Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska vizitoi sot kazermën “Boro Menkov” të Kumanovës dhe më pas vendkalimin kufitar Bellanoc. Gjatë takimit me pjesëtarët e Armatës, ajo tha se ishte këtu për të shprehur mbështetje dhe mirënjohje për pjesëtarët e Armatës, të cilët gjatë kësaj kohe emergjente morën kontrollin e plotë të kufirit shtetëror nga MPB-ja dhe në vendkalimet kufitare siguruan mbështetje për zyrtarët e policisë. Sipas ministres, me këtë i jepet policisë mundësi që të përqendrohet shumë më tepër në zbatimin e masave paraprake dhe sigurisë në gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuara nga koronavirusi. Ajo i falënderoi dhe i përgëzoi për…
Author: Hamdi Kumanova
Informacioni i minutave të fundit është se Qeveria ka vendosur që gjatë fundjavës Kumanova të vendoset në karantinë. Nga sonte në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit Kumanova do të jetë tërësisht e mbyllur. Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16 deri në 5 të mëngjesit do të jetë gjithashtu e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera. Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Vlejnë të njëjtat rregulla…
Nga 6 inspektoriate shtetërore, gjatë periudhës nga 28 marsi deri më 1 prill janë bërë gjithsej 5213 kontrolle dhe është konstatuar se kryesisht respektohen masat dhe rekomandimet e Qeverisë. Kryetarja e këshillit të inspektoriatit, Magdalena Filipovska-Grashkoska njoftoi se numrin më të madh të kontrolleve apo gjithsej 4261 i ka kryer inspektoriati shtetëror i tregut. Magdalena Filipovska-Grashkoska “Prej tyre 823 kontrolle kanë të bëjnë me ngrirjen e çmimeve për produkte të caktuara, ndërsa të tjerat për punën e objekteve hotelerike dhe shërbyese. Prej tyre 20 janë mbyllur në teritorin e gjithë shtetit. Pjesa më e madhe e hotelierive i respektojnë masën.…
Pas rritje së vazhdueshme të numrit të të prekurve nga virusi Korona, kreu i komunës së Kumanovës sërish ka bërë thirrje që qyteti të futet në karantinë. Shtabi komunal i krizës në këtë qytet ka kërkuar veprim të menjëhershëm futjen e qytetit në karantinë të plotë me protokolle të përcaktuara saktësisht për sjelljen e institucioneve, qytetarëve dhe personave juridikë me pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytet si dhe masa më rigoroze për kufizim. Komuna gjithashtu i ka apeluar qytetarëve që të largojnë automjetet e parkuara në mënyrë të paligjshme në zona të ndryshme publike me qëllim që të…
Kumanovari 41 vjeçar me iniciale R.Z. është kufoma e dytë nga ky qytet që ndërroi jetë nga virusi COVID-19 më 30 mars. Dhjetë ditë para se të ndërrojë jetë ai ka kërkuar tëtestohet nga Koronavirusi, pasi ka dyshuar që i janë paarqitur disa simptome. Mirëpo në bazë të kontrollit dhe intervistës së zhvilluar te mjeku amë, ai nuk ka hy në grupin e pacientëve të rrezikuar që duhet të testohen. Ka bë edhe një kontroll tjetër te mjeku amë, ku ka thënë se ka harruar t’i tregojë se para 10 ditëve është takuar me motrën e ardhur nga Franca bashkë…
Dy djemtë të cilët keqtrajtuan vajzën nga Shtipi i Maqedonisë, 24 orë pasi u ndaluan nga policia ende janë pa avokat mbrojtës shkruan TV Star. Gjykatësja e procedurës paraprake Olgica Pavlova, në çdo moment duhet të vendosë për paraburgimin e tyre, por kjo është e pamundur pasi të dyshuarit nuk kanë përfaqësues ligjor. Siç shkruan TV Star, të gjithë avokatët e thirrur deri tani nuk kanë pranuar të japin ndihmë juridike për dy keqtrajtuesit nga Shtipi.
“Firmën nuk e kemi mbyllur, vetëm i kemi zvogëluar kapacitetet. Shitorja në Qendrën Tregtare është mbyllur dhe 6 persona kanë lëshuar. Kjo nga shkaku që nuk kemi pasur mundësi të sigurojmë paga dhe të ardhura për të gjitha shpenzimet e tjera që i gjeneron vetë biznesi”, tha Nikushevski Toni punëtor. Ky është Toni Nikushevski. Nga dje, ai dhe 5 persona të tjerë kanë mbetur pa punë, për shkak se firma Tonely Dry Cleaning e cila merret me pastrim kimik, e ka mbyllur dyqanin në Qedrën tregtare. Shkak janë shpenzimet për mirëmbajtje, për një muaj arrijnë deri 600 euro. “Ky duqan…
Maqedonia e Veriut u bë pjesë e Programit për administratë digjitale ISA 2 të Bashkimit Evropian, përmes të cilit mbështete aktivitetet për zhvillim të TKI-së në administratën publike, ofrim të shërbimeve elektronike dhe në përgjithësi digjitalizim në sektorin publik. Marrëveshjen për inkuadrim ndaj programit e nënshkruan ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Maçevski dhe komisari për Buxhet dheAadministratë Johanes Han. “Thënë thjesht ky është vendi ku bëhen plane për zhvillim të shoqërisë informatike dhe shkëmbim të përvojave midis shteteve anëtare dhe zhvillim të standardeve dhe teknologjive të reja nga kjo fushë, ndërsa ne do të mund të japim kontributin…
I pyetur nëse Inspektorati i Punës do të hetojë dhe sanksionojë kompanitë që kanë larguar punëtorë si pasojë e krizës që shkaktoi koronavirusi, kreu i këtij institucioni, Alajdin Havziu siguron se do të kryhen kontrolle, mirëpo sipas tij nëse nuk ka shkelje ligjore për ndërprerjen e marrëdhënies së punës, Inspektoriati nuk ka mundësi të kërkojë kthimin e tyre në punë. “Dua të theksoj që Inspektorati Shtetëror i Punës nuk ka shkop magjik për t’i rikthyer njerëzit në punë. Inspektorati kontrollon procedurën e pushimit nga puna, nëse është në përputhje me ligjin ne nuk mund të bëjmë asgjë, por nëse ka…
Mbrëmë rreth orës 22:00 derisa në fuqi ishte ora policore, në një punkt në fshatin Toplicë, zyrtarët policorë kanë sinjalizuar të ndaloj një automjet i tipit “Volkswagen phaeton” me ngjyrë të zezë dhe targa gjermane, mirëpo vozitësi i makinës në fjalë nuk iu është bindur urdhrit policorë dhe ka vazhduar rrugën në drejtim të Gostivarit, pas çka në ndjekje tij janë vënë zyrtarët policorë. Pas një kohë automjeti i njëjtë është vërejtur në një rrugë në afërsi të Vrapçisht. Por pas tentimit të zyrtarit policorë për të ndërmarrë masat e nevojshme, vozitësi i makinës ka ndezur motorin dhe duke tentuar…
Në Tetovë mbi 160 punëtorë në një fabrikë për prodhimin e perit dhe të leshit janë pushuar nga puna, ndërsa njerëzit akuzojnë se nga ana e udhëheqjes u është kryer presion që të nënshkruajnë anekse të kontratave të punës. Ata thonë se megjithëse kanë marrë kontrata pune për tre muaj, ata u detyruan për të njëjtat të nënshkruajnë anekse dhe kështu mbetën pa punë. Ata besojnë se u luajtën për të mos marrë rroga për shkurt dhe mars. “Të gjithë të punësuarit në ‘Teteks Jarn Limited’ prej 1 deri më 10 mars kemi nënshkruar kontrata për 3 muaj. Më 17…
Ndërmarrja Publike “Gazeta Zyrtare” e Republikë së Maqedonisë së Veriut, në seancën e sotme të Këshillit Drejtues, ka ndarë mjete të konsiderueshme nga puna e saj dhe vendosi në Buxhetin shtetëror të paguajë 100.000.000 denarë apo 1,6 milionë euro, si mbështetje me krizën e shkaktuar nga virusi Kovid-19. “Në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme, NP Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si institucion me përgjegjësi shtetërore vendosi këto mjete ti paguajë në Buxhetin e Republikë së Maqedonisë së Veriut dhe në suaza të masave antikrizë, t’ia vë në dispozicion Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, theksohet në…

