Pas pesë personave të infektuar me koronavirus në fshatrat Tatesh, Veleshtë dhe Labunishtë, komuna e Strugës nga Qeveria kërkoi që të izolohen këto vendbanime. Zv/ministri i shëndetësisë, Armend Arsllani, tha se nuk përjashtohet ky opsion. Ne si faktorë të jashtëm nuk duhet të përzihemi se cilët vende duhet të vendosen në izolim të caktuar ose karantinë. Megjithatë ky është vlerësim i Ministrisë së Shëndetësisë”-tha Konstantin Gjeorgjievski, kryetar i Ohrit. Shtëpia e shëndetit në Vevçan i mbulon pikërisht këto zona ku është paraqitur COVID 19, Veleshtën, Tateshin dhe Labunishtën. Por ato administrativisht janë nën komunën e Strugës dhe kryetari Merko ka…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski ka thënë se sot po realizohet arritja më e madhe e Maqedonisë së Veriut që nga pavarësia e deri tani. “Flamuri i RMV-së sot u ngrit në rrethin e flamujve të familjes së Aleancës së NATO-s. Ishte rrugë e gjatë, por shpërblimi që arriti sot, me pamjen e flamurit tonë në selinë e NATO-s në Bruksel, e merituam. Jini krenarë, bashkëqytetarë, flamuri i RMV-së është simbol i ardhmërisë së sigurt dhe prosperitetit të vendit tonë. Sot kemi një betejë me koronavirusin por do të lejojmë që për një moment të gëzohemi, të shkruhet se sot është…
I dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut në familjen e NATO-s. Ky është moment historik për Maqedoninë e Veriut, vjen në një kohë të koronavirusit. Me këto fjalë ka përshëndetur ngritjen e flamurit të Maqedonisë së Vriut, sekretari i përgjithsëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Maqedonia e Veriut dhe Greqia arritën marrëveshje historike për emrin. Marrëveshja e Prespës kontribuoi për anëtarësimin në NATO. Puna juaj e mundësoi këtë ditë. Është mirë për rajonin”, ka thënë Stoltenberg. Ai ka përshëndetur vendimin e BE-së për fillim të bisedimeve me RMV-në. “Maqedonia e Veriut tani i ka miqtë dhe aleatët më të mirë në botë”,…
Shoqata kulturore humanitare “Merhamet” ka ndihmuar sot me 100 pako me artikuj ushqimorë banorët të Dibrës, të cilët janë në izolim për shkak koronavirusit. Zeqri Cenka, përfaqësues i Kuzhinës humanitare Dibër, ka shprehur falënderim për Shoqatën kulturore humanitare “Merhamet” për ndihmën e ofruar në këtë kohë krize. Zeqri Cenka, përfaqësues i Kuzhinës humanitare Dibër “Shfrytëzojmë rastin ta falënderojmë Shoqatën Humanitare “Merhamet” në bashkëpunim e Kuzhinën humanitare Dibra, gjithmonë na kanë përkrahur dhe na kanë ndihmuar qytetareve dibran dhe të rrethinës. Sot jemi duke shpërndarë 100 pako me artikuj ushqimor, artikuj elementar që i nevojitet një familjes, për nevojtarët e Dibrës,…
Agjencioni për Punësim i Maqedonisë së Veriut i njofton të gjithë qytetarët se të cilët duhet të paraqiten si të papunë në entin për punësim se afati i paraqitjes prolongohet dhe do të mund të paraqiten pas skadimit të vendimeve të qeverisë për parandalimin e korona virusit. “Duke i ndjekur udhezimet e Qeverisë për parandalimin e virusit si institucion me përgjegjësi shoqërore ,i njoftojmë të gjithë personat e papunë të cilët duhet të paraqiten rregullisht në entin për punësim, në periudhën përderisa vazhdon pandemia do të arsyetojë mungesën e tyrë”ka deklaruar zv/drejtori i Agjencionit për punësim, Bekim Murati. Zëvendës drejtori,Murati…
Shoqata për edukim “Vllaznia”në Kumanovë, ka realizuar një aksion humanitar për shpërndarjen e pakove ushqimore dhe mjeteve higjienike për familjet në nevojë. “Kërkesat për ndihmë nga ana e qytetarëve janë të shumta dhe të njejtat po shtohen çdo ditë. Qytetarët në nevojë po kërkojnë ndihmë për gjërat elementare”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Vllaznia”.
Ka ndërruar jetë edhe një pacient dibran i infektuar me Covid 19. Bëhet fjalë për pacient i cili para disa ditëve u transferua nga Dibra në klinikën e Shkupit. Ai ka qenë i afërt me familjen ku u transmetua sëmundja. Doktor Hasani e ka konfirmuar këtë informacion. Ai për Lajm tha se ende ka pacientë nga Dibra në Klinikën infektive të Shkupit. Kjo është viktima e tretë që ndërroi jetë në klinikën e Shkupit nga Dibra, kurse një dibran ka ndëruar jetë edhe në SHBA nga Koronavirusi.
Agjencia për ushqim dhe veterina nga data 23 deri më 27 mars të këtij viti ka kryer 367 kontrolle dhe ka shqiptuar 19 masa. Siç kumtoi sot kryetarja e Këshillit inspektues, Magdalena Filipovska Grashkoska, AUV-ja ka konstatuar trajnime të pazbatuara për njohuri bazë për siguri të ushqimit, si dhe të punësuar pa kontroll shëndetësor për librezë sanitare pas çka ata janë larguar nga objekti. “AUV-ja ka dhënë edhe katër vendime për mishtore dhe markete për shkak të gjendjes së keqe higjienike. U është urdhëruar menjëherë të zbatojnë dezinfektim”, theksoi Filipovska-Grashkoska. Sipas saj nga 23 deri më 27 mars, gjatë institucionet…
Në rajonin e Gostivarit nuk ka raste të reja të të infektuarve me Kovid-19, ndërsa gjendja në tre komunat është nën kontroll, kjo është vlerësimi i Shtabit të Krizës, në të cilin përveç përfaqësuesve të institucioneve, anëtarë janë edhe kryetarët e komunave Mavrovë-Rostushë, Vrapçishtë dhe Gostivar. Që nga vendosja e masave në Gostivar janë testuar gjithsej 31 persona, prej të cilëve vetëm një ka qenë pozitiv në virusin. Trajtimi i pacientes përfundon sot dhe pas testeve ajo do të lëshohet nga departamenti infektiv. Në komunat fqinje nuk ka asnjë rast të regjistruar të të infektuarve. Në Mavrovë Rostushë në izolim…
Komisioni Evropian ka njoftuar lirimin e menjëhershëm të 38 milion eurove ndihma për Ballkanin Perëndimor për të trajtuar krizën shëndetësore dhe zhvendosjen e 374 milion eurove ndihma për të trajtuar pasojat socio-ekonomike, tha korrespodenti i MIA në Bruksel. Njoftimi erdhi nga Komisioneri për Zgjerim të BE-së Oliver Varhelyi, i cili tha se “BE do të jetë gjithnjë këtu për Ballkanin Perëndimor”. “Ne do t’i ndihmojmë partnerët tanë të plotësojnë nevojat urgjente të sistemeve shëndetësore dhe të promovojnë masa afatgjata për të lehtësuar pasojat socio-ekonomike të krizës së coronavirusit dhe për të mbështetur bizneset e vogla dhe të mesme në rajon”,…
Nga VMRO-DPMNE deklarojnë se ekonomia e Maqedonisë aktualisht është në vështirësi. Ekonomia ka nevojë për ndihmë serioze që të tejkalojë krizën me coronavirusin. Qytetarët panë që gjatë një gjendje të jashtëzakonshme, ministrat e Zoran Zaevit shpenzuan 8 milion denarë për kafe dhe udhëtime pune. “VMRO-DPMNE propozon të heqë që në seancën e njëjtë ku do të debatohet për ligjin për financim të partive, të debatohet edhe për heqjen dorë të pagës së Renata Deskoskës prej 70 mijë denarë, ndërsa nga buxheti i kushëririt të Deskoskës, Nikolçe Tasevskit, t’i merren 188 mijë denarë. E njëjta gjë duhet të bëhet edhe me…
Drejtuar: z. Shtefan Peter, kryetar i Këshillit Drejtues të “EVN Maqedoni” I nderuari z. Peter, kam kënaqësi t’ju drejtohem me këtë letër para së gjithash duke uruar që të jeni mirë me shëndet dhe të mos keni shqetësime shëndetësore si pasojë e pandemisë që ka kaluar globin e, rrjedhimisht, edhe vendin tonë. Arsyeja pse po ju drejtohem është kërkesa e madhe e njerëzve me të cilët unë komunikoj çdo ditë e të cilët ankohen se, për shkak të gjendjen së krijuar, e kanë problem shlyerjen e detyrimeve ndaj kompanisë suaj. Ndonëse unë e kam të qartë angazhimin tuaj dhe lehtësimet…

