Nga 6 inspektoriate shtetërore, gjatë periudhës nga 28 marsi deri më 1 prill janë bërë gjithsej 5213 kontrolle dhe është konstatuar se kryesisht respektohen masat dhe rekomandimet e Qeverisë. Kryetarja e këshillit të inspektoriatit, Magdalena Filipovska-Grashkoska njoftoi se numrin më të madh të kontrolleve apo gjithsej 4261 i ka kryer inspektoriati shtetëror i tregut.
Magdalena Filipovska-Grashkoska
“Prej tyre 823 kontrolle kanë të bëjnë me ngrirjen e çmimeve për produkte të caktuara, ndërsa të tjerat për punën e objekteve hotelerike dhe shërbyese. Prej tyre 20 janë mbyllur në teritorin e gjithë shtetit. Pjesa më e madhe e hotelierive i respektojnë masën. Janë kontrilluar edhe kafematet. Nga kontrolli në Shtip është konstatuar se 34 kafemare nuk punojnë. Përveç kësaj në këto 5 ditë janë konstatuar edhe një numër i vogël i rritjes së çmimeve të frutave jogure. Njëkohësisht gjatë daljes në teren është konstatuar se ka denoncime për rritje të pabazuar të çmimeve, ju lutemi të ketë denoncime për mosrespektim real të masave qeveritare. Kemi vepruar edhe për denoncim për falsifikim të mjeteve për dezinfektim, me çrast mbikqyrja është ende në vijim”.
Inspektoriati shtetëror sanitar ka kryer 74 kontrolle dhe ka dhënë 1019 leje për hyrje të vozitësve profesional të mjeteve transportuese në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga ana e inspektorëve shëndetësor dhe sanitar është konstatuar se vozitësit u janë përmbajtur masave. Grashkoska njoftoi poashtu se agjencia për ushqim dhe veterinari ka kryer 277 mbikqyrje në më shumë qytete. Janë shqiptar 22 masa për moskryerje të trajnimeve për aftësime elementare për siguri në ushqim dhe të punësuar pa kontroll mjeksor për librezë sanitare dhe të njëjtit janë larguar nga objektet.
Magdalena Filipovska-Grashkoska
“Janë lëshuar 5 vendime për mishtore dhe markete për shkak të gjendjes së përgjithshme higjienike dhe janë urdhëruar që menjëherë të meren masa për dizenfektim, dezinsektim dhe deratizim. Inspektoriati shtetëror për transport ka kryer 155 kontrolle. Transportu ndëkomunal është reduktuar për gati 90%, ndërsa linjat ndërkombëtare të transportit janë ndërprerë tërësisht. Malmet ka kryer 32 kontrolle, nuk ka evitime specivike, mbahet rend në barnatore, hyrje në numër të kufizuar të personave, ndërsa çmimet janë sipas vendimeve të Qeverisë”.
Inspektoriati shtetëror i punës ka kryer 414 kontrolle, ka sjellë një vendim dhe 22 paralajmërime për punëdhënësit të cilët nuk kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e Qeverisë. Inspektoriati shtetëror i punës ka konstatuar se pjesa më e madhe e punëdhënësve i respektojnë rekomandimet për mbrojtje të të punësuarve nga korona virusi.



