Çmimi mesatar i një katrori banesor ka rënë për 4.3 për qind në pjesën e dytë të vitit 2019, në krahasim me pjesën e parë, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë. Sipas ESHS, rënie është shënuar edhe në Shkup, ku çmimi ka rënë për 2.8 për qind. Statistikat thonë se vitin e kaluar çmimi mesatar i një metri katror ka qenë 44.994 denarë. Në Shkup një metër katror është shitur me çmim mesatar prej 48.204 denarëve, kurse në pjesën tjetër të vendin çmimi mesatar ka qenë 35.255 denarë. Këto çmime mesatare janë pa TVSH.
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka publikuar detaje për rastin e lehonës 27-vjeçare nga Kumanova e cila ka rezultuar pozitive në KOVID-19. Sipas asaj që deklaroi Filipçe, lehona ka pasur kontakt me persona të familjes i cili ka pasur simptome të virusit korona. “Lehona e moshës 27-vjeçare nga Kumanova, e cila u pranua më 31 mars në Klinikën Gjinekologjike dhe për Akusheri, në orët e mbrëmjes, me shenja të zvogëlimit të ujit të placentës, ka lindur me operacion cezarian. Ajo është në izolim, sepse ka qenë e prekur me virusin korona dhe për këtë tregojnë edhe të dhënat e mjekëve…
Gjatë ditës së sotme është zhbllokuar xhiro – llogaria e Komunës së Gostivarit. Informacionin e konfirmojnë nga pusheti lokal, prej ku thonë se kjo do të vlejë për tre muajtë e ardhshëm. Para një jave autoritetet financiare kishin bllokuar llogarinë rrjedhëse të Komunës së Gostivarit për shkak të borxhit ndaj zjarrfikësve në Gostivar, të cilëve për disa vite u ishin paguar paga 20 përqind më pak se parashikon ligji. Për rastin në fjalë është prononcuar edhe Ministria e Financave. Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, tha se tani e tutje, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e përhapjes së…
Masat preventive për mbrojtje nga virusi Covid 19, Komuna e Çairit i vazhdon me procesin e dezinfektimit të hyrjeve të ndërtesave kolektive Ekipet e punës u shpërndanë sot në ndërtesat e lagjes Çair i Vjetër edhe atë në rrugët: Emin Duraku, Krste Asenov, Resenska, Vukovarska, Strumiçka, Dobri Daskallov, Arhiepiskop Dositej. Ky proces do të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim deri në dezinfektimin e të gjitha 162 hyrjeve të ndërtesave kolektive.
Gjendja e sigurisë në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, ku është shpallur gjendje krize, është stabile, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell GazetaExpress. Gjatë moto-patrullave të rregullta nëpër mjediset urbane dhe paralagjet e qytetit, policia nuk ka vërejtur tubim të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk janë regjistruar fatkeqësi komunikacioni. “Pa pengesa po zhvillohet procesi i tërheqjes së personave të cilët gjatë 14 ditëve të kaluara ishin në vetëizolim, ndërsa sot, nga Dibra do të nxirren dy persona. Në terren, pa problem po zhvillohen aktivitetet ndaj personave që…
Orientimi i NATO-s drejtë zgjerimit krijon vetëm linja të reja ndarëse në momentin kur bota ka nevojë për bashkim në luftën kundër koronavirusit, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse me rastin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Sipas Ministrisë, bashkangjitja e Shkupit drejtë Aleancës “nuk sjell asnjë vlerë shtesë qoftë për sigurinë rajonale qoftë për atë evropiane”. “Një veprim i tillë nuk do të kontribuojë në unifikimin e përpjekjeve për të luftuar kërcënimet dhe sfidat e përbashkëta, përfshirë edhe luftën kundër koronavirusit. Do të krijojë vetëm linja të reja ndarëse”, thuhet në kumtesën e…
Klient të nderuar, Për të minimizuar të gjitha rreziqet që lidhen me epideminë COVID-19, UNIQA Shkup ka ndërmarrë masa parandaluese në përputhje me rekomandimet e institucioneve kompetente në mënyrë që të mbrojë punonjësit dhe klientët dhe të parandalojë përhapjen e mëtejshme të virusit. Për këtë qëllim, nga dita e Mërkurë, 18/03/2020, UNIQA SHA Shkup dhe UNIQA LIFE SHA Shkup prezantojnë mundësinë e re për paraqitjen e dëmeve, e cila do t’u ofrojë klientëve dhe punonjësve tanë mbështetje në punën e tyre dhe mbrojtjen e shëndetit të tyre. Paraqitja e Dëmit: Që nga 23 Mars, në vijim do të punojë me kapacitet të zvogëluar…
Janë marrë vendime të rëndësishme, shteti i shpëton vendet e punës për qytetarët e saj. Më vjen mirë që sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut pranoi dhe miratoi një pjesë të madhe të masave ekonomike që unë dhe ekipi ekonomik i LSDM-së i propozuam, por edhe miratoi masa shtesë, ka shkruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk. Ai theksoi se këto janë hapa seriozë që do të nënkuptonin mbajtjen e vendeve të punës së qytetarëve në firmat e prekura nga kriza me virusin korona, masa që do të nënkuptonin të ardhura të garantuar për secilin…
Karantina, izolimi dhe distancimi social janë masat të cilat në mënyrë të dëshmuar e ngadalësojnë përhapjen e KOVID-19 dhe na ndihmon ta mbrojmë shëndetin publik, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Por, thekson se nuk duhet të harrojmë në këto gjendje krize të kujdesemi edhe shëndetin mendor. Tregoi në disa këshilla që më mirë të kujdesimi për vete dhe të tjerët në kushte të këtilla jostandarde: Distanca sociale paraqet ndërveprim të ulur midis njerëzve përmes përkufizimit të të afërsisë dhe shpeshtësimit të kontaktit personal. Kjo paraqet edhe masë më të butë për të cilën…
Para një jave autoritetet financiare kishin bllokuar llogarinë rrjedhëse të Komunës së Gostivarit. Zëvendësministrja e Financave, Shiret Elezi, tha për TV Klan Macedonia se tani e tutje, për shkak të rrethanave të krijuara si pasojë e përhapjes së koronavirusit, nuk do ketë përmbarime nga llogaritë bankare të komunave: ‘Ligji për përmbarimin pezullohet deri në fund të qershorit dhe në këtë mënyrë ndihmohen, përveç qytetarët, edhe komunat e vendit për realizimin e obligimeve të tyre operative-rrjedhëse që të mund të ndërmarrin të gjitha aktivitete e nevojshme për luftimin e pandemisë së Covid-19,’- tha zonja Elezi. Ajo saktëson se Ligji i Përmbarimit…
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit tonë 101 personave u është dhënë vendimi për izolim, ndërsa 217 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetëizolim. Siç kumtoi MPB, policët gjatë kryerjes së kontrollit ndaj personave në izolim dhe vetëizolim, kanë konstatuar se në dy raste të ndryshme, dy persona që kanë qenë në vetëizolim nuk kanë qenë në shtëpi. Lidhur me ndalesën e lëvizjes gjatë 24 orëve të fundit është evidentuar se në nivel të shtetit 46 persona nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, janë arrestuar 17 persona, ndërsa për personat tjerë janë përgatitur procesverbale.
Ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, deklaroi sot se, informacionet nga terreni në lidhje me mësimin online janë mjaft inkurajuese dhe deri më tani nuk kanë marrë informata se në ndonjë shkollë nuk organizohet mësim online, njofton Portalb.mk. Ai në programin e mëngjesin në TV Sitel, tha se, ka sfida të caktuara me të cilat ballafaqohet sistemi arsimor edhe në rrethana normale, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit nga klasa e parë deri në të tretën, sepse ata nuk dinë të menaxhojnë pajisjet teknologjike dhe nuk kanë të gjithë. Sipas tij, në gjithë territorin e vendit ka…

