Author: Hamdi Kumanova

SHA “Alkaloid” Shkup tregoi se në treg ka produkte të janë falsifikime të dezinfektuesve që i prodhojnë – Ecosal® dhe Dezintal®, ndërsa të cilat janë edhe njëherit markat e tyre mbrojtëse tregtare, përcjell GazetaExpress nga In7. Nga kompania apelojnë konsumatorët të kenë kujdes gjatë blerjes, sepse produktet e faksifikuara nuk i plotësojnë standardet për cilësi, me ç’rast mund të vjen deri te efektet anësore mbi sigurinë dhe shëndetësin e blerësve. Gjithashtu, efikasiteti i këtyre produkteve vihet në dyshim, të cilat në situatën momentale kanë vlerë të rëndësishme. Për t’u ndihmuar blerësve t’i njohin produktet origjinale Ecosal® Forte dhe Dezintal® të…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e solli pakon e dytë të masave ekonomike të cilat kanë për qëllim ballafaqim më të shpejtë dhe më efikas me pasojat ekonomike nga koronavirusi. Janë ndërmarrë hapa serioz të cilat vlejnë për ruajtjen e vendeve të punës për të gjithë të goditurit nga kriza me koronavirusin, masa që vlejnë të ardhura të garantuara te secili punëtor derisa të zgjasë kriza. Këto janë masa me vlerë prej 200 milion euro, masa të solidaritetit, të ndihmës së ndërsjellë në situata të rënda, masa për ndihmë të çdo familje, masa për shpenzime më të vogla…

Lexo më Shumë

Covid – 19 dhe shpallja e pandemisë botërore e ka pezulluar punën e shumë institucioneve shtetërore në mbarë botën përfshirë edhe institucionet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në këto kushte, shumë institucione arsimore në vend i kanë marrë masat që ta vijojnë punën e tyre në forma dhe metoda alternative duke shfrytëzuar në maksimum teknologjinë informative. Me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë së procesit mësimor – shkencor 2019/2020, Universiteti i Tetovës tashmë disa javë me radhë e aplikon sistemin online të realizimit të veprimtarisë së tij. Zyra për arsim e UT-së, njofton se në të gjitha fakultetet tona procesi…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore-Strumicë ka shqiptuar dënime me nga 3 mijë euro dhjetë qytetarëve të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e lëvizjes, ka njoftuar Marieta Dukiq, zëdhënëse e Gjykatës. “Prokuroria Themelore Publike-Strumicë ka propozuar 13 akuza për mosrespektim të rekomandimeve gjatë kohës së epidemisë, që është e dënueshme në bazë të Nenit 206 Alineja 1 nga Ligji Penal. Gjykata ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe 13 qytetareve të Strumicës u është shqiptuar dënimi në vlerë prej 3 mijë euro për secilin prej tyre”, deklaroi Marieta Dukiq, zëdhënëse e gjykatës.

Lexo më Shumë

Edhe pse Republika e Maqedonisë Veriore është bë anëtare e plotfuqishme e NATO-s, simpatitë për presidentin rus Vlladimir Putin ende janë të gjalla. Fytyra e tij vërehet edhe nëpër kamionë transportues, si ky që e ka regjistruar dje kamera e disa lexuesve të Gazetës Lajm, në autostradën Shkup-Kumanovë. Siç mund të shihni, fotografia gjigante e Putinit është vendosur në auto-cisternë, kurse në një tjetër është vendosur edhe fotografia e çetnikut serb, Vuk Karaxhiq.

Lexo më Shumë

“Sektori ynë bankar është i shëndoshë dhe për këtë shkak mund të mbështetemi në të, por duhet të sigurojmë para shtesë për në buxhet”. Këtë e deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se nuk ka mundur të parashikohej se kriza shëndetësore do të ketë përmasa të pandemisë dhe kur kjo ndodh, normalisht është se do të ketë efekte edhe në mjetet buxhetore dhe financat. “Në bazë të asaj që po ndërmerren një sërë masash restriktive në shtet, me qëllim që të kemi mbrojtje në pjesën më të madhe nga përhapja e virusit, kjo shkakton dëme në ekonomi. Shkaktimi i këtyre…

Lexo më Shumë

Inspektorati shtetërorë i tregut, në rajonin e Gostivarit ka mbyllur katër lokale të cilat kanë qenë të hapura dhe kanë punuar, me ç’rast lokalet përkohësisht janë mbyllur, kurse ndaj pronarëve janë përgaditur parashtersa adekuate. Deri më tani në territorin e Gostivarit janë mbyllur gjashtë lokale, 17 qytetarë e kanë shkelur orën policore dhe dy nuk e kanë respektuar izolimin shtëpiak. Tv Globi

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë Veriore sot vendosi për masat e dyta ekonomike të cilat duhet ndërmarr për t`i ndihmuar ekonomisë dhe punëtorëve për t`u përballur me pasojat e Korona Virusit, transmeton Almakos. Në pika të përgjithshme u pranuan të gjitha masat ekonomike të propozuara nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe në këtë mënyrë në heshtje BDI-ja pranoi këto masa duke mos bërë asnjë kundërshti si ditëve të kaluara. Mbështetje financiare për ndërmarrjet nga sektori privat për pagesën e pagave për të punësuarit e tyre në vlerë prej 14.500 denarë për muajt prill dhe maj, shkurtim i pagave për…

Lexo më Shumë

Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) distancohet nga pakoja e dytë e masave qeveritare që i kumtoi sot kryeministri Oliver Spasovski. “Nga ana jonë janë kërkuar masa sistematike për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë të prekura nga kriza, pa marrë parasysh veprimin. Në vend të kësaj, me këtë ndihmë të pjesërishme nuk arrihet qëllimi përfundimtar, ndërsa kjo është që të ruhet ekonoPOST dhe të mbahen punëtorët veçanërisht për ata persona juridikë të cilët janë më të vegjël dhe më pak të mbrojtur dhe të cilëve këto tronditje do t’ua shkatërrojnë tërë punon që të vetëpunësohen…

Lexo më Shumë

Dy burra të arrestuar në Istog për dhunë në familje Në 24 orët e fundit, policia në Istog ka arrestuar dy burra të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj grave Rasti i parë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Istog, ku i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Ndërkohë, rasti tjetër ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, po ashtu në Istog, ku policia ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Policia ka theksuar se viktima ka…

Lexo më Shumë

Aktivisti tetovar i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, ka komentuar vendimin e gjykatës me të cilin u shpallën fajtorë Ejup Halimi dhe Ismet Guri. Xhaferi e thekson faktin se Halimi ishte edhr koordinator i Grupit parlamentar të BDI-së, transmeton Gazeta Lajm. “Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së Ejup Alimi shpallet fajtor për manipulim zgjedhjesh. Partia që thirret në legjitimitet ka vjedhur vota aty ku nuk ka mundur t’i blejë ato”, ka komentuar Xhaferi në facebook.

Lexo më Shumë

Irelevante është se ku janë akomoduar personat në karantinën shtetërore, e rëndësishme është që duhet të qëndrojnë dhe të izolohen për 14 ditë dhe në këtë mënyrë ta zvogëlojmë rrezikun nga përhapja e koronavirusit. Për momentin nuk ka punë më të rëndësishme se ajo që duhet të mbrojmë familjet tona dhe qytetarët tanë, nuk mund të jetë më e rëndësishme se në çfarë dhoma janë dhe se në çfarë kushte zhvillohet karantina shtetërore edhe pse gjithandej ekzistojnë kushte të mira, me ushqim të mirë dhe me organizim të mirë, porositi sot kryeministri, Oliver Spasovski. “Gjëja më e rëndësishme është që…

Lexo më Shumë