papunë në entin për punësim se afati i paraqitjes prolongohet dhe do të mund të paraqiten pas skadimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e korona virusit. “Duke i ndjekur udhezimet e Qeverisë për parandalimin e virusit si institucion me përgjegjësi shoqërore ,i njoftojmë të gjithë personat e papunë të cilët duhet të paraqiten rregullisht në entin për punësim, në periudhën përderisa vazhdon pandemia do të arsyetojë mungesën e tyrë”ka deklaruar zv/drejtori i Agjencionit për punësim, Bekim Murati. Zëvendës drejtori,Murati…

Lexo më Shumë

Shoqata për edukim “Vllaznia”në Kumanovë, ka realizuar një aksion humanitar për shpërndarjen e pakove ushqimore dhe mjeteve higjienike për familjet në nevojë. “Kërkesat për ndihmë nga ana e qytetarëve janë të shumta dhe të njejtat po shtohen çdo ditë. Qytetarët në nevojë po kërkojnë ndihmë për gjërat elementare”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Vllaznia”.  

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë edhe një pacient dibran i infektuar me Covid 19. Bëhet fjalë për pacient i cili para disa ditëve u transferua nga Dibra në klinikën e Shkupit. Ai ka qenë i afërt me familjen ku u transmetua sëmundja. Doktor Hasani e ka konfirmuar këtë informacion. Ai për Lajm tha se ende ka pacientë nga Dibra në Klinikën infektive të Shkupit. Kjo është viktima e tretë që ndërroi jetë në klinikën e Shkupit nga Dibra, kurse një dibran ka ndëruar jetë edhe në SHBA nga Koronavirusi.

Lexo më Shumë

Agjencia për ushqim dhe veterina nga data 23 deri më 27 mars të këtij viti ka kryer 367 kontrolle dhe ka shqiptuar 19 masa. Siç kumtoi sot kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, AUV-ja ka konstatuar trajnime të pazbatuara për njohuri bazë për siguri të ushqimit, si dhe të punësuar pa kontroll shëndetësor për librezë sanitare pas çka ata janë larguar nga objekti. “AUV-ja ka dhënë edhe katër vendime për mishtore dhe markete për shkak të gjendjes së keqe higjienike. U është urdhëruar menjëherë të zbatojnë dezinfektim”, theksoi Filipovska-Grashkoska. Sipas saj nga 23 deri më 27 mars, gjatë institucionet…

Lexo më Shumë

Në rajonin e Gostivarit nuk ka raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa gjendja në tre komunat është nën kontroll, kjo është vlerësimi i Shtabit të Krizës, në të cilin përveç përfaqësuesve të institucioneve, anëtarë janë edhe kryetarët e komunave Mavrovë-Rostushë, Vrapçishtë dhe Gostivar. Që nga vendosja e masave në Gostivar janë testuar gjithsej 31 persona, prej të cilëve vetëm një ka qenë pozitiv në virusin. Trajtimi i pacientes përfundon sot dhe pas testeve ajo do të lëshohet nga departamenti infektiv. Në komunat fqinje nuk ka asnjë rast të regjistruar të të infektuarve. Në Mavrovë Rostushë në izolim…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian ka njoftuar lirimin e menjëhershëm të 38 milion eurove ndihma për Ballkanin Perëndimor për të trajtuar krizën shëndetësore dhe zhvendosjen e 374 milion eurove ndihma për të trajtuar pasojat socio-ekonomike, tha korrespodenti i MIA në Bruksel. Njoftimi erdhi nga Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, i cili tha se “BE do të jetë gjithnjë këtu për Ballkanin Perëndimor”. “Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të plotësojnë nevojat urgjente të sistemeve shëndetësore dhe të promovojnë masa afatgjata për të lehtësuar pasojat socio-ekonomike të krizës së coronavirusit dhe për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme në rajon”,…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE deklarojnë se ekonomia e Maqedonisë aktualisht është në vështirësi. Ekonomia ka nevojë për ndihmë serioze që të tejkalojë krizën me coronavirusin. Qytetarët panë që gjatë një gjendje të jashtëzakonshme, ministrat e Zoran Zaevit shpenzuan 8 milion denarë për kafe dhe udhëtime pune. “VMRO-DPMNE propozon të heqë që në seancën e njëjtë ku do të debatohet për ligjin për financim të partive, të debatohet edhe për heqjen dorë të pagës së Renata Deskoskës prej 70 mijë denarë, ndërsa nga buxheti i kushëririt të Deskoskës, Nikolçe Tasevskit, t’i merren 188 mijë denarë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me…

Lexo më Shumë

Drejtuar: z. Shtefan Peter, kryetar i Këshillit Drejtues të “EVN Maqedoni” I nderuari z. Peter, kam kënaqësi t’ju drejtohem me këtë letër para së gjithash duke uruar që të jeni mirë me shëndet dhe të mos keni shqetësime shëndetësore si pasojë e pandemisë që ka kaluar globin e, rrjedhimisht, edhe vendin tonë. Arsyeja pse po ju drejtohem është kërkesa e madhe e njerëzve me të cilët unë komunikoj çdo ditë e të cilët ankohen se, për shkak të gjendjen së krijuar, e kanë problem shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanisë suaj. Ndonëse unë e kam të qartë angazhimin tuaj dhe lehtësimet…

Lexo më Shumë

Mbrëmë pas mesnatës pritej aeroplani me 180 shtetas tanë të zbret në aeroportin e Shkupit nga Boni. Në pajtim me protokollet për karantinë shtetërore, qytetarët do të nisen drejt hotelit “Drim” në Strugë, ku do të kalojnë 14 ditë në izolim. Dje nga Berlini, me aeroplan u kthyen 176 persona, 173 të rritur dhe 3 fëmijë. Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Fejsbuk informoi se në fluturimin e Vizerit drejt Gjermanisë u dërguan edhe shtetas të huaj nga Shkupi. “Në bashkëpunim me përfaqësitë e huaja tek ne, u ndihmojmë gjatë kthimit në shtetet e veta: Austrisë, SHBA-së, Australisë,…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata. Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të gjitha vendkalimet kufitare janë të mbyllura për dalje nga shteti, ndërsa është e ndaluar dhe hyrja e shtetasve të huaj në vend. Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të ulët.

Lexo më Shumë

Dje rreth orës 18 e 30 minuta, pjesëtarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria 39-vjeçaren N.I. dhe dy vajzat e saj, për arsye se gjatë bastisjes së kryer në banesën e tyre në Bllokun 82 në Tetovë, është gjetur kokainë. Merren masat për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me ç’rast do të përgaditet edhe parashtresë adekuate.

Lexo më Shumë

Mes datës 29 dhe 30 mars, në periudhën prej ora 07.00 deri ora 07.00, në rajonin e Sektorit për punë të Brendshme Tetovë, gjithsejt 13 persona nuk e kanë respektuar, gjegjësisht e kanë shkelur vendimin për lëvizje të kufizuar, prej të cilëve 4 në rajonin e Tetovës dhe 9 në rajonin e Gostivarit informon TetovaSot. Në mesin e 4 personave në rajonin e Tetovës, një person i moshës 43 vjeçare, është nga Republika e Shqipërisë. Të gjithë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur deri në zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve, me ç’rast do t’ju përgaditet parashtresë adekuate, sipas nenit…

Lexo më Shumë