Author: Hamdi Kumanova

Të hënën (30.03.2020) në ora 17 e 30 minuta 27 vjeçari nga Shkupi me iniciale B.L. ka njoftuar policinë se rreth orës 17 e 15 minuta për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion, me sëpatë është sulmuar fizikisht me sëpatë nga një person i panjohur i cili ka vozitur veturë “Mercedes”. Mosmarrëveshja ka ndodhur deri a 27 vjeçari ka qenë bashkë me një shok 18 vjeçar në motor në rrugën “Vostaniçka” të Shkupit, transmeton gazeta Lajm. Policia po merr masa për ndriçim të rastit.

Lexo më Shumë

Përshëndesim vendimin e gjykatës në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare; një sinjal i mirëpritur për zgjedhje te lira. Ky aktgjykim konfirmon kriminalizimin dhe manipulimin e procesit dhe proceseve zgjedhore nga BDI në të kaluarën dhe dëshmon cila pastaj kandidon për deputet kandidoi njerëzit që duhet të përgjigjen përpara organeve të drejtësisë me qëllim që të shpëtojnë nga drejtësia dhe Ejup Halimi nuk është rast i vetëm. Urojmë që ky gjykim të mos jetë në vazhdën e vendimeve formale vetëm për të shënuar pikë në luftën kundër korrupsionit karshi BE-së, ku figura të caktuara politike dënohen në shkallë të parë…

Lexo më Shumë

Në kuadër të bashkëpunimit bilateral disa shekullor me policinë kineze, ndërsa në kërkesë paraprake dhe komunikimit të realizuar nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme Naqe Çulev, sot nëpërmjet ambasadës kineze MPB-ja mori donacion në materiale mjekësore-higjienike dedikuar për mbrojtjen e të punësuarve të cilët së bashku me punonjësit shëndetësor janë në linjën e parë në ballafaqimin me gjendjen aktuale epidemiologjike të shkaktuar nga virusi “Kovid 19”. “Akti i sotëm është edhe një tregues për rëndësinë dhe vlerën e mbështetjes dhe para se gjithash solidaritetin mes shteteve posaçërisht kur janë në pyetje kërcënimet si implikime globale dhe pasojat e…

Lexo më Shumë

“Nesër NATO do të marrë një vendim historik për të pranuar tre shtete të Ballkanit – Kroacinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shtetet e Bashkuara fuqishëm mbështesin anëtarësimin e këtyre shteteve në NATO. Këta shtete kanë ecur një rrugë të vështirë gjatë realizimit të reformave dhe në ndërtimin e shoqërisë së lirë. Ata janë të gatshëm të kontribuojnë në NATO dhe qytetarët e tyre e meritojnë sigurinë që ua ofron NATO-ja. Ndërkaq, ne ju dëshirojmë mirëseardhje anëtareve të reja të NATO-s, ne ju themi se dyert e NATO-s janë të hapura edhe për shtetet tjera që e duan atë, në Ballkan apo…

Lexo më Shumë

Masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme, ka vlerësuar lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mckoski, në konferencë për shtyp pas paraqitjes së kryeministrit teknik Oliver Spasovski. Ai vlerëson se një pjesë e masave duhet të zbatohen edhe për muajin mars, ndërsa subvencionimi i rrogës thotë se realisht nuk do të mund të shfrytëzohet. Mickoski u shpresë se nëpërmjet ministrave teknik deri te qeveria do të dorëzojnë propozime dhe do të kërkoj që për ato të diskutohet në qeveri.

Lexo më Shumë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) si institucion që i mbron interesat e kompanive anëtare, vlerëson lartë punën e institucioneve shtetërore, si dhe ka synim ndërtimin e partneritetit me po të njejtat që të krijohen kushte më të mira të të bërit biznes, si dhe rritje ekonomike dhe zhvillim në vend. Me qëllim të matjes së efektit direkt të pandemisë së koronavirusit-COVID-19 mbi ekonominë dhe bizneset, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore zhvilloi një anketë me bizneset e vendit për të pasur një pasqyrë reale të gjendjes së shkaktuar nga ky virus. Bazuar mbi përgjigjet e vetë bizneseve në këtë anketë,…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme dhe sot në disa hotele në Kodrën e Diellit janë vendosur disa persona në karantinë të detyruar, me vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Sipas ELEM-it, akomodimi është realizuar dje dhe sot, ndërsa kapacitetet e hoteleve janë të mbushura me qytetarë që u kthyen me fluturime të organizuara nga Vjena dhe Bazeli, përcjell Telegrafi Maqedoni. Nga ELEM thonë se shpërndarja e ushqimit, ujit dhe produkteve tjera të higjienës bëhet nga stafi i “Elem Tours”. Por, disa nga qytetarët që janë dërguar në Kodrën e Diellit, janë ankuar për kushtet…

Lexo më Shumë

Shtyrja e shlyerjes së krediteve deri në gjashtë muaj, gjegjësisht jo më vonë se 30 shtator, është vendim i bankave anëtare të Shoqatës së Bankave të Maqedonisë që ua ofrojnë atë qytetarëve. Nga Shoqata bankare, megjithatë, theksojnë se masat duke përfshirë shtyrjen e ripagimit të kredisë janë të destinuara për ata individë dhe kompani që me të vërtetë nuk mund të vazhdojnë të shlyejnë detyrimet e tyre ndaj bankave dhe kreditorëve të tjerë për shkak të ndalimit të punës së kompanive, humbje të vendeve të punës, ulje pagash, etj. “Sigurisht që të gjithë ata që mund të vazhdojnë ta paguajnë…

Lexo më Shumë

Përderisa situata nuk lejon që nxënësit të kthehen në bankat shkollore deri në fund të vitit shkollor, nota përmbledhëse përfundimtare do të bazohet në rezultatet që i kanë arritur nxënësit gjatë tërë vitit përmes mësimit të rregullt, si dhe përmes pjesëmarrjet aktive në platformat dhe rrjetet onlajn, e-portofolio. Do të themelohen edhe mënyra tjera për shënim të punës së tyre – shënime të mbajtura nga mësimdhënësit, të cilat mund të merren përmes llojeve të ndryshme të këmbimit të punës (detyrave të shtëpisë, ushtrime dhe kontrollime, ese, projekte, prezantime, vizatime, fotografi etj), të cilat nxënësit mund t’ua sigurojnë mësimdhënësve përmes e-postës…

Lexo më Shumë

Kompania ajrore me buxhet të ulët Viz er sot përmes një kumtese e korrigjoi datën deri kur do të zgjasë pezullimi i fluturimeve nga Shkupi dhe drejt Shkupit dhe njoftoi se pezullimi do të zgjasë deri më 16 prill, e jo deri më 30 prill, siç kumtuan dje. Pezullimi është për shkak të ndalesave të zgjatura për udhëtime të të gjitha fluturimeve nga dhe drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut. Viz er në kumtesë informoi se pasagjerët me bileta të rezervuara të prekur nga këto fluturime të pezulluara të cilët i kanë bërë rezervimet drejtpërdrejt në wizzair.com ose aplikacionin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov pati bisedë telefonike me shefin e diplomacisë rumune Bogdan Auresku, i cili sot ishte paraparë ta vizitojë Shkupin, por vizita u anulua për shkak të gjendjes me pandeminë së koronavirusit (KOVIDD-19). Siç bëri të ditur MPJ-ja, gjatë bisedës, janë dërguar urime nga ana e Rumanisë, si dhe për shprehjen e falënderimit nga ana e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e vazhdueshme nga Rumania për integrimin evropian dhe euroatlantik të Maqedonisë së Veriut, procese shumëvjeçare të cilat në mars të këtij viti i kurorëzuan me sukses – anëtarësim të plotfuqishëm të Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

Si pasojë e virusit Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë jetën kanë humbur edhe 2 persona. Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar gjithsej 9 raste të vdekjes si pasojë e virusit korona. Deri dje në ora 12:00 në janë shënuar gjithsej 285 raste, prej të cilëve 12 janë shëruar. Në ora 15:00, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pritet të mbajë konferencë për shtyp do të informojë publikun për situatën me pandeminë në vend. Nga ministria e Shëndetësisë gjatë ditës së sotme njoftuan se prej sot, për shkak të rritjes së numrit të testimeve, statistikat…

Lexo më Shumë