Më së shumti borë në Krushevë, më ftohtë në Mavrovë
Shtresë më të lartë të dëborës prej 34 centimetra sot në mëngjes është shënuar në Krushevë. Pasojnë Mavrova prej 16, Manastiri 12, Lazaropole 6, Topollçan 5, Gjurishte 4.
Siç kumton DPHM, më së shumti shi në 24 orët e kaluara ka rënë në Pretor (14 l/m2), më pas 12 në Manastir, Strumicë 11, Demir Kapi , Krushevë 10, Berovë dhe Dibër 8, Prilep, Kumanovë 7, Shkup , 3, Mavrovë, Ohër, Shtip 5, Lazaropole, Pozharane, Dojran 4, Tetovë 3, Gjurishte 2 dhe Kriva Pallankë 1.
Temperatura më e ulët është regjistruar në Mavrovë prej -1 Celsius, 0 në Lazaropole dhe Krushevë, 1 Pretor, Berovë, 2 Manastir, Prilep, 3 Ohër, 4 Kriva Pallankë, Dibër, 5 Shkup – Petrovec, Tetovë, 6 Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Demir Kapi, Strumicë, Kumanovë dhe 7 gradë Dojran.



