Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 53 raste të reja me koronavirus dhe 5 persona kanë humbur jetën. Me këtë, numri i personave të infektuarve në vendin tonë mbërrin në 483, ndërsa e atyre që kanë humbur jetën shkon në 17. Sipas të dhënave tona numri 53 rastet e reja janë shfaqur në Shkup – 13 Strugë – 14 Kumanovë – 8 Shtip – 5 Prilep – 2 Tetovë – 2 Koçan – 6 Veles – 1 Në përditësim…
Author: Hamdi Kumanova
Shtabi komunal i krizë të Kumanovës në seancën e sotme u bëri thirrje qytetarëve të marrin informacione nga shtabi, barnatoret të vendosin kujdestari, ndërsa familjet e rrezikuara të kërkojnë asistencë për blerjen e produkteve të domosdoshme. “Apel ndaj qytetarëve në rast të ndonjë simptome, i cili mund të tregojë infeksion me koronavirus ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë dhe nëse u jepet udhëzim për në spital të mos refuzojnë hospitalizimin, nëse kjo u rekomandohet nga mjeku kujdestarë”, thuhet në kumtesën e shtabit. Telefoni kujdestar i Shtabit komunal për mbrojtje dhe shpëtim është 078 365 061, në të cilin qytetarët mund t’i…
Fondacioni Firdeus që drejtohet nga Hoxhë, Elvis Naçi, ka dhuruar pako ushqimore për 90 familje nga rajoni i Gostivarit, njofton Gostivari Sot Aktivistë vullnetarë nga Gostivari i’u bashkëngjiten aksionit humanitar, duke shpërndarë ndihmat për familjet në nevojë. Aktivistët shprehin faleminderim për drejtuesit e Shoqatës Firdeus që kujtuan Gostivarit në këtë ditë të vështira.
Në Tetovë numri i të infektuarve nga koronavirusi ka mbërritur në 17. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi përhapet për shkak të mos respektimit të rekomandimeve të Qeverisë për mbajtje të distancës sociale si dhe grumbullimit të qytetarëve përpara bankave, dyqaneve si dhe në markete. Nga Instituti thonë se nëse qytetarët vijojnë t’i anashkalojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga qeveria.
Shtatë të sëmurë të tjerë nga koronavirusi janë regjistruar në Kumanovë, njoftoi Qendra për Shëndet Publik në Kumanovë, duke shtuar se gjashtë prej tyre janë nga Kumanova, ndërsa njëri nga komuna e Likovës. “Gjatë 24 orëve, kemi 7 raste të reja. Një prej tyre nga rajoni i Likovës. Grupi i të prekurëve është nga mosha 27 deri 70 vjeç. Mes tyre nuk ka personel mjekësor. Po bhen anketa epidemiologjike dhe po kërkohen kontaktet e tyre që në kohë të izolohen dhe të merren masa për parandalimin e përhapjes dhe shërimin e tyre të shpejt”, theksoi dr.Jadrana Stamenkovska, epidemiologe nga Qendra…
Rregullatorët financiarë dakorduan Memorandum për bashkëpunim ndërinstitucional me të cilin e përforcojnë bashkëpunimin në ndjekjen e gjendjeve në sistemin financiar. Në rrethanat të cilat i imponon kriza e koronavirusit, me përkushtimin maksimal të çdo rregullatori në kuadër të kompetencave të tij, në mënyrë të koordinuar do të ruhet stabiliteti financiar. Siç kumtoi Banka Popullore, ky është mesazhi të cilin e kanë dërguar guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ministrja e Financave, Nina Angellovska, kryetarja e Komisionit të letrave me vlerë, Nora Aliti, kryetari i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për supervizionin e sigurimit, Kërste Shajnoski, kryetari i Këshillit të ekspertëve…
Sipërmarrësi i suksesshëm shqiptar në Diasporë, Lazim Destani, në një intervistë dhënë për Gazetën e Diasporës, e vë theksin tek domosdoshmëria e krijimit të një klime të përshtMEDIALme biznesi për investime në tregun shqiptar. ”Duhet të vlerësohet pa emocione dhe mbi bazën e rrethanave konkrete. Stabiliteti politik, fuqia e institucioneve e veçanërisht gjyqësorit, paanshmëria e autoriteteve, mundësia për të hyrë në biznes me kushte të barabarta, konkurrenca e ndershme, mbrojtja e pronës dhe kapitalit e deri tek shmangia e korrupsionit, janë parakushte institucionale”, theksoi Destani. I pyetur se si do të ndikojë pezullimi i shumë aktiviteteve për shkak të COVID-19…
Në Kumanovë mbrëmë nga ora 21 është vendosur ndalesë për lëvizjen e qytetarëve. Përjashtimet nga ndalesa për lëvizje vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor (në ISHP dhe IPSH, si dhe mjekët armë) të cilët angazhimet do t’i realizojnë pa pengesa. Për aktivitetet bujqësore lejohet lëvizja brenda territorit (atarit) së fshatrave, ekskluzivisht për nevoja pune. Vendimin e ka sjellë Qeveria dje, ndërsa ora policore do të përfundojë në orën 05 në mëngjes të hënën. Barnatoret do të punojnë pa pengesa, ndërsa Ministria e Shëndetësisë do të përpilojë plan për punë pa pengesa edhe në institucionet shëndetësore në rajonin e Komunës së…
Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev në rrjetin sociale ‘Facebook’ falënderoi qytetarët që po respektojnë orën policore. Ai theksoi se që nga vendosja e masave për kufizim të lëvizjes, 1.322 qytetarë nuk kanë respektuar orën policore dhe 519 janë arrestuar. Çulev bëri të ditur se në Prokurorinë Publike janë parashtruar 483 kallëzime penale dhe 73 raportime. Sa i përket çështjes së izolimin, Çulev sqaroi se deri tani ka 2.405 vendime për izolim ndërsa 9.793 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Kryeministri Oliver Spasovski në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk ndau spot me të cilin qytetarëve u shpjegon se si të kujdesen për shëndetin e tyre mental gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Në spot janë gjashtë rekomandime për qytetarët se si ta bëjnë atë. I pari është ta kufizojnë kohën për informim dhe ndjekjen e lajmeve, i dyti është të kenë plan ditor dhe orar të aktiviteteve, ndërsa i treti është të relaksohen dhe të kultivojnë ndjenja pozitive. Me rekomandimin e katërt u sugjerohet qytetarëve të praktikojnë aktivitet fizik, me të pestin të ushqehen shëndetshëm, me të gjashtë të…
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski përmes një statusi në fejsbuk u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të tij të bashkëpunojnë dhe të dëgjojnë organet kompetente pas vendimit të qeverisë për të mbyllur qytetin në karantinë nga mbrëmja e djeshme (21:00) deri të hënën në mëngjes (05:00). Statusi i plotë në fejsbuk: Të dashur bashkëqytetarë, numri i pozitiv i të prekurve nga virusi Kovid-19 në Kumanovë është rritur dukshëm. Vendimi për të kufizuar lëvizjen është i domosdoshëm, të gjithë duhet ta respektojmë atë. Ne e kemi kërkuar këtë masë që më datën 22 mars. Duhet të jemi të vetëdijshëm dhe…
Qeveria e Republikës e Maqedonisë të Veriut sot do të mbajë sot seancën e radhës në të cilën priten masat e reja që do të merren për shkak të virusit Kovid-19. Siç informon shërbimi qeveritar për mediat, konkluzionet e seancës do të bëhen të ditura në përfundim të seancës. Qeveria në seancën e djeshme të 34-të solli vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së popullatës në Komunën e Kumanovës për gjithë fundjavën, duke filluar prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orën 05:00 të së hënës (06.04.2020). Gjatë javës që vjen, nga e hëna deri…

