32 vjeçarit nga Shtipi një prerje flokësh në berber do t’i kushtoj 5 mijë euro. Kjo pasi që nuk respektoi vendimin për izolim shtëpiak që e kishte deri më 26 mars. Prokuroria Themelore e Shtipit dorëzoi sot një fletëparaqitje për dënim në Gjykatën Penale të Shtipit, pasi që i riu një ditë para se t’i skadonte vendimi për izolim të detyrueshëm, lëshoi shtëpinë dhe shkoi në një sallon ondulimi. Sipas prokurorisë ai do të dënohet në bazë të nenit 206 të Kodit Penal me 100 gjoba ditore prej 50 eurove./Alsat
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka komentuar masën e paraburgimit të dy zyrtarëve të BDI-së, Ejup Hali e Isme Guri. “Don’t cry DUI …”, ka shkruar Zekiri në gjuhën angleze. Ai gjithashtu ka postuar një thënie të Clarence Darow:“Drejtësi nuk ka të bëjë me atë që ndodh në një sallë gjyqi; Drejtësia është ajo që vjen nga një sallë gjyqi.” Clarence Darrow. Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri. Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent Ejup Alimi.
“Transportuesi”, Vlladimir Taleski dënohet me 8 vjet burgAlsat2020-03-31T12:51:34+02:00 Gjykata Themelore Penale në Shkup sot ka shqiptuar dënimin për të akuzuarit në lëndën “Transportuesi”. Ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski është dënuar me 8 vjet burg përfshi këtu kohën e kaluar në arrest shtëpiak. Gjykata ka shqiptuar dënim edhe për rreth 20 persona të tjerë(lajmi është në përditësim…). Të dënuarit ndiqeshin për keqpërdorim të pozitës zyrtare lidhur me organizimin e transportit të fëmijëve në Manastir, me çka është bërë keqpërdorim i rreh 360.000 eurove. Lënda u hap nga ana e Prokurorisë Speciale Publike, ndërkaq e udhëhoqi gjykatësja Dobrilla Kacarska.
Pronari i Gazetës Lajm, Fejzi Hajdari ka reaguar ndaj dënimit me burg të Ejup Halimit dhe Ismet Gurit, transmeton Almakos. Sipas Hajdarit, Halimi dhe Guri kanë vjedhur vota për Izet Mexhitin, ndërsa BDI-ja e vendos si bartës liste këtë të fundit. “ Sipas Gjykates, Ejup Alimi dhe Ismet Guri, kane vjedhë vota për Izet Mexhitin. Përderisa këta sot u dënuan me burg, Izet Mexhiti shpërblehet me Bartës Liste!!!!. Me rrjedhojë logjike parashtrohet pyetja, nëse Izet Mexhiti ka qene kryetar legjitim i Komunes se Çairit dhe me çfarë me çfarë kredie morale ka ushtruar kete funksion?”, shkruan Fejzi Hajdari./Almakos/
Të gjitha organet dhe institucionet shtetërore, njësitë e vetëqeverisjes lokale obligohen, ndërsa sektorit privat i rekomandohet të punësuarit në këto institucione dhe firma të cilët në punë shkojnë nën shoqërim – personat e verbër tërësisht, personat që lëviz me karrocë dhe personat me aftësi të kufizuara intelektuale mesatare dhe të rëndë, të lirohen nga puna dhe ushtrimi i aktiviteteve të punës, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, duke iu referuar vendimit të miratuar nga Qeveria. Vendimi i Qeverisë është sjellë me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale për shkak nevojës për mbrojtjen e personave me aftësi…
Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO do të sjellë stabilitet dhe paqe në rajon që është thelbësore për prosperitetin ekonomik, tha Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë ekskluzive për Radio Evropën e Lirë në gjuhën maqedonase, përcjell GazetaExpress nga Portalb. “Kjo është ditë historike për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe të gjitha vendet anëtare të Aleancës, sepse Maqedonia e Veriut u bë anëtare e Aleancës më të suksesshme në histori”. Këtë Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg e deklaroi në intervistën ekskluzive për Radion Evropa e Lirë. Deklarata vjen pasi flamuri i Maqedonisë…
Mbetet në fuqi rekomandimi që para dy javëve ua dërguam kompanive realizuese të veprimtarëve energjetike, si dhe ndërmarrjeve publike që janë ofrues së shërbimeve të ujit të përmbahen nga shkyçja e qytetarëve nga sistemet përkatëse për furnizim me energji elektrike, energji termike dhe ujë për shkak të faturave të papaguara derisa zgjat gjendja e pandemisë me Kovid-19, informon Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit. “Praktikisht me këtë njoftim dua t’i njoftoj qytetarët të jenë të sigurtë se nuk do të ketë shkyçje të energjisë elektrike, ngrohjes dhe ujit derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi. Në të…
Prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrilo Bubevski kanë kërkuar masa më të ashpra kujdesi ndaj deputetit Ejup Halimi dhe Ismet Gurit, që u dënuan sot me nga tre vite e gjysëm arrest, deri sat ë dënohen në vuajtje të dënimit. Mirëpo Gjykata Penale pjesërisht ka pranuar propozimet e Prokurorisë për masa kujdesi. Ata do të mbeten pa pasaporta, gjegjësisht nuk do të mund ta lëshojnë vendin. Jozyrtarisht, meret vesh se prokurorët Fetai dhe Bubevski po mendohen ta ankimojnë vendimin e Gjykatës themelore në Gjykatën e apelit, për të kërkuar dënim më të lartë, shkruan Gazeta Lajm. Ata janë dënuar për manipulime…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (ShGM) dhe Sindikata e Pavarur i Gazetarëve dhe punëtorëve mediatikë (SPGPM) e dënojnë komunikimin e papërshtatshëm të Axhibadem Sistina me gazetarët nga redaksia e platformës për gazetari hulumtuese (investigative) “IRL.mk” me rastin e storjes tyre për Kovid-19 të titulluar si “Përfitim pandemik ose kujdes për komunitetin: Ana tjetër e storjes për Kovid-19”, të botuar në 28 mars 2020, transmeton Observatori Mediatik. “Si palë e interesuar në tekst,”Axhibadem Sistina” ka dërguar një reagim në redaksinë e IRL, që është e drejtë e tyre e legjitime, megjithatë, problematike në pretendimin e tyre se ata me kërkesën e…
Sistemi bankar mbetet i shëndoshë de stabil dhe ka kapacitet të përballet me goditjet që i shkakton gjendja me koronavirusin. Të dhënat e fundit të disponueshme, të cilat datojnë prej fillimit të këtij viti, konfirmojnë kapitalizim të lartë, likuiditet të lartë dhe cilësi të lartë të aktivit me të cilin disponon sistemi, porositi guvernatorja e Bankës popullore, Anita Angellovska-Bezhoska. “Përputhja e kapitalit është rreth 17 për qind – nivel i cili është më i lartë prej vitit 2008 kur ekonomia u përball me goditje të madhe. Pjesëmarrja e likuiditetit në aktivin e përgjithshëm është 27 për qind, që gjithashtu është…
Një 66-vjeçar nga Manastiri që ishte në izolim për 13 ditë, dje ka ndërruar jetë, shkruajnë mediat maqedonase. Sipas informacioneve jozyrtare viktima dyshohet se ka vdekur nga koronavirusi, por kjo pritet të mësohet sot. I ndjeri para 15 ditëve kishte ardhur nga jashtë shtetit dhe i është nënshtruar procesit të izolimit. Mirëpo dje, pasi disa herë ai nuk e hapi telefonin dhe hapi derën, fqinjët nuk e panë që po dilte nga shtëpia, policia vendosi t’i bëj kontrollë në shtëpi duke e hapur kështu derën me forcë. Raportohet se i është marë material për testim nga epidemiologët e shëndetit publik,…
Pas dënimit të dy funksionarëve të BDI-së për parregullsi zgjedhore, Ejup Alimit dhe Ismet Gurit me nga 3 vjet e gjysmë burg, partia e udhëhequr nga Ali Ahmeti, ka dërguar një kumtesë ku flet për nevojën e vetingut në gjyqësor. “Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe shteti i së drejtës është prioritet absolut i të gjithë neve. Ne fuqishëm vazhdojmë të përkrahim drejtësinë e mirëfilltë dhe për të arritur tek një drejtësi europiane, duhet të ç’rrënjosim drejtësinë selektive të motivuar politikisht dhe etnikisht me vendime të cilat bazohen në porosi e jo në ligj.…

