Vetëm aty ku ka disiplinë të mirë, sistemi shëndetësor mund ta përballojë goditjen, shkroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk. “Nuk ekziston sistem shëndetësor në botë që mundet këtë ta përballojë vetë – barra të jetë vetëm mbi supet e punonjësve shëndetësorë”, thekson Filipçe.
Author: Hamdi Kumanova
Në Tetovë rritet numri i të infektuarve me coronavirus. Nga Instituti për Shëndet Publik thonë se virusi po përhapet për shkak të mosrespektimit të masave qeveritare, mos-mbajtja e distancës sociale dhe mbledhja e qytetarëve para bankave, shitoreve dhe tregjeve. Nga ISHP thonë se nëse qytetarët vazhdojnë që t’i injorojnë masat, do të kërkojnë masa shtesë nga Qeveria. “Rreth 138 persona janë testuar si persona që dyshohen apo kanë pasur kontakt me të infektuar, ndërsa 96 persona ndodhen në izolim shtëpiak, me vendim nga Inspektorati Shëndetësor”, thotë Naim Skenderi nga ISHP. Ai saroi se në Tetovë nuk respektohen rekomadnimet qeveritare dhe…
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi sot se me sukses përfundoi karantina shtetërore për 160 qytetarë të Maqedonisë të cilët i kaluan 14 ditë në kushte rigoroze shëndetësore dhe të sigurisë në hotelin “Ibis” në Shkup (Taftalixhe) dhe në objektin në Demir Kapi. “Qytetarët të cilët me sukses e përfunduan karantinën shtetërore nuk kanë simptoma të virusit KOVID-19 dhe do t’i kalojnë edhe 14 ditë në izolim shtëpiak, në pajtim me rekomandimet shëndetësore të epidemiologëve”, theksojnë në kumtesën e pres shërbimit qeveritar.
Banda e forcave ajrore amerikane në Evropë, për nder të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, si dhe Ditës së Aleancës – 4 Prilli, në bazën Ramstajn në Gjermani e interpretoi himnin e NATO-s, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes. “Një pjesë e njësitit tonë duhej kësaj fundjave të ishte në Shkup, por për shkak të pandemisë me KOVID – 19, ngjarja është anuluar. Por, ne deshëm ta shënojmë Ditën e NATO-s dhe anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Mirë se erdhët në NATO!, ka theksuar komandantja e kësaj bande, Kristina Mor Uritia. Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska në…
Një e punësuar në Poliklinikën Çair është e prekur nga koronavirusi dhe menjëherë është vendosur në izolim, me ç’rast është bërë edhe dezinfektimi i objektit, konfirmoi sot drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Viktor Isjanovski. Theksoi se deri më tani në Shtëpinë e Shëndetit Shkup me koronavirus janë infektuar gjithsej katër të punësuar. “Në Shtëpinë e Shëndetit Shkup janë diagnostifikuar testime pozitive të katër personave edhe atë një telefoniste nga Poliklinika Çair, një infermiere nga Poliklinika Çento, një drejtues i Ndihmës Mjekësore Urgjente, si dhe një infermiere nga Vizitës shtëpiake. Për të gjithë këta persona është përcaktuar izolim shtëpie…
Kryeministri Oliver Spasovski, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dërguan urim me rastin e 4 prillit, Ditës së NATO-s. Siç njofton shërbimi qeveritar për informim, Spasovski në porosinë e tij potencon se pas disa dekadash ëndërrim erdhi dita që edhe ne ta shënojmë si anëtare fuqiplotë e NATO-s. “Sot, mundemi ta urojmë njëri-tjetrit për arritjen e qëllimit tonë strategjik dhe përmbushjen e përpjekjeve të të gjithë brezave të kaluar. Falë vendosmërisë së juve, qytetarëve, angazhimit të kësaj Qeverie, kontestet e zgjidhura me fqinjët dhe reformat e vështira që kemi zbatuar, sot…
Personat me diabet mund të kenë simptoma dhe komplikime të rënda gjatë infektimit me Kovid 19, por nëse diabeti kontrollohet mirë, atëherë rreziku prej komplikimeve serioze është i ngjashëm me atë tek popullata e përgjithshme, thonë nga Klinika Universitare për Endokrinologji, kumtojnë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk. Rekomandohet personat me diabet të kenë informacione për kontakt me mjekun e tyre apo infermieren, si dhe në kohë të sigurojnë sasi të nevojshme të ilaçeve dhe materialeve për ndjekjen e diabetit në shtëpi, që të mos kenë nevojë ta braktisin shtëpinë nëse sëmuren. Tek personat me diabet të cilët janë të…
Ndalimi i të dyshuarit ka ardhur pas një sulmi që i njëjti ka bërë me datë 23 mars ndaj ekipit të gazetës Blic, të cilët kishin shkuar në veri të Mitrovicës për të bërë një kronikë rreth situatës me pandeminë e Korona virusit. Që nga dita e sulmit ndaj gazetarëve, i dyshuari ka qenë në arrati, dhe është arrestuar ditën e enjte me datën 02 prill. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, në seancën e mbajtur ditën e sotme me datë 04 prill i ka caktuar të dyshuarit masën e arrestit shtëpiak prej një (1) muaji.
Koronavirusi me siguri do të përfundojë me ndonjë formë të imunitetit kolektiv, për momentin janë duke u grumbulluar më shumë të dhëna, është duke u punuar në vaksinën, ndërsa deri atëherë do të jetë i pranishëm. Do të paraqiten valë pacientësh, por me rëndësi është rritja e rasteve të reja të kontrollohet, që të mundet sistemi shëndetësor në mënyrë të përshtatshme të kujdeset për të gjithë pacientët, publikoi në FB ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ai thekson se qytetarët duhet të kujdesen edhe për shëndetin mental të tyre gjatë krizës me Kovid-19. “T’i dallojmë mitet dhe faktet – kjo është…
Në rastin me pacienten nga Struga është konfirmuar shkelje lidhur me pamundësinë e mbrojtjes shëndetësore Ende zgjat mbikëqyrja inspektuese në Spitalin e përgjithshëm të Ohrit ku nuk është pranuar pacientja 66 vjeçare nga Struga, e cila më pas e ka humbur jetën nga koronavirusi. Gjatë ditës së sotme duhet të jetë gati tërë raporti, por ajo që deri më tani e kanë konfirmuar inspektorët është se ka shkelje lidhur me pamundësinë e mbrojtjes shëndetësore të pacientit. Drejtoresha e Inspektoratit shtetëror dhe sanitar Irinka Sotirova sot informoi se ende merren deklarata nga të gjithë ata të cilët kanë punuar atë ditë…
Policia e Shkupit, më urdhër paraprak të gjykatës, më 4 prill ka bastisur shtëpinë dhe hapësirat e tjera të personit me iniciale B.Z, 29 vjeç, në territorin e Çairit në Shkup. Gjatë kontrollit, siç raportohet nga Ministria e Punëve të Brendshme, afër shtëpisë janë gjetur makina e tipi “Mercedes MI” pa targa, “Fiat Punto” me shenja të Kosovës, “Mercedes e270” me targa të Shkupit, motor i tipit “SF 250” dhe skuter “Aprilia”, që të dy pa targa. Në afërsi të automjeteve është gjetur një çantë me 8 maska të zeza, thuhet në njoftimin e MPB-së. Për të gjitha lëndët dyshohet…
Në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 53 raste të reja me koronavirus dhe 5 persona kanë humbur jetën. Dy nga rastet e reja janë nga qyteti i Gostivarit.

