Author: Hamdi Kumanova

Me pakon e dytë të masave të Qeverisë, për tejkalimin dhe zbutjen e pasojave nga kriza shëndetësore-ekonomike, krahas mbrojtjes së vendeve të punës, një nga masat kyçe është edhe ndihma në të holla për personat dhe familjet të cilave ajo u nevojitet, deklaroi sot zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonul Bajraktar në konferencën e përbashkët për shtyp në Qeveri me zëvendësministren plotësuese, Sanella Shkrijelj. “Qeveria po tregon qasje të themeltë, ndaj nevojave në segmente të ndryshme shoqërore sepse shpejtësia e rikuperimit pas krizës varet nga masat e ndërmarra gjatë krizës. Prandaj me pakon e dytë të masave, përveç mbrojtjes…

Lexo më Shumë

11 punëtorë shëndetësorë nga Spitali i Kumanovës janë infektuar me koronavirus. Tre nga reparti i rentgenit, tre nga reparti i kirurgjisë, një infermiere nga reparti i Gjinekologjisë, një ndihmës dhe një mjek specializant nga repari infektiv. Drejtoresha e spitalit, Snezhana Zaharieva thekson se tashmë ka njoftuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe për momentin janë në pritje për ndihmë nga institucionet tjera shtetërore.

Lexo më Shumë

Shkup 03.04.2020 Plani i qarkullimit të trenave të udhëtarëve në kushte të lëvizjes së kufizuar (ora policore nga ora 21:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit dhe gjatë ditëve të fundjavës) (versioni i korigjuar me plotësime) Vlen nga 06.04.2020 Trenat që do të qarkullojnë: Linja Veles – Shkup – Veles: – treni nr. 601/2080/2081/2082 – me nisje nga Shkupi dhe Velesi sipas orarit të rregullt. Linja Shkup-Gjevgjeli– Shkup: treni nr. 611 nisja nga Shkupi sipas orarit të rregullt treni nr. 632 nisja nga Gjevgjelia sipas orarit të rregullt, dhe treni nr. 630 nga Velesi me orar të ndryshuar do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në faqen e tij të fejsbukut sot u rekomandoi punonjësve shëndetësor të kenë kujdes dhe ta ruajnë veten këtë periudhë të koronavirusit. “Kolegë, punonjës shëndetësor – mos harroni të kujdeseni për veten gjatë kësaj periudhe. Hani mjaftueshëm, pushoni sa të mundeni dhe qëndroni në kontakt me të afërmit tuaj. Jini të kujdesshëm, ruani veten!”, ka shkruar Filipçe.

Lexo më Shumë

Në konferencën për media, ndihmës ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhonul Bajraktar i shoqëruar nga ndihmës ministri plotësues, Sanela Shkrijell, bënë me dije masat sociale të dekretuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, raporton Flaka “Pikërisht në situata të rënda, duhet ta dijmë që në shtetin tonë askush nuk është harruar. Se bashkërisht do të përballemi me krizën që shkaktoi koronaviruesi, respektivisht Kovid 19. Nga dy paketet e masave të ndërmarra për përballimin e gjendjes ekonomike dhe shëndetësore, qeveria tregon qasje fundamentale për nevojat e segmenteve të ndryshme shoqërore, sepse, pasojat pas krizës mvarren nga masat që…

Lexo më Shumë

Në hotelin “Molika” në Pelister mbrëmë ka arritur edhe një grup prej 26 personash për qëndrim në karantinë shtetëror. Nga SHA EMV, e cila menaxhon këtë hotel sot informon se bëhet fjalë për persona të cilët kanë arritur me fluturim nga Gjermania dhe se personat vijnë prej qyteteve të ndryshme. Në “Molika” qëndrojnë 99 qytetarët me të cilët kapaciteti i hotelit është mbushur. “Të gjitha aktivitetet zhvillohen sipas protokollit të paraparë”, thonë SHA EMV.

Lexo më Shumë

Ylber Isufi, zv. drejtor i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës thotë se në Kumanovë numri i lartë i të infektuarve ka ardhur si pasojë e sjelljes së qytetarëve, të cilët pasi janë kthyer nga vendet evropiane nuk u janë përmbajtur rekomandimeve për të qëndruar në izolim. Kjo sjellje e tyre ka bërë që tashmë Kumanova të renditet pas Shkupi për sa i takon numrit të personave të infektuar me coronavirusin. Sipas tij në repartin e infektologjisë ka mungesë të infektologëve. Për këtë dhe nevojën për mjete higjienike ai thotë se kanë kërkuar ndihmë nga institucionet kompetente në Shkup. Ndryshe, Kumanova…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) informon se dje është organizuar fluturim për riatdhesim të gjithsej 180 shtetasve të Maqedonisë së Veriut nga Berlini dhe Kolni/Boni. Me këtë, numri i qytetarëve të riatdhesuar në organizim të MPJ-së, Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë, MPB-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë me ditën e djeshme arrin 2.200 qytetarë të cilët janë deklaruar se pranojnë karantinën shtetërore te detyrueshme dhe pjesëmarrje në pagesën e çmimit të biletës, përcjell Shenja. “Në fluturimin prej Shkupi për në Berlin kemi ndihmuar edhe 163 shtetas të huaj nga vendi që të dërgohen në shtëpitë e tyre”, qëndron në komunikatën…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të ardhura publike (DAP) njofton se më 31 mars të vitit 2020 u rrumbullakësua tremujori i tretë i МојДДВ. Për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2020 qytetarëve që ua kanë skanuar llogaritë fiskale do të ju paguhen gjithsej gjithsej 343,803,953 denarë, ose 5,590,000 euro. Gjatë kësaj periudhe janë skanuar gjithsej 49,946,278 llogari fiskale, është realizuar qarkullim në vlerë prej 21,957,355,689 denarëve, me gjithsej 2,292,026,352 denarë TVSH. Në krahasim me dy tremujorët e parë është shënuar rritje edhe tek numri i shfrytëzuesve të aplikacionit edhe te numri i llogarive të skanuara, e me këtë është rritur për…

Lexo më Shumë

Ngecje në industrinë e miellit për shkak të çmimeve të fiksuara, tregtarët shesin miell serb Me qëllim apo pa qëllim, shkatërrim i industrisë së miellit, një nga të paktat që punon për momentin, që jep rroga dhe paguan kontribute dhe tatime. Kështu mullisët e vlerësojnë Vendimin qeveritar me të cilin ndalohet rritja e çmimeve të produkteve themelore, përkatësisht urdhërohet që ato të mbeten deri në nivelin në të cilin ishin përfundimisht me datën 11 mars të këtij viti. Sipas mullisëve, çmimi i grurit dhe transportit nga Serbia është rritur, ndërsa ata nuk guxojnë ta shtrenjtojnë miellin. Por, Vendimi, thonë, lejon…

Lexo më Shumë

Tendat janë gati, por jo edhe pajisjet mjekësore. Autoriteter thonë se gjatë javës së ardhshme do të jenë të gatshme të gjithë 130 shtretërit për aq sa ka kapacitet spitali mobil i vendosur afër klinikës infektive. Mantelbardhët dhe uniformat e armatës kanë bashkuar forcat në përfundimin e kësaj strukture të përkohshme. Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska tha se masat janë marrë në mënyrë intensive për të menaxhuar situatën me koronavirusin. Sipas saj, ARM-ja është në mbrojtje të të gjithë brezit kufitar dhe objekteve me rëndësi shtetërore. Sheqerinska thotë se nuk është patjetër që të ndiqet modeli i vendeve fqinje për…

Lexo më Shumë

Ndihmë për sektorin privat me pagë minimale apo subvencionim të kontributeve Hyjnë në fuqi masat kryesore nga pakoja ekonomike të Qeverisë me të cilat mundësohet ndihmë e drejpërdrejtë prej 14.500 denarëve në muaj për çdo të punësuar për muajin prill dhe maj të këtij viti nga të gjitha ndërmarrjet e prekura nga kriza. Alternativë e masës është mbulimi i 50 për qind të kontributeve për punëtorët e vet me të cilin pritet të përfshihen rreth 20 për qind e të siguruarve ose rreth 53.000 të siguruar për çka janë të nevojshme ‪568.690.000‬ denarë për subvencionimin e kontributeve për muajin prill dhe maj.…

Lexo më Shumë