Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekrinska sot do ta vizitojë Komandën për operacione në kazermën “Boro Menkov” në Kumanovë. Gjatë vizitës, ministrja Shekerinska do të njoftojë për angazhimin e Armatës në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Pas brifingut, ministrja Shekerinska do të niset drejt Bellanocës në kufirin verior dhe do t’i vizitojë pjesëtarët e armatës të cilët janë të angazhuar në mbështetjen e forcave policore për sigurimin e kufirit. .

Lexo më Shumë

LSDM-ja në mënyrë hipokrite dhe të pafytyrë dëshiron të përfitojë nga vuajtjet e qytetarëve. Kuazi masat e pushtetit nuk janë kurrfarë ndihme për qytetarët dhe biznesin. Ndërmarrjet të cilat nuk punojnë në kohë të pandemisë, nuk do të mund të aplikojnë për edhe ashtu mjetet e vogla, të cilat i parashikon qeveria. Sektorë të tërë janë jashtë përfshirjes së masave, e me këtë mijëra familje janë pa të ardhura. Në kushte kur shtete nga rajoni japin miliarda për ndihmë të qytetarëve, qeveria e LSDM-së nuk jep asnjë denarë. Maqedonia është sjellur në prag të katastrofës. Pushteti duhet të jetë më…

Lexo më Shumë

Kryeqyteti mban vendin e parë në listën e qyteteve me më shumë të infektuar me virus korona në vend. Shkupi dhe të gjithë komunat e tij kanë arritur shifrën prej 183 të të infektuarve, me 7 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se shifra llogaritet si normale duke e krahasuar me numrin e banorëve që ka. Nëse ka diçka të mirë në këtë rast është se kurba e numrit të të sëmurëve është në një lloj konstante dhe nuk e kemi përhapjen të cilin mund ta shohim në pjesë…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka parashtruar 38 propozime për urdhra ndëshkuese kundër gjithsej 43 persona për mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë. janë propozuar edhe gjoba prej nga 2.000 euro për secilin prej tyre. Nga PTHP-ja kumtuan se të gjithë të akuzuarit në periudha të ndryshme dhe në lokacione të ndryshme në Shkup janë kapur derisa nuk e kanë respektuar vendimin për ndalesë dhe regjim të veçantë për lëvizje në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të sjellë si masë për shuarje dhe parandalim të sëmundjes infektive Kovid-19.

Lexo më Shumë

Me “Covid-19” ndërkohë janë infektuar edhe 6 policë, rreth 10 të tjerë ndodhen në izolim dhe vetëziloim. “Deri më tani janë konfirmuar 6 punonjës të policisë megjithatë ne ndjekim çdo rezultat që vjen sepse kemi një numër policësh të cilët janë vendosur në regjim të izolimit përkatësisht të vetëizolimit. Tani për tani ata janë në gjendje të mirë dhe stabile shëndetësore.”- tha Nuhiu. Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 101vendime për izolim dhe janë nënshkruar 217 deklarata për vetëizolim, thotë Nuhiu. 1670 qytetarë ndodhen aktualisht në 10 objektet e shënderuara në karantinë shetërore. Vetëm mbrëmë atje janë sistemuar rreth…

Lexo më Shumë

Kjo është një nga 12 pacientet në Maqedoni që është sheruar nga Koronavirusi. Bëhet fjalë për vajzën nga Shkupi, Mihaela Janevska, transmeton Gazeta Lajm. Ajo është bë e njohur në opinion me këngën “Stand by me” që e ka xhiruar dhe e ka publikuar në internet, duke ua dedikuar mjekëve dhe personelit mjekësor. Videon mund ta shikoni në këtë: LINK

Lexo më Shumë

Personat që janë në izolim për shkak të KOVID-19, do të ndiqen nëpërmjet aplikacionit mobil, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Aplikacionit, siç njoftoi ai është në punim e sipër, sipas modelit të shteteve evropiane. “Personat në izolim do të ndiqen në mënyrë elektronike, ajo është diçka që e punojmë bashkë me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë. Tashmë është përgatitur një aplikacion, sipas modelit të shteteve evropiane”, tha Filipçe.

Lexo më Shumë

Një motër medicinale nga Kumanova ka qenë e infektuar me virusin korona, edhe pse ka shkuar në punë dhe nuk ka ndjerë asnjë simptomë. Për këtë informoi sot, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë ditës së djeshme, motra medicinale ka pasur ngritje të temperaturës. “Ajo është nga Kumanova dhe ka punuar në Klinikën e Pulmologjisë. Motra medicinale mbrëmë ka ndjerë temperaturë të ngritur trupore dhe pasi i është bërë test, është konstatuar se është pozitiv me virusin korona. Përderisa ka shkuar në punë, ka qenë pajisje të plotë mbrojtëse, maskë dhe doreza”, tha Filipçe. Ndërkohë, sot…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i bashkëngjitet sanksioneve kundër Turqisë, që i ka vendosur Bashkimi Evropian. Siç njoftoi shefi i diplomacisë evropiane, Zhozep Barel, këtyre sanksioneve do t’i bashkëngjiten edhe vendet tjera që pretendojnë të bëhen anëtare të BE-së: Shqipëria, Mali i Zi, Islanda dhe Ermenia, transmeton Gazeta Lajm. KE ka vendosur sanksione ndaj Turqisë për shkak të kërkimeve për gas natyror që i bën Turqia në burimet e zbuluara afër Qipros. Koncesionet për të nxjerrë gaz natyror në këto burime kanë fituar kompania franceze Total dhe ajo italiane, Eni. Mirëpo Turqia shpreh pretendime në bazë të lejes që…

Lexo më Shumë

Një ekspert i angazhuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për shërbime të projekteve (UNOPS) duhet, deri në fund të majit, të përgatisë një analizë mbi zbatimin e Ligjit për përgjegjësi civile për fyerje dhe shpifje, me theks të veçantë në dokumentet përkatëse ndërkombëtare dhe një analizë të jurisprudencës së Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut. (GjEDNj) në Strasburg, njoftoi Ministria e drejtësisë. Në analizën e hartuar do të përfshihen rekomandime përkatëse. Ministria e drejtësisë për “Meta.mk” theksojnë se pas përgatitjes së analizës dhe versionit fillestar të ndryshimeve ligjore, në këtë ministri do të fillojë të funksionojë grupi i…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov nesër, me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Atlantik të Veriut (NAC) në formatin e shefave të diplomacive, që do të jetë pjesëmarrja e parë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në një seancë të Aleancës, si vend-anëtar i plotfuqishëm i Traktatit të Atlantikut të Veriut. Siç komunikoi Ministria e Punëve të Jashtme, për shkak të masave kufizuese të vendosura pas pandemisë së koronavirusit, takimi do të mbahet përmes sistemit elektronik të video-konferencave. “Pas anëtarësimit zyrtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut…

Lexo më Shumë

A ka Banka Popullore mekanizma për t’i detyruar bankat të dëgjojnë rekomandimet e saj për tejkalimin e krizës me koronavirusin është çështje që meriton vëmendje pasi dy banka vendase, ndryshe nga sugjerimet e bankës qendrore, kanë vendosur të paguajnë dividendë në vend që fitimet e vitit të kaluar t’i shfrytëzojnë për të rritur kapitalin. Banka Komerciale dhe TTK Bank sqaruan se ata posedojnë kapital të mjaftueshëm dhe se ata do të paguajnë dividendë për të mbështetur aksionarët në kohë krize dhe kanë vendosur të mos respektojnë sugjerimet e Bankës Popullore, transmeton Portalb.mk. “Për dallim nga të gjitha bankat e mëdha…

Lexo më Shumë