Më së shumti borë në Krushevë, më ftohtë në Mavrovë Shtresë më të lartë të dëborës prej 34 centimetra sot në mëngjes është shënuar në Krushevë. Pasojnë Mavrova prej 16, Manastiri 12, Lazaropole 6, Topollçan 5, Gjurishte 4. Siç kumton DPHM, më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Pretor (14 l/m2), më pas 12 në Manastir, Strumicë 11, Demir Kapi , Krushevë 10, Berovë dhe Dibër 8, Prilep, Kumanovë 7, Shkup , 3, Mavrovë, Ohër, Shtip 5, Lazaropole, Pozharane, Dojran 4, Tetovë 3, Gjurishte 2 dhe Kriva Pallankë 1. Temperatura më e ulët është regjistruar…
Author: Hamdi Kumanova
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në rrjetin social ‘Twiter’ shkroi se kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, me vetëdije gënjen për sasinë e testeve për coronavirus dhe kjo nxit panik te qytetarët, përcjell GazetaExpress. “Habitem se me çfarë lehtësia Hristijan Mickoski e gënjen opinionin se kemi testime vetëm për një ditë. Më kot luftojmë lajmet e rreme dhe lajmet e pavërteta, nëse kryetari i partisë më të madhe opozitare, në mënyrë të vetëdijshme gënjen dhe krijon panik te qytetarët”, shkroi ministri Venko Filipçe, njofton Telegrafi Maqedoni. Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hrsitjan Mickoski tha se Ministria e Shëndetësisë…
Furra e bukës “Keta” në Gostivar nga dita e hënë do të ndaj bukë pa pagesë për çdo person dhe familje nevojtare në Gostivar me rrethinë. Aksioni humanitar nga furra “Keta” vjen në një periudhë kur shumë familje kanë nevojë për ndihmë dhe mungesë të produkteve ushqimore si pasojë e pandemisë nga koronavirusi. Furra e bukës “Keta”, apelon çdo qytetarë që ka nevojë për bukë, gjatë dy ditëve të vikendit të paraqitet në marketin e tyre në rrugën e cila të çon për te Tregu i Madh i qytetit në Gostivar. Pasi të përpilohet lista, për çdo ditë do të…
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore përmes një komunikate ka reaguar për karantinën 56 orëshe në Kumanova. Në reagimin e saj thuhet se vendimi i shpallur për Kumanovën disa orë para hyrjes në fuqi është i papranueshëm. “OEMVP gjithmonë tenton të mbajë në nivel sa më të lartë bashkëpunimin me institucionet shtetërore dhe vlerëson lartë partneritetin e krijuar me ato. OEMVP-ja gjithmonë do të kontribuojë në krijimin e mjedisit sa më të volitshëm për bizneset në vend, andaj edhe në veprimet e shpejtuara dhe të gabuara të Qeverisë do të reagojë, siç ishte vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në…
Shtyerja e pagesës së kësteve për gjashtë muaj nuk do të jetë falas për qytetarët, por do t’u kushtojë atyre para shtesë. Barra financiare, megjithëse lehtësohet përkohësisht, kur të fillon pagesa sërish, atëherë do të rritet, pasi bankat nuk do të shlyejnë interesin e huave gjatë grejs periudhës, por do ta mbledhin atë pasi qytetarët të fillojnë të shlyejnë rregullisht borxhet e tyre, përcjell FLAKA. Ja disa shembuj se sa do të rritet kësti dhe sa do të kushtojë kredia në fund, nëse qytetarët pranojnë propozimin e bankave për të mos paguar këste në gjashtë muajt e ardhshëm. Ja çfarë…
Duke e pas parasysh faktin që po shtohet numri i të infektuarve me virusin KORONA me shpejtësi është e pritshme që qeveria dhe komuna duhen ndërmarrë masa. Këtu pajtohemi plotësisht sepse është interesi i shëndetit të të gjithë qytetarëve. Por koha kur lajmërohen masat më rigoroze deri tani si kjo e ndalesës së lëvizjes së qytetarëve nga e Premtja në mbrëmje ora 21:00 e deri të Hënën në mëngjes ora 05:00 ishte shumë e shkurtër. Kjo ndalesë u kumtua para qytetarëve po ditën e Premte 4 ose 5 orë para hyrjes së masës në fuqi. Pikërisht kjo krijoi panik të…
Masat e sotme të ndërmarra dhe gjithë ajo çka po ndodhë në vazhdimësi në Kumanovë, qytetarëve të Kumanovës dhe më gjërë u jepë të drejtë të jenë të shqetësuar dhe të ndihen të pasigurtë. Ku e ka zanafillën e tërë kjo? 1) Rasti i viktimës së parë e cila si paciente “e painfektuar” u trajtua disa ditë në spitalin e Kumanovës e për të cilën u tha se edhe pas dy testeve kishte rezultuar negativ në coronavirus, që vetëm pas vdekjes së sajë të konfirmohet se ka qenë pozitiv me coronavirus. 2) Viktima e parë ishte e hospitalizuar së bashku…
Të martën kam realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Sllovenisë dhe lider i partisë simotër PDS, Janez Jansha. Kemi këmbyer mendime dhe informacione për gjendjen aktuale politike, ndërsa jemi përqendruar në sfidat e përbashkëta me pandeminë e koronavirusit, ndërsa përballen dy shtetet. Kam kërkuar nga kryeministri Jansha të ndihmojë Sllovenia në mundësitë e saja dhe kapacitetet. Sot në Aeroportin e Shkupit ka arrit ndihma e parë e maskave mbrojtëse dhe dorezave nga shtetja anëtare e BE-së, Republika e Sllovenisë. Në këtë rast dua të shpreh falënderim publik deri te miku jonë dhe i Maqedonisë- Jansha për ndihmën që…
Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, duke komentuar vendimin e sotshëm të miratuar ngaM.E, pas takimit me mullisët, në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se eksportimi i miellit nuk duhet të lejohet. “Në kohën e koronavirusit, kur të gjitha shtetet vendosin masa kufizuese të eksportit për të siguruar ushqim të mjaftueshëm dhe furnizime tjera të nevojshme për funksionimin e qetë të jetës së qytetarëve, pa vuajtur ata efektet e dëmshme si mungesa e ushqimit dhe rritja e çmimeve, qeveria jonë dëshiron ta heqë ndalimin e eksporteve të miellit. Mos harroni, Maqedonia nuk mund të…
Një dyzet e tre vjeçar, banor i fshatit Glovo të Shkupit ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti me makinë. Sipas informacioneve nga MPB, dje rreth orës 19:40 është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Glovo të Shkupit, G.J. 43 vjeç pasi është goditur nga një kalimtar, ka humbur kontrollin e katërçiklit që po drejtonte dhe si pasojë është rrokullisur duke përfunduar në lumin Banjanska. Mjeku i Urgjencës ka konstatuar vdekjen e 43 vjeçarit. Policia ka kryer hetimet në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Naqe Çulev sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit pranoi donacionin nga Qeveria e Republikës së Sllovenisë për Ministrinë e Punëve të Brendshme që përbëhet nga 100 mijë maskave dhe 100 mijë dorezave në vlerë të përgjithshme prej 110 mijë euro. “Duke pasur parasysh momentin kur arrin kjo ndihmë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Me këtë rast, do të doja, para së gjithash, të falënderoja kryeministrin slloven Janez Jansha dhe miqtë tanë sllovenë në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Çdo donacion dhe çdo ndihmë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe domethënëse për Ministrinë…
Figurat kryesore të rastiti “Zhvatja”, Bojan Jovanovski-Boki dhe Orce Kamçev sot kanë pasur një takim të tensionuar para Gjykatës penale në Shkup. Pasp provokimeve verbale nga Jovanovski, Kamçev është turrë ta sulmojë fizikisht atë, por është penguar nga ata që kanë qenë prezent, shkruan Libertas, duke u thirrë në burime të veta. Pas kësaj, ka ndërhyrë policia e cila ka parandaluar që situata të mos eskalojë në dhunë fizike, përcjell in7. Pastaj Jovanovski ka kërkuar që seanca të anulohet, duke u arsyetuar se nuk është në gjendje të marrë pjesë në të. Gjykatësja e ke refuzuar këtë kërkesë dhe seanca ka…

